Normal view

Nis aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhje

By: P M
5 December 2025 at 10:38
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen, më 28 dhjetor 2025. Periudha e aplikimit për akreditim të vëzhguesve, e cila ka filluar më 5 dhjetor, do të përfundojë më […]

Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funksionale, s’mund të përballojë më shumë humbje kohe

By: P M
5 December 2025 at 10:18
Bashkimi Evropian është duke i përcjell me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, veçanërisht ngërçin institucional që ka krijuar mungesa e formimit të qeverisë dhe institucioneve të reja, që e çoi vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat janë caktuar të mbahen, më 28 dhjetor. Në prag të zgjedhjeve, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, në […]

Hamiti për VV-në: Po e godasin pamëshirshëm rendin juridik-kushtetues të shtetit tonë

By: P M
19 November 2025 at 13:52
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj pushtetit aktual. Ai ka vlerësuar se pushteti i VV-së po e godet pamëshirshëm rendin juridik-kushtetues të shtetit. Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ia ka rikujtuar VV-së se nuk e ka festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovë në vitin 2008. “Nuk e festuan […]

Rumania ngre avionët pasi iu shkel hapësira ajrore gjatë një sulmi rus në Ukrainë

By: P M
19 November 2025 at 13:14
Rumania i ngriti avionët luftarakë të mërkurën pasi një dron shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus kundër infrastrukturës ukrainase pranë kufirit, tha Ministria rumune e Mbrojtjes. Rumania, shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, e ndan një kufi prej 650 kilometrave me Ukrainën. Pjesë të dronëve të shkatërruar rusë kanë rënë disa […]

IHMK: Shumica e lumenjve në Kosovë gjatë dy ditëve kanë pësuar ngritje, disa dolën nga shtrati

By: P M
19 November 2025 at 13:04
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit, shumica e lumenjve kanë pasur ngritje, ndërsa disa prej tyre kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje. Sipas IHMK-së, aktualisht shumica e lumenjve janë në rënie të lehtë, përveç Drinit të Bardhë, Sitnicës, Moravës, […]

Polici i lënduar në aksidentin e sotëm, transferohet urgjent në QKUK

By: P M
19 November 2025 at 12:53
Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Banjë të Istogut, ku Indeksonline ka raportuar se është lënduar një zyrtar policor ai për shkak të gjendjes së rëndë është trasferuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin për transferimin e tij në QKUK e […]

Sveçla pas zbulimit në Donje Jarinje: Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të Serbisë

By: P M
19 November 2025 at 11:58
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas zbulimit që policia bëri mbrëmë në një objekt të pabanuar në fshatin Donje në Jarinje, ku janë gjetur uniforma uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank. “Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të […]

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Banjë të Pejës ku u godit nga vetura zyrtari i njësisë së trafikut

By: P M
19 November 2025 at 09:38
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Indeksonline se sot rreth orës 08:35 në fshatin Banjë-Istog ka ndodhur një aksident trafiku, ku një zyrtar policor është goditur nga një veturë gjatë kohës sa ishte në një pikë kontrolli. Sipas Rugovës, polici ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në […]
❌