Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025@a2_cnn - TikTok

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49,79% të votave në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, të zhvilluara këtë të diel. Rezultati paraprak i publikuar ng...

By: @a2_cnn
29 December 2025 at 11:00

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49,79% të votave në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, të zhvilluara këtë të diel. Rezultati paraprak i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nxjerr partinë e Albin Kurtit forcë të parë, ndjekur nga PDK 21,19%, LDK me 13,77% dhe AAK me 5,74%. #videovirales #videovirale #ndiqa2cnn

373 views


💾

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49,79% të votave në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, të zhvilluara këtë të diel. Rezultati paraprak i publikuar ng...

By: @a2_cnn
29 December 2025 at 11:00

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49,79% të votave në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, të zhvilluara këtë të diel. Rezultati paraprak i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nxjerr partinë e Albin Kurtit forcë të parë, ndjekur nga PDK 21,19%, LDK me 13,77% dhe AAK me 5,74%. Votat e diasporës, ato nga përfaqësitë diplomatike do të arrijnë gjatë javës së ardhshme, ndërsa votat me postë deri më 5 janar. Vijon... #videovirales #videovirale #ndiqa2cnn

833 views


💾

​Dinamo është fituesja e Superkupës së Shqipërisë, pasi triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Egnatias në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Nd...

By: @a2_cnn
29 December 2025 at 11:00

​Dinamo është fituesja e Superkupës së Shqipërisë, pasi triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Egnatias në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja nisi më mirë për rrogozhinasit, të cilët kaluan shpejt në avantazh. Në minutën e 9-të, Flamur Ruçi përfitoi nga një moskoordinim i mbrojtjes së Dinamos dhe dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin Aldo Teja. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

677 views


💾

Before yesterday@a2_cnn - TikTok

“E jotja jam, i imi je”, Merita Halili këndon live në studio. Zë brilant! Në prag të ndërrimit të viteve, në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autor...

By: @a2_cnn
28 December 2025 at 23:00

“E jotja jam, i imi je”, Merita Halili këndon live në studio. Zë brilant! Në prag të ndërrimit të viteve, në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, patëm kënaqësinë e një bisede të ngrohtë me këngëtaren e mirënjohur Merita Halili dhe bashkëshortit të saj Raif Hyseni. Çifti ndau emocionet e karrierës së tyre artisitike ndër vite, duke kujtuar këngët hite të kompozuara e të kënduara për publikun e gjërë shqiptar. Një nga zërat më brilant të skenës shqiptare, Merita Halili ndau një fragment nga kënga “E jotja jam, i imi je”, drejtpërdrejt në studio. Kënga është nëj dedikim për çiftin, për dashurinë e tyre dhe mbështetjen e gjatë personale dhe artistike që kanë pasur ndër vite. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #RaifHyseni #MeritaHalili

795 views


💾

Historia e vajzës së Merita Halilit & Raif Hysenit. Jo vetëm artiste Merita Halili, këngëtarja ikonë e skenës së muzikës shqiptare dhe bashkëshorti i ...

By: @a2_cnn
28 December 2025 at 23:00

Historia e vajzës së Merita Halilit & Raif Hysenit. Jo vetëm artiste Merita Halili, këngëtarja ikonë e skenës së muzikës shqiptare dhe bashkëshorti i saj, maestro Raif Hyseni, firzamonivisti i mirënjohur, ka përçuar në familje trashëgimin e muzikës. Vajza e tyre ka ndërthurur një art të veçantë mes muzikës dhe psikologjisë për t’u ardhur në ndihmë familjeve që kanë probleme me divorcet dhe fëmijët që përjetojnë trauma nga ndarja e prindërve. Të ftuar në studion e emisionit “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, çifiti i artistëve ndau përvojën e vajzës së tyre duke ndërthurur terapinë e muzikës dhe psikologjinë në trajtimet e shëndetit mendor. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #RaifHyseni #MeritaHalili

1115 views


💾

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel. Me pishtarë në duar, në shenjë simbolik...

By: @a2_cnn
28 December 2025 at 23:00

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel. Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”, ata bënë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, shkruan A2. Balliu deklaron nga Surreli se nëse hajduti Edi Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen në Surrel. “Edvin, ke shpërngulur 1.2 milionë shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë”, tha Balliu.

1753 views


💾

❌
❌