Normal view

Michel Barnier fut Francën në kolaps me dorëheqjen, ja 5 emrat në garë për kreun e qeverisë

By: ar jan
5 December 2024 at 18:46

Michel Barnier dorëzoi dorëheqjen e tij si kryeministër i Francës sot, pasi humbi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij një ditë më parë (4 dhjetor).

Ai u bë kryeministri me mandatin më të shkurtër në historinë moderne franceze, duke mbajtur postin për gati tre muaj pasi u emërua nga presidenti Emmanuel Macron.

Macron dhe aleatët e tij duan të emërojnë një zëvendësues shpejt, por cilët janë emrat në garë për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Francës, sipas burimeve mediatike.

Emrat e kandidatëve të mundshëm që po qarkullojnë në qarqet politike dhe mediat franceze, janë si vijon;

-Sebastien Lecornu  38 vjeç, u largua nga partia republikane e qendrës së djathtë dhe në partinë e Rilindjes së Emmanuel Macron në 2017.

Pasi shërbeu si ministër i autoriteteve lokale dhe ministër i jashtëm, ai u bë ministër i mbrojtjes në vitin 2022, duke mbikëqyrur rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe mbështetjen e Francës për ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Më herët këtë vit, Lecornu thuhet se ka darkuar me rivalen e përhershme të Macron, Marine Le Pen nga Tubimi Kombëtar e ekstremit të djathtë dhe ka diskutuar për luftën në Ukrainë, raportuan Mediapart dhe gazeta Liberation. Lecornu i mohoi raportimet.

-Francois Bayrou 73 vjeç, është një veteran centrist, partia e të cilit Lëvizja Demokratike (MoDem) ka qenë pjesë e aleancës qeverisëse të Macron që nga viti 2017.

Macron emëroi Bayrou-n si ministër të drejtësisë, por ai dha dorëheqjen vetëm disa javë më vonë mes një hetimi mbi punësimin e dyshuar mashtrues të asistentëve parlamentar nga partia e tij.

Ai u lirua nga akuzat për mashtrim këtë vit.

Politikani është  kryetar bashkie për një kohë të gjatë i qytetit jugperëndimor të Pau, dhe i ka bërë rrënjët e tij rurale qendrore për identitetin e tij politik.

 

-Bernard Cazeneuve  61 vjeç, ishte një anëtar i lartë i Partisë Socialiste përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 2022, i zemëruar për vendimin e partisë për të krijuar një pakt elektoral me partinë e majtë France Unboëed (LFI).  Ai shërbeu si kryeministër gjatë muajve të fundit të presidencës së Francois Hollande.

Para kësaj, ai ishte ministër i Brendshëm, përgjegjës për sigurinë gjatë sulmit në Charlie Hebdo dhe gjatë sulmit militant në Paris më 13 nëntor 2015, të pretenduar nga Shteti Islamik.

Zgjedhja e Cazeneuve do të ishte projektuar për të inkurajuar ligjvënësit e krahut të majtë që të largohen nga aleanca e Frontit të Ri Popullor dhe të zgjerojnë aleancën centriste të Ansamblit të udhëhequr nga Macron.

– Xavier Bertrand  59 vjeç, është një politikan i qendrës së djathtë që kryeson rajonin verior të de-industrializuar të Hauts de France.

Ai shërbeu si ministër nën presidencat konservatore të Jacques Chirac dhe Nicolas Sarkozy dhe ishte në presidencë në vitin 2022, duke marrë pjesë në garën paraprake të republikanëve.

-Francois Baroin  59 vjeç, është një politikan karriere e qendrës së djathtë, babai i të cilit ishte mik i presidentit të ndjerë Zhak Shirak.

Ai shërbeu për një kohë të shkurtër si ministër i financave, pas një qëndrimi si ministër buxheti në kulmin e krizës së borxhit sovran të Evropës në 2011-2012.

Ai u emërua kryetar i Barclays France në 2022.

 

 

The post Michel Barnier fut Francën në kolaps me dorëheqjen, ja 5 emrat në garë për kreun e qeverisë appeared first on Sot News | Lajme.

Akuzohej se ishte anëtar i rrjetit të trafikut të drogës, GJKKO i jep pafajësinë

By: ar jan
5 December 2024 at 18:34

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshëm Kudret Rustemajn, i cili akuzohej se ishte anëtar i rrjetit të trafikut të drogës.

Burime bëjnë me dije se avokati i Kudret Rusetmajt ka kërkuar pafajësinë e klientit të tij, duke thënë se Kudret Rustemaj nuk kishte asnjë lidhje me grupin kriminal, ndërsa theksoi se ndaj tij nuk ka prova dhe fakte që të lidhin figurën e klientit me organizatën kriminale.

Kërkesa e avokatit u pranua nga gjykata, duke çuar në shpalljen e pafajësisë për Rustemajn.

Kujtojmë se më 28 korrik të vitit të kaluar GJJKO vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 70, datë 23.06.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Kudret Rustemaj, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a e 22, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Sipas GJKKO, kreu i grupit kriminal ishte  Endrit Bakiu.

The post Akuzohej se ishte anëtar i rrjetit të trafikut të drogës, GJKKO i jep pafajësinë appeared first on Sot News | Lajme.

Prokuroria e Hagës: Po kryejmë operacione mbi dyshimet për pengim të drejtësisë në Kosovë

By: ar jan
5 December 2024 at 18:30

 

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha të enjten se është duke kryer operacione të vazhdueshme në Kosovë në lidhje me hetimet që është duke i kryer për vepra penale kundër pengimit të drejtësisë.

Më herët, Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) tha se janë arrestuar tre persona, përfshirë ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, dhe ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”, shkroi ai në Facebook.

ZPS-ja tha se operacionet e saj janë autorizuar “nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.

Ajo shtoi se operacionet janë duke u kryer në lidhje me dyshimet për pengimin e drejtësisë. Bashkim Smakaj e kishte udhëhequr AKI-në nga viti 2009 deri në vitin 2015, kur kishte dhënë dorëheqje pak pasi ishte emëruar për mandatin e tij të dytë.

Ndërkohë, Isni Kilaj ishte arrestuar për herë të parë në nëntor të vitit 2023 nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë dhe u lirua me kusht në maj të këtij vitit pasi pagoi një dorëzani prej 30.000 eurosh.

Në shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ndryshoi aktakuzën ndaj Kilajt, por nuk dha hollësi për ndryshimet e bëra. SPO-ja kishte thënë asokohe se ndër arsyet e lirimit të Kilajt me kusht ishte edhe vendimi i prokurorëve për të paraqitur aktakuzë të ndryshuar ndaj tij.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Holandë, deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për pengim në administrim të drejtësisë. Dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, dhe janë dënuar për pengimin e drejtësisë deri tani.

Ndërkohë, Specialja ka shqiptuar edhe dy aktgjykime për krime lufte. Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar me 22 vjet burgim për krime lufte, ndërsa ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.

Në Dhomat e Specializuara gjithashtu është duke u zhvilluar rasti gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të gjithë janë deklaruar si të pafajshëm. Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./REL/

The post Prokuroria e Hagës: Po kryejmë operacione mbi dyshimet për pengim të drejtësisë në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit! Zbardhen vendimet e Kryesisë së PD, caktohen grupet e punës për votimet 2025

By: ar jan
5 December 2024 at 18:25

Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar grupet e punës në çdo qark për zgjedhjet e 2025.

Në qarkun e Elbasanit do të jenë 24 pjesëtarë të grupit të punës së PD, të cilët do të drejtohen nga Tomor Alizoti.

Në qarkun e Beratit do të jenë 6 pjesëtarë që do të drejtohen nga Eno Bozdo.

Kavaja dhe Rrogozhina do të drejtohen nga Fisnik Qosja dhe një grup prej 3 pjesëtarësh.

Puna në terren në qarkun e Kukësit do të drejtohet nga Flamur Hoxha. Grupi i Kukësit është i përbërë nga 4 anëtarë.

Qarku i Lezhës do të drejtohet nga Agron Gjekmarkaj, me një grup të përbërë prej 12 anëtarësh.

 

The post Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit! Zbardhen vendimet e Kryesisë së PD, caktohen grupet e punës për votimet 2025 appeared first on Sot News | Lajme.

Kreu ushtrisë britanike: Bota është në prag të luftës së tretë bërthamore

By: ar jan
5 December 2024 at 17:27

Bota është në prag të një epoke të tretë bërthamore, kështu ka paralajmëruar kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

“Bota ka ndryshuar,” tha Admirali Sir Tony Radakin në një leksion të mërkurën në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar.

“Fuqia globale po zhvendoset dhe një epokë e tretë bërthamore është përpara nesh.”

“Kjo epokë e tretë bërthamore, e cila është “në agim”, vjen nga dilema të shumta me teknologjitë bërthamore të përhapura dhe shkatërruese, dhe mungesa pothuajse totale e arkitekturave të sigurisë”, tha kreu i forcave të armatosura britanike, shkruan CNN.

Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe konfliktet e shumta në Lindjen e Mesme kanë përmbysur stabilitetin global, tha ai ndër të tjera. Vendosja e trupave të Koresë së Veriut në kufirin e Rusisë me Ukrainën ishte “zhvillimi më i jashtëzakonshëm” i vitit, tha ai.

Sipas tij zhvillimet e fundit sç janë përdorimi i dronëve të furnizuar nga Irani dhe kërcënimet e Rusisë për të armatosur rebelët Houthi të Jemenit në hakmarrje ndaj mbështetjes së Ukrainës nga Perëndimi janë mjaft kritike për zhvillimet e luftës, e cila po merr tashmë përmasa globale.

Në nëntor, Rusia përditësoi doktrinën e saj bërthamore , dy ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden i dha Ukrainës lejen për të goditur objektivat brenda Rusisë me armë të prodhuara nga Amerika.

Pavarësisht kësaj, Radakin beson se ekziston vetëm një “shans i largët” që Rusia të sulmojë ose pushtojë NATO-n, pasi ajo e di se “përgjigja do të ishte dërrmuese, qoftë konvencionale apo bërthamore”.

“Strategjia e parandalimit nga NATO po funksionon,” tha shefi i forcave të armatosura.

“Por NATO duhet të mbahet e fortë dhe të forcohet kundër një Rusie më të rrezikshme.”

Shqetësimi global po e ndan botën në tre grupe, tha Radakin. Në një grup janë shtetet autoritare “që kërkojnë të sfidojnë rregullat globale”, duke përfshirë Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin.

Në të dytën janë “kombet përgjegjëse”, kryesisht duke përfshirë demokracitë, por edhe monarkitë e Gjirit dhe të tjera që janë “të përkushtuara për partneritet dhe për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në botë”, vazhdoi ai.

Grupi i tretë përbëhet nga vende që “qendrojnë mes dy grupimeve për përfitim maksimal”, tha Radakin.

Vendet e NATO-s duhet të mbajnë një avantazh ndaj kundërshtarëve të tyre në mënyrë që t’i mposhtin ata, shtoi ai. Në tetor, një sulm izraelit në Iran shkatërroi aftësinë e Teheranit për të prodhuar raketa balistike për një vit dhe “shkatërroi pothuajse të gjithë sistemin e mbrojtjes ajrore të Iranit”, tha ai.

“Në këtë kuptim, Rusia po na tregon se si të mos luftojmë. Dhe Izraeli, në përgjigjen e tij ndaj Iranit, na ka treguar avantazhin joproporcional të mënyrave moderne të luftimit”, tha Radakin.

The post Kreu ushtrisë britanike: Bota është në prag të luftës së tretë bërthamore appeared first on Sot News | Lajme.

Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve 2025, ja kur do të mbahen votimet

By: ar jan
5 December 2024 at 17:21

Presidenti Bajram Begaj dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare për vitin 2025. Sipas dekretit zgjedhjet parlamentare do të mbahen më datë 11 Maj.

“Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit.

Presidenti i Republikës shpreh bindjen se sfida madhore e këtyre zgjedhjeve është votimi nga jashtë vendit dhe përfshirja masive e zgjedhësve me banim jashtë shtetit në këtë proces thelbësor për demokracinë. Të gjitha forcat politike kanë shprehur publikisht vendosmërinë për të ndihmuar këtë proces dhe për t’ia nënshtruar caktimin e datës së zgjedhjeve këtij interesi prioritar. Presidenti i Republikës bashkohet plotësisht dhe e respekton pa mëdyshje këtë vullnet”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjithashtu Presidenca sqaron se Bajram Begaj mori në konsideratë shqetësimin e Partisë Demokratike dhe një pjese të  konsiderueshme të partive parlamentare, të cilat paraqitën në presidencë shqetësimet se planifikimi i samitit të 6-të të Komitetit Politik Evropian (EPC) për datat 8 dhe 9 maj të vitit 2025, dy ditë para datës së fundit të mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve, formon ndikim dhe avantazh të papranueshëm për qeverinë, si dhe cënon ndjeshëm parimin e barazisë së armëve që kërkon Kodi Zgjedhor për fushatën zgjedhore.

Sakaq presidenti siguroi nga informacionet se “samiti i 6-të të Komitetit Politik Evropian (EPC) nuk do të mbahet me datat 8 dhe 9 maj.”

Samiti do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare, fakt ky i konfirmuar për Presidentin e Republikës edhe nga interlokutorët ndërkombëtarë.

“Pa vënë në diskutim lejueshmërinë ose jo të një veprimtarie të tillë, sepse kjo është kompetencë ligjore e KQZ-së, Presidenti i Republikës bashkohet në qëndrimin, se zhvillimi nga ana e qeverisë i një takimi të kësaj natyre në finalen e fushatës zgjedhore, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të lidershipit politik evropian, nuk mund të jetë pa ndikim në caktimin e datës së zgjedhjeve.

Për këtë arsye, Presidenti i Republikës, pasi bëri të gjitha verifikimet e nevojshme me autoritetet kompetente të Shqipërisë, mori zyrtarisht sigurimet, se aktiviteti i mësipërm do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare, fakt ky i konfirmuar për Presidentin e Republikës edhe nga interlokutorët ndërkombëtarë.

Konfirmimi zyrtar si më sipër heq rezervën e shprehur nga Partia Demokratike dhe nga pjesa tjetër e partive parlamentare ndaj datës 11 maj 2025 dhe e bën këtë datë të pranueshme dhe të pëlqyeshme për të gjithë faktorin politik.

Për këto arsye Presidenti i Republikës vendosi që të respektojë kërkesën e KQZ-së dhe të caktojë datën 11 maj 2025 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet ne njoftimin e presidencës.

The post Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve 2025, ja kur do të mbahen votimet appeared first on Sot News | Lajme.

Kishin fituar 4 milionë euro duke mashtruar italianët me Call Center, arrestohen dy vëllezër

By: ar jan
5 December 2024 at 17:18

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kompjuterike dhe nga Drejtoria e Forcës së Pocaçme Operacionale, në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut.

Akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro, arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 shtetas(vëllezër).

Gjatë operacionit “Double click”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Sh. S., 42 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.

Vijon bashkëpunimi me partnerët italianë, për ekstradimin e 2 shtetasve.

The post Kishin fituar 4 milionë euro duke mashtruar italianët me Call Center, arrestohen dy vëllezër appeared first on Sot News | Lajme.

Ndërhyrje ruse në zgjedhjet rumune, BE ngrin të dhënat e TikTok

By: ar jan
5 December 2024 at 17:16

Bashkimi Evropian ka urdhëruar TikTok-un që të ngrijë të gjitha të dhënat, pas raportimeve se platforma e rrjeteve sociale, në pronësi kineze, ka qenë instrumentale në zbatimin e një fushate të orkestruar nga Moska për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Rumanisë.

Këshilli Suprem i Mbrojtjes Kombëtare i Rumanisë (CSAT) më 4 dhjetor ka deklasifikuar dokumente që thanë se shteti ishte cak i një “veprimi agresiv hibrid rus” që çoi në fitoren befasuese muajin e kaluar të kandidatit prorus të së djathtës ekstreme, Calin Georgescu, në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

CSAT tha se dokumentet treguan se Rumania, anëtare e BE-së dhe NATO-s, ishte cak i disa veprimeve të koordinuara, që me gjasë u orkestruan nga një “aktor shtetëror” që çuan në fitoren e Georgescut në zgjedhjet e 24 nëntorit, i cili garoi si i pavarur.

Komisioni Evropian – krahu ekzekutiv i BE-së – tha më 5 dhjetor se ka lëshuar “urdhër mbajtjeje” për TikTok-un në bazë të Aktit për shërbime digjitale, që të ruhen të dhënat “në lidhje me rreziqet aktuale apo të parashikueshme që shërbimi i tij mund të paraqesë ndaj proceseve zgjedhore dhe diskursin qytetar në BE”, tha KE-ja përmes një deklarate.

KE-ja shtoi se ky urdhër ishte i nevojshëm për të hetuar nëse TikTok-u po i përmbahet obligimeve që dalin nga Akti për shërbime digjitale.

Sipas dokumenteve të publikuara, shërbimet e inteligjencës rumune besojnë se Georgescu u promovua në mënyrë masive në TikTok, me mbështetjen e Rusisë përmes metodave të ndryshme, përfshirë llogarive të koordinuara, algoritmeve që rritën praninë e tij në platformë dhe reklamave me pagesë.

Dokumentet po ashtu pretendojnë se shpjegojnë se si popullariteti i Georgescut u rrit nga 1 për qind pak para garës zgjedhore në 22 për qind, përmes një operacioni të madh të manipulimit që përfshinte influencues, duke futur në gracë institucionet rumune, por edhe votuesit e zakonshëm.

Zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën një javë më vonë, po ashtu rezultuan me rritjen e tri partive proruse të ekstremit të djathtë, që morën një të tretën e votave, edhe pse partitë proevropiane duket se kanë votat e mjaftueshme për të formuar një koalicion qeverisës.

Më 8 dhjetor, votuesit do të vendosin për fituesin e zgjedhjeve presidenciale dhe në rundin e balotazhit, Georgescu do të përballet me kandidaten proevropiane, Elena Lasconi.

Para rundit të balotazhit, Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për hetim të veprimeve të Moskës në zgjedhjet në Rumani./REL

The post Ndërhyrje ruse në zgjedhjet rumune, BE ngrin të dhënat e TikTok appeared first on Sot News | Lajme.

Falen gjobat e “Covid-19” dhe të ndërtimeve pa leje të vendosura nga viti 2015, ja kush përfiton

By: ar jan
5 December 2024 at 17:10

Është zbardhur drafti i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë nga Partia Socialiste për t’u shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar, për faljen e gjobave të vendosura ndaj qyetarëve dhe subjekteve në zonat rurale.

Në projektligj parashikohet që të anulohen të gjitha masat administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale.

Gjobat që do të falen apo anulohen, janë gjoba të vendosuara nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriatit Qëndror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nga ky nen, PS shton se do të përfitojnë të gjitha subjektet të cilët kanë bërë ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi në zonat rurale, ndërtime dhe ndërhyrje në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, mbajtjes të mjeteve të punës e inputeve bujqësore dhe blegtorale.

Po ashtu, do të përfitojnë të gjitha subjektet që merren me aktivitetin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.

Grupi i tretë që përfiton nga faljan e gjobave, janë të gjithë individët dhe subjektet në territorin e Republikës së Shqipërisë që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.

 

The post Falen gjobat e “Covid-19” dhe të ndërtimeve pa leje të vendosura nga viti 2015, ja kush përfiton appeared first on Sot News | Lajme.

Vizita e parë e ministrit rus në BE zhvillohet me tensione, Lavrov akuzon Amerikën

By: ar jan
5 December 2024 at 17:07

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, zhvilloi ditën e sotme udhëtimin e tij të parë në një vend të Bashkimit Evropian, që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

Lavrov ndodhet sot në Maltë, në kuadër të mbledhjes së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Vizita e tij në Maltë u zhvillua mes tensionesh, pasi Lavrov pati përplasje mendimesh me sekretarin amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Lavrov menjëherë pasi mbaroi fjalimin e tij në mbledhjen e OSBE doli nga salla duke shmangur kështu ballafaqimin drejt për drejt me Antony Blinken, i cili mori fjalën pas tij.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kritikoi homologun e tij rus Sergei Lavrov, duke e akuzuar atë për përhapjen e një “cunami dezinformimi” dhe duke fajësuar Moskën për përshkallëzimin në Ukrainë.

“Më vjen keq që kolegu ynë Lavrov, u largua nga salla, duke mos na dhënë mundësinë të na dëgjoj ashtu siç e dëgjuam ne. Dhe sigurisht, kolegu ynë rus është shumë karizmatik për të mbytur dëgjuesit në një cunam dezinformimi”, tha Blinken gjatë fjalimit të tij.

Sekretari amerikan i Shtetit dënoi gjithashtu ashpër “represionin” në Gjeorgji “të atyre që bëjnë thirrje që vendi i tyre të mbetet në rrugën e marrëdhënieve të ngushta me Evropën” .

“Ne mbështesim të drejtën për demonstrata paqësore dhe dënojmë shtypjen e atyre që kërkojnë që vendi i tyre të mbetet në rrugën e marrëdhënieve të ngushta me Evropën, veçanërisht sulmet dhe arrestimet e gazetarëve,” tha Antony Blinken .

SHBA-ja po na sulmon përmes Ukrainës, tha Lavrov

Më herët, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në deklaratat e tij se Rusia nuk dëshiron të sulmojë askënd, përkundrazi, ishin SHBA-të që sulmuan Rusinë përmes ukrainasve. Vlen të theksohet se para se ai të fillonte fjalimin e tij, delegacionet e Ukrainës dhe Polonisë u larguan.

“Ne nuk duam të sulmojmë askënd fare. Tani, SHBA-ja na ka sulmuar përmes regjimit ukrainas: ata po bëjnë luftë kundër nesh me forcat neonaziste ukrainase, duke i armatosur, duke i ndihmuar ata të bombardojnë territorin tonë me armë me rreze të gjatë, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në përgatitjen e këtyre bombardimeve. Kjo nuk është zgjedhja jonë”, tha Lavrov, duke cituar Vladimir Putin, i cili tha se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shkonte në luftë në Ukrainë.

“Ata e kanë promovuar këtë për një kohë të gjatë, duke e kthyer Ukrainën në një trampolinë për krijimin e kërcënimeve ndaj Federatës Ruse ,” theksoi ministri rus dhe theksoi se problemi në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është se Uashingtoni nuk e mban fjalë. “Ata nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje ,” vuri në dukje Lavrov.

Ministri rus foli edhe për skenarët e dërgimit të trupave të huaja në Ukrainë, duke thënë se ato vetëm sa e përkeqësojnë situatën. Njerëzit që “kanë ide të tilla” nuk duan të dëgjojnë paralajmërimet që presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur vazhdimisht, tha Lavrov.

“Unë besoj se të gjitha këto fantazi vetëm e përkeqësojnë situatën dhe tregojnë se njerëzit që mbajnë ide të tilla me kokëfortësi preferojnë të mos dëgjojnë paralajmërimet shumë të qarta që Presidenti Putin ka bërë vazhdimisht publikisht,” tha Lavrov.

The post Vizita e parë e ministrit rus në BE zhvillohet me tensione, Lavrov akuzon Amerikën appeared first on Sot News | Lajme.

“E treta e vërteta”, Ahmetaj gati të plasë bombën për Edi Ramën, nga lidhjet me krimin deri te…

By: ar jan
16 November 2024 at 23:12

Ish Zëvendës kryeministri Ahmetaj ka vendosur të plasë bombën për Edi Ramën në një intervistë të tretë, ku do të prezantojë lidhjet e kryeministrit me botën e krimit, oligarkisë dhe sistemin e kleptokracisë që e ka kthyer në art gjatë qeverisjes 12 vjeccare.

Çorapekuqi i bashkisë së Tiranës që ndiqte dikur gazetarët me sëpatë është shndërruar në profesor grabitjesh monstruoze të aseteve publike, bashkëpunëtor kriminelësh dhe magjistar i zhdukjes së pasurive kombëtare për interesat eortakëve të tij.

Intervista e III e  Ahmetajt vjen në një moment kruçial për bandën e Edi Babës, të cilit ushtria e hajdutëve po i paraqitet çdo ditë në dyert e SPAK. Naltgjatësisë po i firojnë shokët një e nga një dhe vajtja në zgjedhjet e 2025 do të jetë një kalvar i gjatë me heronj ramistë që do të jenë banorët e rinj të burgjeve.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama. “Së shpejti “La Piovra 3”!”, shkruan Çim Peka krahas një fotoje të një interviste të mëparshme me Arben Ahmetajn.

Arben Ahmetaj ka dhënë dy intervista televizive për gazetarin Çim Peka, ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.

Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të RAI, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar.

Në intervistën e fundit të Ahmetajt kanë dalë në pah lidhjet kriminale të Edi Ramës në aferën e shekullit, atë të inceneratorëve, ku is dyshi i qeverisë akuzon kryeministrin si koka e inceeratorëve.

Një fakt i rëndë që rëndon Edi Ramën është lidhja e tij me AKSH, ku familja e KM është përgjuar për aferën 43 milionë euro

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverisë së Ramës, për shkak të detyrave qe ka mbajtur dhe afërsisë me Ramën, Arben Ahmetaj, ka treguar se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të familjarëve të kryeministrit.

Ahmetaj deklaroi se familjarët e Edi Ramës kanë marrë 43 milion euro nga AKSHI. Më tej ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se edhe “Eco Parku” është pjesë e aferave korruptive që ka ngritur Edi Rama. Arben Ahmetaj, i ftuar në “Çim Peka Live” në SYRI TV”, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë duke firmosur drejtpërdrejtë dhe për këtë ekziston letra. Ndërkohë Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Rama se bashkëpunon me bandat kriminale, pasi siç theksoi ai, ka dijeni se i ka pritur madje edhe në zyrë në Kryeministri. Nga ana tjetër, Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal gjatë një takimi në Dubai.

“Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Ja AKSHI ku është. Ka kohë  që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve. I është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme.

Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak. Pse, se u thërrit në SPAK dhe deponoi. U thërrit në SPAK dhe deponoi. Çfarë ka thënë në SPAK unë e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di unë, sigurisht që e di dhe kryeministri. Këtu janë 43 mln. Dhe tani është në kontroll të dikujt tjetër. AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën”, tha Ahmetaj.

 

 

 

 

The post “E treta e vërteta”, Ahmetaj gati të plasë bombën për Edi Ramën, nga lidhjet me krimin deri te… appeared first on Sot News | Lajme.

Rrethimi i dytë i Bllokut

By: ar jan
29 October 2024 at 23:12

Ilir Dako

22 shkurti i vitit 1991 mbahet si dita ku u rrethua Blloku komunist dhe u rrëzua monumenti i diktatorit Hoxha. Kush i ka jetuar ato ditë kujton me emocion përmbysjen e një sistemi gjakatar dhe sektar me shpresën e vetme se në portat e shqiptarëve po trokiste demokracia.

Më kujtohet ideja e rrethimit të bllokut, ku na ktheu mbrapsht Neritan Ceka nën pretendimin se do të ndodhte një gjakderdhje dhe do gjendeshim përballë luftës civile. Në fakt ajo ishte loja. Neritani ishte zjarrfikësi Sorge që bllokmenët e futën në mes shpirtrave të revoltuar, për të shuar zjarrin e ndezur të shqiptarëve të lodhur nga një diktaturë e gjatë.

Blloku shpëtoi, demokracia erdhi, por kontrollin e mori sërish Blloku. Në krye të opozitës erdhi një tjetër shërbyes i bindur i bllokut, Sali Berisha, i cili përmbushi përpikmërisht detyrat e bllokut, duke institucionalizuar një bllok të ri nën urdhrat e skemës katoviciane.

Për të mos bërë përsëritje se ç’ndodhi në 34 vite nga ajo ditë e famshme, e bukur dhe shpresëdhënëse e rrëzimit të bustit dhe rrethimit të bllokut, realiteti sotëm na përball me një bllok të ri.

Blloku i Bermudës, i cili ka instaluar një diktaturë të re politike, ekonomike, mediatike  dhe kriminale që ka grabitur pasuritë kombëtare, resorset, pronat dhe gjithçka duke i përqëndruar të gjitha në duart e një grupi kriminal që drejton shtetin. Blloku i sotëm është Sali Berisha, Ilir Meta dhe kryemafiozi Edi Rama. Këta të tre kanë krijuar bllokun e tyre duke uzurpuar pozitën dhe opozitën, duke ndarë së bashku çdo gjë që ka vlerë në ekonomi dhe politikë.

Megjithëse fshihen pas simboleve të partive përkatëse politike, realisht ata janë një, janë Blloku. Të gjithë i lidh besa me Ramiz Alinë. Trekëndëshin e Bermudës ilidhin fijet e përbashkëta të korrupsionit, fijet e përbashkëta të krimit, fijet e përbashkëta të oligarkisë, që grabisin çdo ditë pronat e shqiptarëve, pasuritë e tyre dhe e kanë shndërruar kombin shqiptar në në popull nomad me plaçkanë krahë rrugëve të botës.

Blloku i sipërpërmendur ka  rreth vetes një armatë kriminale që e përdor për interesat e saj, në mbledhje votash apo dhe presione kundërshtarëve të tyre politikë, në këmbim të tenderëve, pronave apo dhe faciliteteve që i krijon nëpërmjet strukturave shtetërorenë zhvillimin e qetë të aktivitetit të tyre kriminal. Blloku, që sot drejtohet nga kryegangsteri Edi Rama,  qenie pa ngjyrë, fe, karakter, kombësi apo moral, është shndërruar në një lubi interesash mafioze, ku krerët e tij kanë ngritur një sistem kleptokratik të frikshëm, në dispozicion të të cilit Blloku ka vënë administratën, shtetin, parlamentin dhe fal favore, koncencione deri dhe ligje.

Rasti Meta-Kryemadhi me oligarkun  Samir Mane për të cilin u vunë në dispozicion të gjithë, nga Edi Rama, Sali Berisha deri i gjithë parlamenti shqiptar, tregon qartazi kompaticitetin e tyre dhe bashkëpunimin si organizatë kriminale në dëm të interesave të kombit apo dhe të shtetit.

Bashkëpunimii Edi Ramës me Kryemadhin në rastin e fenomenit Shatku, është një rast tjetër skandaloz i fenomenit korruptiv të  ndërveprimit mafioz të trekëndëshit të Bermudës. Ky rast tregon se si funksionon kjo gangrenë mafioze për tu pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo aferë është një skemë tipike mafioze, ku gjarpërinjtë e të njëjtit lloj bëjnë luftë midis tyre.Monika ndihmoi Shatkun për të nxjerrë jashtë loje Bashkim Ulajn me ndihmën e gangrenës së bllokut, Edi Rama.

Blloku i sotëm është shumë herë më i sofistikuar nga Blloku enverist.

Atëherë kishim një parti që udhëhiqte dhe drejtonte shtetin me dorë të hekurt. Në fund të rregjimit shumica e bllokmenëve dolën bythëgrisur, pa pasuri, pa prona dhe më të varfër se kurrë, ndërkohë që në Bllokun bermudian kapteri më i thjeshtë kapardiset me disa shpi dhe makina luksoze.

Sot kemi tre parti që qeverisin me stil mafioz-kriminal. Edi Rama ka arritur ti bëjë bashkë dy brinjët e tjera të trekëndëshit bermudian duke ekzekutuar çdo alternativë tjetër rivale ne politikë, ekonomi, media dhe shoqata kriminale.

Në ekonomi loja kryesohet nga Samir Mane, i cili ka uzurpuar gjithçka nëpërmjet kryeministrit Rama, ndërkohë që pjesë e bllokut janë shndërruar dhe biznesmenë të oborrit si Bashkim Ulaj, Artan Dulaku, Aleksandër Frangaj, Salillari, Gjikuria, Olta Xhaçka-Atan Gaçe, humoristi Paja dhe shumë të tjerë të cilët përfitojnë favoret e Bllokut. Në media padyshim kemi në rresht mediaxhinjtë e tipit, Frangaj, Hoxha,Bollino, Baze, Dulaku, Ulaj, Theodhori Çami, Zen Berisha i përfaqësuar nga Qim Peka e shumë të tjerë të cilët janë përfitues ekskluzivë pronash, leje ndërtimi, tenderësh , koncencionesh, statuse investitorësh strategjikë etj benefite pushteti në këmbim të propagandës në shërbim të Bllokut.

Në fushën e krimit, Blloku ka një ushtri të armatosur kriminelësh që komandojnë në qytetet e tyre të qetë duke zhvilluar një aktivitet të dendur kriminal, nga droga, vrasjet deri te bizneset e mbështetura nga Blloku. Mjafton të dëgjosh bisedat telefonike mes tyre për të kuptuar gërshetimin midis Bllokut dhe krimit.

Blloku zotëron  vrasës me parti politike dhe deputetë, kemi grupime deputetësh që drejtohen nga kriminelë, kemi investitorë strategjikë, të cilët janë vrasës dhe drejtues të strukturave kriminale. Kemi një poilici të inkriminuar në thelb, të cilën Blloku ja ka vënë në dispozicion krimit ordiner, i cili emëron nga ministra deri në drejtorë të përgjithshëm.

Situata e sotme ka një ngjashmëri logjike në faktin që të dy blloqet u kalçifikuan dhe njëri ra si rezultat i rënies së Bllokut komunist, ndërsa tjetri është nën rrethim total nga një aleancë e re e krijuar nga amerikanët, të cilët duke ngritur strukturat e reja të drejtësisë synojnë asgjësimin e elementëve që komandojnë këtë Bllok të cilët në mënyrë simbolike njihen si Trekëndëshi i Bermudës, për të ndryshuar këtë elitë të qelbur politike.

Dy brinjët e këtij trekëndëshi aktualisht kanë marrë goditje vdkjeprurëse dhe e vetmja brinjë, e cila është dhe më e rrezikshmja, qëndron në pushtet me rrezikshmëri të skajshme pasi është një bombë me sahat jashtë kontrollit. Edi Rama është një nga kryeministrat më të korruptuar. Qeveria e tij është e gjitha nën akuzë për korrupsion, grabitje apo dhe organizime kriminale.

Blloku bermudian është i rrethuar. Kanë rënë dy “heronj” komandantë të tij, po ende nuk është asgjësuar. Aksioni i fundit ka nisur dhe punë ditësh do shikojmë sesi do i bien tullat një dhe nga një.

Rrethimi i dytë i Bllokut vazhdon…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Rrethimi i dytë i Bllokut appeared first on Sot News | Lajme.

Edi Rama në New York, 30 mijë dollarë për një ndeshje basketbolli, sa të paguhen 300 pensionistë për një muaj

By: ar jan
26 October 2024 at 23:25

Kryeministri Edi Rama është nisur në SHBA për një takim elektoral me përfaqësues të diasporës dhe simpatizantë socialistë në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas burimeve të gazetës Sot, Edi Rama ka marrë me vete një trupë të madhe patronazhistesh dhe funksionarë publikë, të cilët do mbushin sallën në qytetin e New Yorkut. Përveç ushtrisë së administratës kryeministri shqiptar ka marrë gjithë familjen e tij, bashkëshorta Linda, djali Zaho dhe vajza e Lindës, Rea. Vizita e kryeministrit shqiptar në New York dallohet për shpenzimet marramendëse të kryeministrit shqiptar, të cilat janë të ekzagjeruara, por dhe enigmatike përsa i përket sponsorëve që fshihen pas këtij financimi kolosal. Vetëm ndeshja e basketbollit ku Edi Rama ka qenë prezent me djalin dhe vajzën e Lindës bileta kushtonte 10 mijë Dollarë, gjë e papranueshme për një pushtetar shqiptar, që konvertohet në një vit rrogë.

Megjithëse në Shqipëri kanë plasur skandale për pasuritë e qeveritarëve shqiptarë, siç është dhe rasti i çiftit Kryemadhi-Meta, të cilët janë nën hetim për pastrim parash, Kryeministri shqiptar rrezaton siguri në shpenzimet e tij prej miliona eurosh me këtë takim në SHBA. Përpos kësaj takimet elektorale të tij nuk kanë pse paguhen nga tatimpagusit shqiptarë si shpenzime qeveritare. Pafyshim që duhet të jetë Spak struktura hetuese për këtë fenomen, por është ulëritës fakti që një pensionist me 100 dollarë pension ndërkohë që KM shqiptar harxhon në një natë 30 mijë dollarë sa pensioni mujor i 300 pensionistëve.

 

The post Edi Rama në New York, 30 mijë dollarë për një ndeshje basketbolli, sa të paguhen 300 pensionistë për një muaj appeared first on Sot News | Lajme.

Kundërshtoi policinë, arrestohet Elidon Kotorri në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje të trefishtë

By: ar jan
20 October 2024 at 11:39

 

Një personazh i njohur i botës së krimit, Elidon Kotorri është arrestuar në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Ai ka rënë në pranga për kundërshtim të punonjësve të policisë, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Kotorri kishte pasur një konflikt me një person tjetër dhe në momentin që efektivët kanë mbërritur në vendngjarje për ta shoqëruar në komisariat ai i ka kundërshtuar.

Kotorri, 49 vjeç, është një personazh jo pak i njohur në botën e krimit. Në vitin 2000 ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit. Por, ai sot është i lirë pasi çështja ndaj ti u rihap në 2015-ën nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut.

Kjo e fundit gjeti shkelje në proces duke e rikthyer për gjykim. Shkalla e parë në Tiranë pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite, nga të cilat Kotorri ka kryer rreth 20, ndërsa ka përfituar edhe ulje. Nga hetimet rezultoi se Kotorri e kreu vrasjen për hakmarrje, pasi Andi Hasani në vitin 1998 kishte vrarë mikun e tij Elton Zajmi.

Ndërkohë, Kotorri ka qenë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës në janar 2023 në kuadër të aksioni për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në kundërshtim me ligjin që u shtri në disa qytete. Shumë personazhe të botës së krimit qenë vënë në hetim nga Policia, mes tyre edhe Kotorri.

The post Kundërshtoi policinë, arrestohet Elidon Kotorri në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje të trefishtë appeared first on Sot News | Lajme.

Izraeli autorizohet ti përgjigjet me të njëjtën monedhë Iranit, Khamenei do të jetë objektivi i radhës

By: ar jan
20 October 2024 at 11:13

Pavarësisht përpjekjeve të atyre që thërrasin për një “de-përshkallëzim” mitik (dhe në këtë pikë shumë të pamundur) – dhe madje kërkojnë që kjo të bëhet vetëm nga Jerusalemi – ishte përsëri Teherani që, me bashkëpunimin operacional të Hezbollahut, ngriti në mënyrë dramatike nivelin e konfliktit. Këtë e bëri në mënyrë krejtësisht provokuese: me një përpjekje për të vrarë drejtpërdrejt kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Netanyahu zakonisht e kalon të shtunën në një rezidencë private në qytetin bregdetar të Cesareas. Pikërisht kjo banesë u godit dje nga një dron shpërthyes i lëshuar nga Hezbollah nga territori libanez. Megjithatë, as Netanyahu as gruaja e tij nuk ishin në vend në atë moment, prandaj nuk pati të lënduar dhe atentati dështoi spektakolarisht. Por, është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje detajeve, të cilat janë shumë domethënëse dhe e bëjnë ditën e djeshme një moment që mund të jetë nxitja e një faze të re të zjarrtë të luftës, ndoshta deri te përplasja finale midis Jerusalemit dhe regjimit të Teheranit.

The post Izraeli autorizohet ti përgjigjet me të njëjtën monedhë Iranit, Khamenei do të jetë objektivi i radhës appeared first on Sot News | Lajme.

Udhëheqësit ushtarakë që shërbyen nën Trump japin alarmin nëse ai fiton një presidencë të dytë

By: ar jan
20 October 2024 at 11:04

Sugjerimi i ish-presidentit Donald Trump se ushtria amerikane duhet të përdoret për t’u marrë me “armikun nga brenda” në ditën e zgjedhjeve ka ringjallur shqetësimet rreth asaj që ai mund t’u kërkojë forcave amerikane të bëjnë nëse fiton një mandat të dytë si komandant i përgjithshëm. Dhe janë udhëheqësit e lartë ushtarakë që shërbyen nën të ata që kanë dhënë më qartë alarmin për Trump.

Ish-kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjeneral Mark Milley, i tha Bob Woodward në librin e tij të ri “Lufta”hkruan  se ish-presidenti “është personi më i rrezikshëm për këtë vend… Një fashist deri në palcë.”

Të enjten, në podkastin *The Bulwark*, Woodward tha se gjenerali Jim Mattis, ish-sekretari i mbrojtjes nën Trump, i kishte dërguar një email për t’i thënë se ishte dakord me vlerësimin e Milley. Në podcast, Woodward tha se shtysa e Mattis për të shkruar për Trump ishte: “Le të sigurohemi që të mos përpiqemi të minimizojmë kërcënimin, sepse kërcënimi është i lartë.”

Trump ka pasur prej kohësh një magjepsje djaloshare me ushtrinë, duke idhulluar gjeneralët e Luftës së Dytë Botërore, George Patton dhe Douglas MacArthur. Si adoleshent, ai kënaqej me qëndrimin e tij në një shkollë me konvikt të stilit ushtarak në Nju Jork. Megjithatë, pavarësisht kësaj magjepsjeje, Trump mori disa shtyrje për të shmangur shërbimin në Luftën e Vietnamit.

Kur u bë president, Trump plotësoi kabinetin e tij me gjeneralë të lartë. Ai emëroi Mattis, një gjeneral në pension me katër yje, në krye të Pentagonit; shefi i tij i stafit, John Kelly, ishte një tjetër gjeneral në pension me katër yje. Dy nga këshilltarët e tij për sigurinë kombëtare ishin gjithashtu gjeneralë: Michael Flynn dhe H. R. McMaster.

Trump e dashuronte madhështinë dhe ceremonitë ushtarake, dhe loboi për një paradë të madhe të stilit të Kremlinit në Washington, DC, ndërsa ishte në detyrë. Në fund, parada nuk ndodhi.

Pavarësisht marrëdhënieve të Trump me ushtrinë, shumë gjeneralë dhe admiralë të lartë në pension nuk e kanë dashur atë. Disa madje mendojnë se ish-presidenti është “armiku i vërtetë brenda”. Duke u kthyer katër vjet më parë, Mattis dha një deklaratë për revistën *The Atlantic*, duke thënë: “Donald Trump është presidenti i parë në jetën time që nuk përpiqet të bashkojë popullin amerikan – as nuk pretendon ta bëjë. Në vend të kësaj, ai përpiqet të na ndajë.”

Në mënyrë të ngjashme, Kelly i tha Jake Tapper të CNN vitin e kaluar se Trump është “një person që nuk ka asgjë tjetër veçse përbuzje për institucionet tona demokratike, Kushtetutën tonë dhe sundimin e ligjit.”

Në librin e tij, *Në luftë me veten*, McMaster, kujton kohën kur punonte në Shtëpinë e Bardhë dhe se si pas humbjes elektorale të Trump në 2020, “egoja dhe dashuria për veten” e shtynë atë të braktiste betimin për të “mbrojtur Kushtetutën,” detyrimi më i lartë i një presidenti.

Gjenerali Stanley McChrystal, i cili revolucionarizoi Komandën e Përbashkët të Operacioneve Speciale, shkroi një artikull në *The New York Times* tre javë më parë, duke thënë se ai po voton për zëvendëspresidenten Kamala Harris për shkak të “karakterit të saj”. Edhe pse nuk e përmend Trump drejtpërdrejt, McChrystal më parë e ka quajtur atë “imoral” dhe “të pandershëm.”

Gjenerali Bill McRaven, i cili drejtoi operacionin për vrasjen e Osama bin Ladenit, shkroi në vitin 2020 një artikull për *The Washington Post*, ku tha: “Kur egoja presidenciale dhe vetë-ruajtja janë më të rëndësishme se siguria kombëtare – atëherë nuk mbetet asgjë për të ndaluar triumfin e së keqes.”

Në qershor të vitit 2020, ish-kryetari i Shefave të Përbashkët, Admirali Mike Mullen, shkroi në *The Atlantic* se ishte “i sëmurë” kur pa protestuesit paqësorë që u larguan me dhunë nga zona pranë Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave kundër vrasjes së George Floyd nga policia.

Është e vështirë të gjesh një president tjetër amerikan që ka fituar përçmimin e kaq shumë oficerëve të lartë. Kjo nuk do të thotë se Trump nuk ka disa mbështetës mes gjeneralëve të tij. Ndërsa ishte në detyrë, pesë herë më shumë oficerë ishin kritikë ndaj Trump sesa ata që e mbështetën.

Një nga mbështetësit e Trump është gjenerallejtënant Keith Kellogg, i cili ka qenë një këshilltar i ngushtë për sigurinë kombëtare dhe mbetet besnik ndaj Trump. Nëse Trump fiton zgjedhjet, ai mund të rikthehet në një rol të lartë.

Nëse Trump fiton zgjedhjet, ai nuk do të jetë komandant i përgjithshëm deri më 20 janar, kështu që nuk mund të urdhërojë ushtrinë të bëjë asgjë në ditën e zgjedhjeve, siç sugjeroi ai për Fox News. Por nëse ai fiton, si komandant i përgjithshëm, me një sekretar të mbrojtjes që i bindet, ai mund të urdhërojë Pentagonin të bëjë pothuajse gjithçka që dëshiron – diçka që, sipas oficerëve të lartë që shërbyen nën të, është një perspektivë shqetësuese.

The post Udhëheqësit ushtarakë që shërbyen nën Trump japin alarmin nëse ai fiton një presidencë të dytë appeared first on Sot News | Lajme.

Harris në rënie në sondazhe Trump ka përmbysur vrullin e garës**

By: ar jan
20 October 2024 at 10:56

Po zvogëlohet epërsia e Kamala Harris në sondazhe, të cilat tregojnë një ngërç disa ditë përpara ditës së zgjedhjeve. Sipas ekspertëve, këto do të jenë zgjedhjet më të kontestuara që nga koha e Bush kundër Gore.

Fushata e Donald Trump po merr sërish vrull. Nëse tërheqja e Joe Biden dhe entuziazmi i krijuar nga avancimi i Kamala Harris e kanë gjallëruar për javë të tëra bazën e Partisë Demokrate, tashmë efekti i ri i hyrjes së papritur të Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë duket se është zbehur tërësisht. Sondazhet e fundit tregojnë me qartësi gjithnjë e më të madhe një reduktim të pashmangshëm të distancës mes dy kandidatëve për president të SHBA-së. Një trend që në shtetet vendimtare të lëkundura përkthehet në një distancë mes sfidantëve kaq të ngushtë dhe brenda margjinës së gabimit, sa që nxit frikën se këto zgjedhje mund të jenë nga më të pasigurta në historinë amerikane.

**Kthimi i Trump**

Përfituesi i kësaj faze të paqartësisë zgjedhore është “Teflon Trump”, i cili, pasi ka mbijetuar ndaj dy përpjekjeve për atentat dhe pasojave të vazhdueshme nga deklaratat e tij provokuese, është treguar për herë të parë që nga 7 gushti si favorit për fitoren në garën presidenciale, sipas faqes së sondazheve FiveThirtyEight. Edhe në këtë rast, bëhet fjalë për një avantazh të vogël, 51% shanse për fitore kundrejt 49% të Harris, por është një shenjë e një ndryshimi të tendencës që mund të karakterizojë javët e fundit të fushatës.

“Përgatituni të hani gjelin e detit në kontenë Erie,” shaka, por jo plotësisht, bën strategu republikan Matt Gorman, duke iu referuar festës së nëntorit në SHBA dhe një prej kontenëve të Pensilvanisë që mund të vendosin fatin e votës në Keystone State dhe më gjerë. Këto do të jenë zgjedhjet më të pasigurta që nga ato të vitit 2000, shton Gorman, duke evokuar kujtimin e përplasjes së ashpër mes George W. Bush dhe Al Gore, ku Bush fitoi me 537 vota në Florida pas një beteje ligjore që shkoi deri në Gjykatën e Lartë.

Sipas një mesatareje të tetë sondazheve të analizuara nga faqja 270towin, në Pensilvani Harris ka një avantazh prej vetëm 0.3 pikësh përqindjeje ndaj kundërshtarit të saj, por situata nuk është më e mirë në shtetet e tjera të lëkundura. Në Arizona, Trump është përpara me 1.7%, në Georgia me 1.8%, në Karolinën e Veriut me 0.5% dhe në Wisconsin me 0.7%. Në Michigan dhe Nevada të dy kandidatët janë të barabartë.

Analistët këshillojnë që rëndësia e sondazheve të trajtohet me kujdes, duke marrë parasysh disa faktorë. Në vitet 2012 dhe 2020, sondazhet para votimit nënvlerësuan mbështetjen që u materializua në kutitë e votimit për Barack Obama dhe Joe Biden. Përveç kësaj, edhe në vitin 2016, sondazhet nuk parashikuan dot fitoren e Trump, dhe katër vite më parë ato nuk treguan se si Trump, edhe pse humbi ndaj Biden, u afrua më shumë se sa pritej me sfidantin e tij.

**Kamala, kemi një problem**

Në këtë pikë, pyetja është çfarë ka ndikuar në ftohjen e entuziazmit për Harris, e regjistruar si në shtetet e lëkundura ashtu edhe në nivel kombëtar. Për disa komentatorë politikë, përgjigja duhet kërkuar në ngjarjet e javëve të fundit. Uraganët që goditën juglindjen e Shteteve të Bashkuara i dhanë mundësi Trump-it të ushqejë një fushatë të dezinformimit kundër qeverisë. Përfshirja në fushatë e Elon Musk në favor të Trump ka mobilizuar një pjesë të elektoratit konservator, dhe për herë të parë në historinë e SHBA-së, Silicon Valley duket më afër republikanëve sesa demokratëve. Harris nuk ndihmohet as nga përkeqësimi i krizës në Lindjen e Mesme dhe pozicionet e saj të perceptuara si jo mjaftueshëm pro-izraelite.

Në sfond qëndron fakti se ish-prokurorja e Kalifornisë po kandidon, në të mirë dhe në të keq, në bazë të trashëgimisë së presidentit aktual dhe arritjeve të një administrate ku ajo ka qenë pjesë integrale. Megjithëse ka deklaruar se nuk është Biden dhe se në rast të një fitoreje mandati i saj nuk do të jetë një vazhdim i atij të presidentit aktual, votuesit ende nuk po perceptojnë një dallim të konsiderueshëm mes të dyve. Kjo pavarësisht një fushate mediatike që e çoi Harris deri në studiot e Fox News.

Këta janë disa nga faktorët, kryesisht të përkohshëm, që së bashku me një pakënaqësi të përgjithshme për gjendjen e ekonomisë amerikane – pavarësisht se po lavdërohet nga *The Economist* – ndihmojnë në shpjegimin e ngecjes së fushatës demokrate. Një aspekt jo i parëndësishëm ka të bëjë me ndryshimet e fundit në shoqërinë amerikane.

Siç dëshmohet nga zhvendosja e latinos drejt të djathtës në çështjen e imigracionit dhe tërheqja që agjenda e Trump ka ushtruar mbi një pjesë të komunitetit afro-amerikan, elektorati kryesor i partisë demokrate nuk është më ai i dikurshmi. Harris është padyshim e vetëdijshme për këto ndryshime, por ndoshta është po aq e vetëdijshme që, më shumë se kundër Trump, gara e saj është një garë e dëshpëruar kundër kohës.

The post Harris në rënie në sondazhe Trump ka përmbysur vrullin e garës** appeared first on Sot News | Lajme.

**Sulm i ri në territorin e Rusisë: Sulmohet një fabrikë e rëndësishme eksplozivësh, në shënjestër edhe Moska!**

By: ar jan
20 October 2024 at 10:47

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se tetë dronë ukrainas u shkatërruan mbi Nizhny Novgorod. Ukraina përdori dronë për të shënjestruar Moskën dhe një fabrikë ushtarake eksplozivësh në territorin rus gjatë natës, sipas raporteve të zyrtarëve dhe kanaleve ruse në Telegram të dielën.

Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 110 dronë ukrainas mbi Rusi, sipas ministrisë, përfshirë një mbi rajonin e Moskës, 43 mbi rajonin kufitar Kursk dhe 27 mbi rajonin jugperëndimor të Lipekut.

Kanali rus Telegram SHOT raportoi se dronët u përpoqën të sulmonin fabrikën shtetërore “Yakov Mikhailovich Sverdlov” në qytetin Dzerzhinsk, në rajonin e Nizhny Novgorod, rreth 400 km në lindje të Moskës. Kjo fabrikë është një nga prodhuesit më të mëdhenj të eksplozivëve, të përdorur nga forcat ruse në luftën që Moska nisi kundër Ukrainës në shkurt 2022, dhe është subjekt i sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Katër zjarrfikës pësuan lëndime të lehta nga shpërthimi i predhave gjatë një sulmi me dron në një zonë industriale në Dzerzhinsk, tha guvernatori rajonal, pa specifikuar objektivin e saktë të sulmit.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi në Telegram se tetë dronë ukrainas u shkatërruan mbi Nizhny Novgorod. Banorët raportuan shpërthime të forta dhe tym të bardhë në afërsi të një termocentrali, sipas SHOT.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, njoftoi në Telegram se mbeturinat e një droni ranë në rrethin Ramensky të rajonit të Moskës, por nuk pati të lënduar apo viktima.

Nuk ka pasur komente nga Ukraina në lidhje me këto sulme me dron. Kievi ka deklaruar shpesh se sulmet ajrore të tij synojnë infrastrukturën kritike për përpjekjet luftarake të Rusisë dhe janë një përgjigje ndaj sulmeve ajrore të vazhdueshme të Moskës kundër Ukrainës.

Zyrtarët rusë shpesh nuk zbulojnë shkallën e plotë të dëmeve të shkaktuara nga sulmet me dron, veçanërisht kur bëhet fjalë për infrastrukturën ushtarake, të transportit ose energjisë.

The post **Sulm i ri në territorin e Rusisë: Sulmohet një fabrikë e rëndësishme eksplozivësh, në shënjestër edhe Moska!** appeared first on Sot News | Lajme.

Inteligjencës amerikane i rrjedh informacioni që duhej ta dinin vetëm ‘pesë sytë’

By: ar jan
20 October 2024 at 10:33

Shtetet e Bashkuara po hetojnë një rrjedhje informacioni të inteligjencës shumë të klasifikuar amerikane në lidhje me planet e Izraelit për hakmarrje ndaj Iranit, sipas tre personave të njohur me këtë çështje.

Një nga personat e njohur konfirmoi vërtetësinë e dokumenteve. Rrjedhja është “thellësisht shqetësuese”, tha një zyrtar amerikan për CNN.

Dokumentet, të datës 15 dhe 16 tetor, filluan të qarkullojnë në internet të premten pasi u postuan në Telegram nga një llogari e quajtur “Middle East Spectator”.

Ato janë të shënuara tepër sekrete dhe kanë shenja që tregojnë se duhet të shihen vetëm nga SHBA dhe aleatët e saj “Pesë Sytë”, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ata përshkruajnë përgatitjet që Izraeli duket se po bën për një sulm kundër Iranit. Një nga dokumentet, i cili thotë se është përpiluar nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Gjeohapësinore, thotë se planet përfshijnë Izraelin që të lëvizë municionet përreth.

The post Inteligjencës amerikane i rrjedh informacioni që duhej ta dinin vetëm ‘pesë sytë’ appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 8 October 2024 Sot News | Lajme

Kolorado Çukarri, zorrë qorre e Zamo oligarkut

By: ar jan
8 October 2024 at 17:59

Prej kohësh një organizatë fantazëm kërkon me çdo kusht të mbyllë gojën e medieve duke  bërë deklarata kundër gazetës SOT. Njeriu që fshihet pas këtij organizmi është Zamo oligarku që i mban me serume reklamash spinofet mediatike që vlojnë në eterin mediatik dhe mbështetet  nga banda e Sandros dhe grupimit mediatik që është shndërruar edhe në një përbindësh oligarkik.

Këshilli i Merdave të Shqipërisë i udhëhequr nga Kolorado Çukarri ka marrë mbështetje të gjërë nga organizatat simotra të mbarë botës, të cilat janë të shqetësuara për shkeljen e të drejtave të Zamo Oligarkut i cili po grabit pronat e shqiptarëve me ndihmën e KM sonë shalëgjatë. Halli i madh i shoqatave të merdave ballkanike, europiane apo dhe botërore nuk qëndron në faktin e temave sensitive që gazeta SOT ngre për abuzimet e qeverisë në bashkëpunim me oligarkun Zamo, apo dhe Sandron me tufën e llapaqeëve mediatikë,  në raport me statuset e investitorëve strategjikë,  shqetësim i ngritur edhe nga përfaqësuesi i BE para disa ditësh, por te mërzitja e oligarkëve shqiptarë të cilët janë shndërruar në këpusha të pasurive publike të popullit shqiptar. KSHM, ( Merdave), merr përsipër të bëjë gjykatësin, një tagër që nuk e zotëron sipas ligjeve shqiptare (vepër penale), duke kërcënuar se raportet e tyre i marrin parasysh gjykatat shqiptare.

Kjo strukturë gjykate ilegale që kërcënon nëpërmjet vendimeve të një zhulbordi ka akseleruar kërcënimet e saj në shërbim të oligarkut Zamo se i paskemi prekur të drejtat këtij të fundit. Lind pyetja se kush ligj ja jep të drejtën kësaj zorre qorre të Zamos të marrë vendime për një media. A ka ndonjë status ligjor KM(erdave)SH nga ligjet shqiptare për të vendosur mbi cilësinë e shkrimeve apo vërtetësinë e tyre. Kush e autorizon këtë grupim pervers të mblidhet dhe të vendosë politikën editoriale të një medie, kur kushtetuta shqiptare ka caktuar organet e saj ligj zbatuese si prokuroritë e të gjitha shkallëve dhe gjykatat e të gjitha niveleve deri në Strasburg, të cilat marrin vendime të zbatueshme për këdo që ka bërë kondravajtje penale apo civile.

Agresiviteti i Kolorado Çukarrit si komandant i këtij apendiksi të bandës së Bregut të Gjelbër, e cila përbëhet nga oligarkët dhe lehësit e tyre, pjesë e kësaj shoqate, tregon qartë se ky vend ka rënë në thundrën e një autokracie oligarkike të cilët ushtrojnë presion nëpërmjet zorrave qorre të këtij niveli. Lufta që Zamo oligarku i ka hapur gazetës Sot në të gjitha nivelet mediatike, ku ju ka ushtruar presion të gjitha medieve televizive dhe online të mos publikojnë asnjë shkrim nga kjo gazetë, apo dhe mospublikimin e titujve të mëngjezit në televizionet tradicionale, duket se nuk njeh kufi të pushtimit që kjo autokraci oligarkike po i bën eterit mediatik,  ekonomik dhe politik të këtij vendi.

Duart e kësaj strukture mafioze janë shtrirë gjithandej, ku me reklama, ku me presion, apo duke krijuar përbindësha  të llojit KM(erdave)SH, të cilët kërcënojnë në grup me merdat ballkanikë apo europianë.  Të marrësh guzimin të denoncosh abuzivizmin, korrupsionin, grabitjen që po ju ndodh pasurive të shqiptarëve, të cilëve po i heqin llokmë pas llokme troje, koncencione, pseudoinvestime strategjike apo dhe më tej, është respekt ndaj vetes por dhe detyrë ndaj kombit tënd. Një strukturë që mbron medien duhet të merret me hallet e medieve jo të oligarkëve.

Është e qartë që “Vand Der Lybe” Kolorado Çukarri nuk është zjarrvënësi i raishtagut mediatik. Ai është një zhuls-lypsar i vogël që mbahet me kotheret  që e ushqen Raishtagu oligarkik që paska pushtuar edhe fushën mediatiket ë këtij vendi përvec pasurive publike. Me Zamo oligarkun  ne do shihemi në gjyq dhe në SPAK, provat për abuzimet e tij janë pafund. Përsa i përket KM(erdave)SH do shikojmë me kujdes deri ku kanë cënuar kushtetutën e Shqipërisë me vendimet e kësaj  organizatë kërcënuese që paska në dorë gjykatat shqiptare.

 

 

 

The post Kolorado Çukarri, zorrë qorre e Zamo oligarkut appeared first on Sot News | Lajme.

❌