Normal view

Received — 22 April 2025 Sot News | Lajme

Vdekja e Papa Françeskut/ Ja disa nga liderët botërorë që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore…

22 April 2025 at 11:18

Presidenti amerikan Donald Trump, ai francez Emmanuel Macron dhe homologu i tyre ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë njoftuar se do të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë një ditë më parë. “Melania dhe unë do të shkojmë në funeralin e Papa Françeskut në Romë”, shkroi në ‘Truth’ presidenti anerikan.

Ndërkohë Presidenti Macron tha për mediat lokale: “Ne do të jemi të pranishëm në funeralin e Papës, siç është e drejtë. Presidenca është në pritje të datës së funeralit të Papës dhe po përgatitet për vizitën e presidentit ukrainas në Romë për t’i dhënë lamtumirën Papës,” tha një burim në kushte anonimiteti.

The post Vdekja e Papa Françeskut/ Ja disa nga liderët botërorë që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore… appeared first on Sot News | Lajme.

❌