Na mbaroj populli shqiptar, çfarë janë bonuset për pensionistët #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN
1437 views
Muzikanti dhe kompozitori Ron Gjura flet për zgjedhjet e ashpra mes pasioneve të kundërta, për sakrificat e egra në emër të artit, si dhe për arsyet se përse në Shqipëri ka pak muzikë të mirë. ELEFANTI NË DHOMË #83 hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
962 views
“Krenare për ty”, Ami Toska surprizon fizoterapistin Ervin Kapaj Ervin Kapaj, një prej fizioterapistëve më të njohur, ishte i ftuar në studion e emisionit Diagnozë, në rubrikën “Impak Shëndet”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti. Pasi kreu studimet në Milano dhe zhvilloi një eksperiencë pune prej 8 vitesh, Ervini u kthye në atdhe për të punuar pranë familjes, miqëve dhe pacientëve shqiptarë. Gjatë bisedës, ai u surprizua nga Amarda Toska, moderatorja e njohur e ekranit shqiptar. Një profesionist i zoti, një njeri human, baba i përkushtuar dhe një amvis i mirë për miqtë e tij, kështu e përshkroi Ami angazhimin e Ervinit në jetën profesionale dhe familjare. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #ErvinKapaj #impaktshendet #amardatoska #fizioterapi
1876 views
Dy herë kampioni i botës në peshat e rënda, Joshua, u rikthye në ring për herë të parë që nga humbja me nokaut ndaj Daniel Dubois në shtator 2024. Ish-kampioni britanik i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, i dha një dozë realiteti YouTuber-it të shndërruar në boksier, Jake Paul, ndërsa fitoi përballjen e tyre të shumëpritur. Sipas mediave të huaja, Joshua u detyrua të punonte shumë më tepër sesa do të donte për të ‘shuar’ sfidën e një kundërshtari të guximshëm, por me disa kufizime. Joshua e rrëzoi tre herë me nokaut Paulin, përpara se t’i jepte goditjen e fundit me të djathtën në gjysmën e raundit të gjashtë. Luftëtari britanik i ngriti dorën Paulit në shenjë respekti pas ndeshjes që u transmetua në platformën Netflix, shkruan A2 CNN. "Jake Paul ka bërë shumë mirë sonte. Dua ta përgëzoj, ai u ngrit, herë pas here", tha ai për kundërshtarin e tij. Joshua tha se "nuk ishte performanca më e mirë", duke shtuar: "U desh pak më shumë kohë se sa pritej. Por dora e djathtë më në fund gjeti destinacionin." Ndërkohë, Paul tha: “Ndihem mirë, ishte argëtuese. E dua këtë sport. Dhashë gjithçka, është çmenduri. E kalova shumë mirë.” "Bëra shumë, por për këtë bëhet fjalë në këtë sport. Do të kthehem dhe do të vazhdoj të fitoj", shtoi ai. Paul vijoi më tej duke thënë: "Thjesht u lodha për të qenë i sinqertë. Ai luajti në mënyrë të mrekullueshme dhe godet shumë fort." Ndeshja shënoi fundin e një pauze 14-mujore për Joshuan, 36 vjeç, ndërsa për Paulin 28-vjeçar ishte ndeshja më e madhe që nga fillimi i karrierës së tij në boks në vitin 2020.
318 views