Trump hodhi akuza për vjedhje votash në Filadelfia, autoritetet amerikane e nxjerrin ‘blof’
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, akuzoi se po kryhej një vjedhje masive votash në Filadelfia, por Policia e qytetit tha se nuk kishte asnjë informacion apo indicie që të mbështeste këtë pretendim.
“Po flitet shumë për vjedhje masive në Filadelfia. Forcat e policisë po shkojnë atje,” tha Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth, rreth orës 4:40 të pasdites me orën lokale. Akuzat për vjedhje votash në këtë qytet nuk janë të reja, pasi Trump i ka bërë ato edhe gjatë fushatës në vjeshtë. Megjithatë, këto akuza janë hedhur poshtë edhe nga drejtuesit lokalë të Partisë Republikane.
Akuzat e të martës u hodhën poshtë gjithashtu nga Prokurori i Distriktit të Filadelfias, Larry Krasner. “Nuk ka asnjë bazë apo fakt që të vërtetojë këto akuza. I kemi ftuar palët të dërgojnë fakte në çdo moment. Nëse Donald Trump ka ndonjë fakt që të mbështesë këto akuza, le të na i dorëzojë tani,” deklaroi ai në një reagim në rrjetin social X.
The post Trump hodhi akuza për vjedhje votash në Filadelfia, autoritetet amerikane e nxjerrin ‘blof’ appeared first on Sot News | Lajme.