Normal view

Received — 6 June 2025 Sot News | Lajme

Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë, dyshimet e para

6 June 2025 at 17:12

Një banesë pranë zonës historike në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në banesë. Menjëherë pas përhapjes së flakëve, banorët e zonës kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë brenda pak minutash.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia lokale, të cilat arritën të vendosnin situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Ndërkohë, hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

The post Zjarri përfshin një banesë pranë zonës historike në Vlorë, dyshimet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk ka qetësi në kadastrën e Vlorës/ Sërish ndryshime në strukturat drejtuese, ja kush emërohet (Emri)

6 June 2025 at 15:56

Erjon Galanxhi është larguar nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, pas vetëm tre muajsh në këtë detyrë.  Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa nuk dihet nëse ai ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar nga posti.

Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por raportohet se ditët e fundit është transferuar në postin e nën-drejtorit të Kadastrës në Shkodër.

Mediat raportojnë se në vend të Erjon Galanxhit,  detyrën e drejtorit të Kadastrës së Vlorës e ka marrë Paola Sullaj, e cila ka shërbyer më parë si nën-drejtoreshë në të njëjtin institucion.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga ky pozicion.

Kriza në Kadastrën e Vlorës vijon prej vitesh, ku problemi i pronave në këtë qark nuk po merr zgjidhje.

 

The post Nuk ka qetësi në kadastrën e Vlorës/ Sërish ndryshime në strukturat drejtuese, ja kush emërohet (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

❌