Normal view

Received — 14 June 2025 Sot News | Lajme

Qytetarët ankohen për zaptimin e plazheve publike në Vlorë/ Deputetja e PS: Rama s’ka nge të merret me këtë punë

14 June 2025 at 16:57

Në Vlorë, qytetarët po përballen me mungesën e hapësirave publike në plazhe, pasi bizneset, baret dhe restorantet kanë zaptuar bregdetin me shezlongë dhe çadra, duke mos i lënë mundësi qytetarëve të thjeshtë që të vendosin peshqirë dhe të bëjnë plazh pa paguar. Në zonat e Lungomares dhe Zvërnecit, qytetarët shprehen se nuk kanë hapësira të lira dhe ndihen të shtypur nga privatizimi faktik i bregdetit.

Ligji parashikon që nga 1000 metra katror të vijës bregdetare, 700 metra t’i takojnë privatëve dhe 300 metra të jenë hapësira publike, por në terren kjo nuk respektohet. Për vitin 2024, 167 subjekte private kanë marrë leje për menaxhimin e plazheve, ndërsa për sezonin aktual pritet një ulje në rreth 70 subjekte, megjithatë situata mbetet e pa ndryshuar.

Në një intervistë televizive, deputetja e PS, Luljeta Bozo, e cila po pushonte në Vlorë, u shpreh se zbatimi i ligjit duhet të kontrollohet nga institucionet përkatëse për të mos krijuar shqetësime për banorët. Por, kur u pyet nëse do t’i përcjellte shqetësimin kryeministrit Edi Rama, ajo deklaroi:
“Kryeministri ska nge të merret me këtë punë… se ka punë të tjera. Kryetarit të bashkisë duhet t’ia thoni. Unë kam ardhur 2 ditë e do iki se kam punë.”

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të garantuar akses të lirë dhe të barabartë në plazhe, duke denoncuar privatizimin dhe mungesën e respektimit të ligjit që garanton hapësira publike në vijën bregdetare.

The post Qytetarët ankohen për zaptimin e plazheve publike në Vlorë/ Deputetja e PS: Rama s’ka nge të merret me këtë punë appeared first on Sot News | Lajme.

69-vjeçarja amerikane humb jetën në Vlorë, dyshohet se ka…

14 June 2025 at 13:29

Një 69-vjeçare ka ndërruar sot jetë në spitalin e Vlorës.

Policia bën me dije se 69-vjeçarja e identifikuar me inicialet M. C., banuese në Florida dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

The post 69-vjeçarja amerikane humb jetën në Vlorë, dyshohet se ka… appeared first on Sot News | Lajme.

❌