Normal view

Kurti udhëton për në Zvicër, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

By: S Z
21 January 2025 at 15:47
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Në Davos do të nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s (Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë). Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç negocimit […]

Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për tre inspektorët e arrestuar të ATK-së

By: S Z
21 January 2025 at 14:46
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj tre inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të cilët u arrestuan për marrje ryshfeti. Këtë e ka konfirmuar zyrtari për komunikim publik i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drini Domi. Ai konfirmoi se seanca dëgjimore pritet të mbahet gjatë së martës (21.01.2025) […]

Von der Leyen: BE-ja duhet të jetë pragmatike me SHBA-në, të thellojë lidhjet me Kinën

By: S Z
21 January 2025 at 13:56
Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje të martën bllokut evropian që të “thellojë” lidhjet me Kinën dhe të forcojë marrëdhëniet me Indinë, ndërkohë që të ndjekë një qasje “pragmatike” me administratën e re të SHBA-së të Donald Trumpit. Në një fjalim hyrës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Von der Leyen […]

Prizreni po e mbështet masivisht kandidaturën e Patriot Krasniqit për Kuvendin e Kosovës

By: S Z
21 January 2025 at 13:38
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Patriot Krasniqi së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit,  Shaqir Totaj, si dhe me kandidatë të tjerë për deputet, kanë zhvilluar një takim me banorë të fshatit Korishë të Prizrenit. Krasniqi i cili po merr përkrahje të madhe për kandidaturën e tij nga banorët e […]

Persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, grabisin një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

By: S Z
21 January 2025 at 13:19
Një grabitje e armatosur ka ndodhur  sot në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.  Cak ka qenë një institucion mikrofinanciar,  ku grabitësit nën kërcënimin e armës,  kanë marrë një shumë parash.  Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Indeksonline se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në […]

Marigona Geci: Fuqia e LDK-së është e pandalshme, jemi në rrugën e fitores!

By: S Z
21 January 2025 at 09:41
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Marigona Geci në takimet me qytetarët e Dragashit dhe Bllacës së Suharekës, ka thënë se fuqia e LDK-së është e pandalshme. Geci po ashtu ka thënë se me vizion të qartë dhe mbështetje nga qytetarët, janë në rrugën drejt fitores, për të ndërtuar të ardhmen e […]

Krasniqi: Do të ndërtojmë qendrën kulturore për egjiptianët në Gjakovë

By: S Z
20 January 2025 at 15:56
Bartësi i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasiqi, që ka në listë zgjedhore 39 kandidatë, ka premtuar se në Gjakovë do të ndërtojnë qendrën kulturore për komunitetin egjiptian. Sipas tij, sot komuniteti egjiptian ka nevojë për një hapësirë qe e meriton, një vend ku arti kultura e trashëgimia kanë shtëpinë e tyre. […]

Haradinaj nga Washingtoni: Shteti mbahet me miq

By: S Z
20 January 2025 at 15:27
Sot, në ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, e ka filluar ditën me takime të rëndësishme me kongresmenë, në mesin e të cilëve Gary Palmer (Alabama), Andy Harris (Maryland), Brad Knott (Karolina e Veriut) si dhe me përfaqësues eminentë të Mërgatës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara. “Është theksuar se […]

Haradinaj: Drenicë zemra mal, të fala nga Amerika

By: S Z
20 January 2025 at 13:40
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryeministër, Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. E nga atje Haradinaj ka postuar foto nga tubimi i partisë së tij në Drenicë, […]

Osmani takon ambasadorin britanik, kërkon rritje bashkëpunimi për Kosovën drejt NATO-s

By: S Z
20 January 2025 at 13:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit, presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe për rolin thelbësor në procesin e shtetndërtimit, transmeton klankosova.tv. ”Diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në fushën […]

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohëve

By: S Z
20 January 2025 at 13:20
Bitcoin arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 109,241 dollarësh ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto, Donald Trump. Kriptomonedha origjinale u rrit me 5.5 për qind të hënën për të vendosur një rekord të ri. Rritja erdhi pasi Trump dhe gruaja e tij Melani zbuluan “memecoins” gjatë fundjavës, me […]

Rugova: Qytetarët janë të zhgënjyer, adresë e zgjidhjes së halleve të tyre është një qeveri në krye me Bedri Hamzën

By: S Z
20 January 2025 at 13:16
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Floriana Rugova thotë se si deputete do të jetë një zë i fuqishëm në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. E synimi i saj mbetet  jetësimi i platformës së PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza. “Pas një përvoje të gjatë, institucionale, kryesisht në hartim […]

Vodhën një makinë me targa serbe në Leposaviq, arrestohen dy burra

By: S Z
20 January 2025 at 09:54
Dy burra janë arrestuar në Leposaviq, nën dyshimin se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë. Sipas policisë, makina është nën pronësinë e ankuesit, shtetas i Kosovës, teksa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur një […]

Mulaj: Kurti kryeministër i mizave, Kosova nuk mertiton të qëndrojë në terr

By: S Z
17 January 2025 at 15:01
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besim Mulaj ka thënë se Kosova nuk meriton të qëndroj në terr. Mulaj në ditën kur kryeministri Albin Kurti viztoi Istogun, ka publikuar një video, e cila paraqet gjendjen në atë komunë, e cila kishte mbetur tërësisht në terr, pa energji elektrike. Mulaj ka thënë se Kurti është […]

Ali Berisha: Sistemi informativ shëndetësor, çelësi për shëndetësi moderne apo projekti i dështuar i Kosovës?

By: S Z
17 January 2025 at 14:39
Ish kryetari i Komunës së Pejës, tashmë kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ali Berisha, ka thënë se Sistemi Informativ Shëndetësor (SISh), është baza e një sistemi shëndetësor modern dhe efikas.  Berisha ka thënë se fatkeqësisht ky sistem ende nuk është funkional në Kosovë dhe se arsye për dështimin e funksionalizimit […]

Ish-kryeministri pakistanez dënohet me 14 vjet burgim për korrupsion

By: S Z
17 January 2025 at 11:53
Një gjykatë në Pakistan e dënoi ish-kryeministrin e vendit, që tashmë gjendet në burg, Imran Khan, me 14 vjet burgim, ndërkaq gruan e tij me shtatë, pasi i gjeti fajtorë nën akuza për korrupsion, thanë zyrtarët dhe avokatët e tij. Çifti është akuzuar se kur Khan ishte në pushtet, ka pranuar dhuratë një tokë nga […]

Bedri Hamza do ta ndërtojë hekurudhën e kombit: Rritje, lëvizje dhe lidhje infrastrukturore për një ekonomi më të zhvilluar

By: S Z
17 January 2025 at 11:33
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe projektet infrastrukturore, duke i përfunduar projektet ekzistuese të autostradave brenda vitit të parë të qeverisjes së tij. Hamza ka premtuar lidhjen e autostradave përmes segmentit Qafë Duhël – Shtime – Banullë të Lipjanit, ndërtimin e unazës së Prishtinës. Hamza ka premtuar edhe ndërtim të linjës […]

Hyseni në Obrançë e Sfeqël: Mobilizim e përkushtim i jashtëzakonshëm, për fitorën e 9 shkurtit!

By: S Z
17 January 2025 at 11:15
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Ekrem Hyseni është takuar me banorët e Obrançës dhe Sfeqlës. Hyseni ka thënë se ka një vendosmëri e përkushtim të jashtëzakonshëm, për fitorën e 9 shkurtit. “Nga Obrança në Sfeqël mobilizim, vendosmëri e përkushtim i jashtëzakonshëm për fitoren e 9 shkurtit. Kjo është Lidhja Demokratike e […]

Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të emigrantëve të parregullt në Ballkan

By: S Z
17 January 2025 at 09:56
Numri i emigrantëve të parregullt që hynë në vendet e Ballkanit me synim për të kaluar drejt vendeve evropiane gjatë vitit 2024 ishte 78% më pak se viti 2023, sipas të dhënave vjetore të publikuara nga Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX. Rreth 21 mijë emigrantë të parregullt kryesisht nga Siria, Turqia dhe Afganistani […]

Alarmon Flutura Kusari: Sot pritet të ndodhë një shkarkim i kundërligjshëm

By: S Z
17 January 2025 at 09:47
Sot në takimin e Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, disa ditë para se t’i kryhet mandati. Juristja e mediave, Flutura Kusari përmes një postimi në Facebook ka thënë se shkarkimi do të bëhet në mënyrë të kundërligjshme dhe në një proces të motivuar politikisht. Sipas Kusarit qëllimi […]
❌