Normal view

Received — 27 April 2025 Sot News | Lajme

Makina në turmë në Vankuver, 8 të vdekur dhe 6 të plagosur

By: ar jan
27 April 2025 at 12:22

Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi një makinë u përplas me një turmë në një festival Lapu Lapu në Vankuver, Kanadaja perëndimore. Policia tha se drejtuesi i fuoristradës është arrestuar. Disa orë më vonë policia bëri të ditur se i arrestuari ishte një 30-vjeçar. “Disa njerëz u vranë dhe disa të tjerë u plagosën,” shkroi Policia e Vankuverit në X, “gjatë një festë në rrugë në lagje të mbajtur këtë mbrëmje në South Vancouver”. Pas hetimeve të para, policia ka përjashtuar një motiv terrorist pas ngjarjes.

Shoferi “u fut në turmë” gjatë festivalit të rrugës në kryqëzimin e East 41st Avenue dhe Fraser Street pak pas orës 20:00. sipas kohës lokale të premten, tha policia, duke cituar shtypin kanadez. Në atë kohë në lagjen South Vancouver zhvillohej festivali “Lapu Lapu Day” i organizuar nga komuniteti filipinas.

Videot e postuara në mediat sociale treguan viktima dhe mbeturina të shpërndara në një pjesë të gjerë të rrugës të mbushur me kamionë që shesin ushqime në rrugë, me të paktën shtatë persona të palëvizshëm në tokë. Në disa foto të realizuara në vendngjarje, shihet një fuoristradë e zezë me pjesën e përparme të thërrmuar. Kryetari i bashkisë së Vankuverit Ken Sim tha në një deklaratë se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar” nga ajo që ai e quajti një “incident të tmerrshëm” në festival. “Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur dhe me komunitetin filipinas të Vankuverit në këtë kohë tepër të vështirë,” tha ai. Kryeministri i Kolumbisë Britanike, David Eby, shkroi gjithashtu në rrjetet sociale se ishte “i tronditur dhe i thyer në zemër me të mësuar për jetët e humbura dhe të plagosurit në festival. Dita Lapu Lapu është emëruar pas një luftëtari indigjen të rezistencës nga Filipinet që luftoi kundër kolonizimit spanjoll në shekullin e 16-të.

The post Makina në turmë në Vankuver, 8 të vdekur dhe 6 të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

❌