Normal view

“Babai im u vra”/ Një vit pas sulmit të Hamasit, izraelitët “shpërthejnë” kundër Netanyahu: Turp për ju

27 October 2024 at 17:42

Në një ceremoni përkujtimore të organizuar sot në Jerusalem, të afërmit e të vrarëve në sulmet e Hamasit të 7 tetorit të vitit të kaluar ndërprenë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu teksa fliste gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Një video e shpërndarë në rrjet, tregon Netanyahun duke qëndruar në heshtje në një podium ndërsa anëtarët e audiencës, të cilët nuk mund të shihen në video, bërtasin “Turp për ju”, raporton “Times of Israel”.

Një person tjetër bërtet “babai im u vra”, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Sot shënohet data hebraike e një vjetorit të sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit. Rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng më 7 tetor 2023, kur persona të armatosur të Hamasit kaluan kufirin nga Gaza.

 

The post “Babai im u vra”/ Një vit pas sulmit të Hamasit, izraelitët “shpërthejnë” kundër Netanyahu: Turp për ju appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu merr vendimin e prerë: Izraeli nuk u bindet urdhrave të SHBA, zgjedh objektivat e tij

26 October 2024 at 22:08

Pothuajse gjysmë dite pas sulmeve ndaj Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zgjodhi sonte të informojë botën se Izraeli i zgjodhi objektivat që sulmoi në Iran vetëm në bazë të interesave të tij kombëtare dhe jo në bindje ndaj urdhrave të SHBA-së.

Zyra e Netanyahut e lëshoi njoftimin në përgjigje të asaj që e quajti një raport “plotësisht të rremë” të televizionit lokal se Izraeli u përmbajt nga goditja e objekteve të gazit dhe naftës iraniane për shkak të presionit nga SHBA.

“Izraeli para-zgjedh objektivat e sulmeve bazuar në interesat kombëtare dhe jo sipas urdhrave amerikanë. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, tha zyra e kryeministrit izraelit.
Megjithatë, pak më herët, presidenti izraelit Isaac Herzog përshëndeti SHBA-në, aleatin historik të Izraelit, për bashkëpunimin “publik dhe të fshehtë” mes dy vendeve, pas sulmeve izraelite në Iran.

“Dua të falënderoj veçanërisht mikun tonë të madh, SHBA-në, i cili është një aleat i vërtetë, dhe bashkëpunimin tonë publik dhe sekret”, tha ai në një postim në platformën X.

The post Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu merr vendimin e prerë: Izraeli nuk u bindet urdhrave të SHBA, zgjedh objektivat e tij appeared first on Sot News | Lajme.

❌