Normal view

Rrethimi i dytë i Bllokut

By: ar jan
29 October 2024 at 23:12

Ilir Dako

22 shkurti i vitit 1991 mbahet si dita ku u rrethua Blloku komunist dhe u rrëzua monumenti i diktatorit Hoxha. Kush i ka jetuar ato ditë kujton me emocion përmbysjen e një sistemi gjakatar dhe sektar me shpresën e vetme se në portat e shqiptarëve po trokiste demokracia.

Më kujtohet ideja e rrethimit të bllokut, ku na ktheu mbrapsht Neritan Ceka nën pretendimin se do të ndodhte një gjakderdhje dhe do gjendeshim përballë luftës civile. Në fakt ajo ishte loja. Neritani ishte zjarrfikësi Sorge që bllokmenët e futën në mes shpirtrave të revoltuar, për të shuar zjarrin e ndezur të shqiptarëve të lodhur nga një diktaturë e gjatë.

Blloku shpëtoi, demokracia erdhi, por kontrollin e mori sërish Blloku. Në krye të opozitës erdhi një tjetër shërbyes i bindur i bllokut, Sali Berisha, i cili përmbushi përpikmërisht detyrat e bllokut, duke institucionalizuar një bllok të ri nën urdhrat e skemës katoviciane.

Për të mos bërë përsëritje se ç’ndodhi në 34 vite nga ajo ditë e famshme, e bukur dhe shpresëdhënëse e rrëzimit të bustit dhe rrethimit të bllokut, realiteti sotëm na përball me një bllok të ri.

Blloku i Bermudës, i cili ka instaluar një diktaturë të re politike, ekonomike, mediatike  dhe kriminale që ka grabitur pasuritë kombëtare, resorset, pronat dhe gjithçka duke i përqëndruar të gjitha në duart e një grupi kriminal që drejton shtetin. Blloku i sotëm është Sali Berisha, Ilir Meta dhe kryemafiozi Edi Rama. Këta të tre kanë krijuar bllokun e tyre duke uzurpuar pozitën dhe opozitën, duke ndarë së bashku çdo gjë që ka vlerë në ekonomi dhe politikë.

Megjithëse fshihen pas simboleve të partive përkatëse politike, realisht ata janë një, janë Blloku. Të gjithë i lidh besa me Ramiz Alinë. Trekëndëshin e Bermudës ilidhin fijet e përbashkëta të korrupsionit, fijet e përbashkëta të krimit, fijet e përbashkëta të oligarkisë, që grabisin çdo ditë pronat e shqiptarëve, pasuritë e tyre dhe e kanë shndërruar kombin shqiptar në në popull nomad me plaçkanë krahë rrugëve të botës.

Blloku i sipërpërmendur ka  rreth vetes një armatë kriminale që e përdor për interesat e saj, në mbledhje votash apo dhe presione kundërshtarëve të tyre politikë, në këmbim të tenderëve, pronave apo dhe faciliteteve që i krijon nëpërmjet strukturave shtetërorenë zhvillimin e qetë të aktivitetit të tyre kriminal. Blloku, që sot drejtohet nga kryegangsteri Edi Rama,  qenie pa ngjyrë, fe, karakter, kombësi apo moral, është shndërruar në një lubi interesash mafioze, ku krerët e tij kanë ngritur një sistem kleptokratik të frikshëm, në dispozicion të të cilit Blloku ka vënë administratën, shtetin, parlamentin dhe fal favore, koncencione deri dhe ligje.

Rasti Meta-Kryemadhi me oligarkun  Samir Mane për të cilin u vunë në dispozicion të gjithë, nga Edi Rama, Sali Berisha deri i gjithë parlamenti shqiptar, tregon qartazi kompaticitetin e tyre dhe bashkëpunimin si organizatë kriminale në dëm të interesave të kombit apo dhe të shtetit.

Bashkëpunimii Edi Ramës me Kryemadhin në rastin e fenomenit Shatku, është një rast tjetër skandaloz i fenomenit korruptiv të  ndërveprimit mafioz të trekëndëshit të Bermudës. Ky rast tregon se si funksionon kjo gangrenë mafioze për tu pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo aferë është një skemë tipike mafioze, ku gjarpërinjtë e të njëjtit lloj bëjnë luftë midis tyre.Monika ndihmoi Shatkun për të nxjerrë jashtë loje Bashkim Ulajn me ndihmën e gangrenës së bllokut, Edi Rama.

Blloku i sotëm është shumë herë më i sofistikuar nga Blloku enverist.

Atëherë kishim një parti që udhëhiqte dhe drejtonte shtetin me dorë të hekurt. Në fund të rregjimit shumica e bllokmenëve dolën bythëgrisur, pa pasuri, pa prona dhe më të varfër se kurrë, ndërkohë që në Bllokun bermudian kapteri më i thjeshtë kapardiset me disa shpi dhe makina luksoze.

Sot kemi tre parti që qeverisin me stil mafioz-kriminal. Edi Rama ka arritur ti bëjë bashkë dy brinjët e tjera të trekëndëshit bermudian duke ekzekutuar çdo alternativë tjetër rivale ne politikë, ekonomi, media dhe shoqata kriminale.

Në ekonomi loja kryesohet nga Samir Mane, i cili ka uzurpuar gjithçka nëpërmjet kryeministrit Rama, ndërkohë që pjesë e bllokut janë shndërruar dhe biznesmenë të oborrit si Bashkim Ulaj, Artan Dulaku, Aleksandër Frangaj, Salillari, Gjikuria, Olta Xhaçka-Atan Gaçe, humoristi Paja dhe shumë të tjerë të cilët përfitojnë favoret e Bllokut. Në media padyshim kemi në rresht mediaxhinjtë e tipit, Frangaj, Hoxha,Bollino, Baze, Dulaku, Ulaj, Theodhori Çami, Zen Berisha i përfaqësuar nga Qim Peka e shumë të tjerë të cilët janë përfitues ekskluzivë pronash, leje ndërtimi, tenderësh , koncencionesh, statuse investitorësh strategjikë etj benefite pushteti në këmbim të propagandës në shërbim të Bllokut.

Në fushën e krimit, Blloku ka një ushtri të armatosur kriminelësh që komandojnë në qytetet e tyre të qetë duke zhvilluar një aktivitet të dendur kriminal, nga droga, vrasjet deri te bizneset e mbështetura nga Blloku. Mjafton të dëgjosh bisedat telefonike mes tyre për të kuptuar gërshetimin midis Bllokut dhe krimit.

Blloku zotëron  vrasës me parti politike dhe deputetë, kemi grupime deputetësh që drejtohen nga kriminelë, kemi investitorë strategjikë, të cilët janë vrasës dhe drejtues të strukturave kriminale. Kemi një poilici të inkriminuar në thelb, të cilën Blloku ja ka vënë në dispozicion krimit ordiner, i cili emëron nga ministra deri në drejtorë të përgjithshëm.

Situata e sotme ka një ngjashmëri logjike në faktin që të dy blloqet u kalçifikuan dhe njëri ra si rezultat i rënies së Bllokut komunist, ndërsa tjetri është nën rrethim total nga një aleancë e re e krijuar nga amerikanët, të cilët duke ngritur strukturat e reja të drejtësisë synojnë asgjësimin e elementëve që komandojnë këtë Bllok të cilët në mënyrë simbolike njihen si Trekëndëshi i Bermudës, për të ndryshuar këtë elitë të qelbur politike.

Dy brinjët e këtij trekëndëshi aktualisht kanë marrë goditje vdkjeprurëse dhe e vetmja brinjë, e cila është dhe më e rrezikshmja, qëndron në pushtet me rrezikshmëri të skajshme pasi është një bombë me sahat jashtë kontrollit. Edi Rama është një nga kryeministrat më të korruptuar. Qeveria e tij është e gjitha nën akuzë për korrupsion, grabitje apo dhe organizime kriminale.

Blloku bermudian është i rrethuar. Kanë rënë dy “heronj” komandantë të tij, po ende nuk është asgjësuar. Aksioni i fundit ka nisur dhe punë ditësh do shikojmë sesi do i bien tullat një dhe nga një.

Rrethimi i dytë i Bllokut vazhdon…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Rrethimi i dytë i Bllokut appeared first on Sot News | Lajme.

Edi Rama në New York, 30 mijë dollarë për një ndeshje basketbolli, sa të paguhen 300 pensionistë për një muaj

By: ar jan
26 October 2024 at 23:25

Kryeministri Edi Rama është nisur në SHBA për një takim elektoral me përfaqësues të diasporës dhe simpatizantë socialistë në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas burimeve të gazetës Sot, Edi Rama ka marrë me vete një trupë të madhe patronazhistesh dhe funksionarë publikë, të cilët do mbushin sallën në qytetin e New Yorkut. Përveç ushtrisë së administratës kryeministri shqiptar ka marrë gjithë familjen e tij, bashkëshorta Linda, djali Zaho dhe vajza e Lindës, Rea. Vizita e kryeministrit shqiptar në New York dallohet për shpenzimet marramendëse të kryeministrit shqiptar, të cilat janë të ekzagjeruara, por dhe enigmatike përsa i përket sponsorëve që fshihen pas këtij financimi kolosal. Vetëm ndeshja e basketbollit ku Edi Rama ka qenë prezent me djalin dhe vajzën e Lindës bileta kushtonte 10 mijë Dollarë, gjë e papranueshme për një pushtetar shqiptar, që konvertohet në një vit rrogë.

Megjithëse në Shqipëri kanë plasur skandale për pasuritë e qeveritarëve shqiptarë, siç është dhe rasti i çiftit Kryemadhi-Meta, të cilët janë nën hetim për pastrim parash, Kryeministri shqiptar rrezaton siguri në shpenzimet e tij prej miliona eurosh me këtë takim në SHBA. Përpos kësaj takimet elektorale të tij nuk kanë pse paguhen nga tatimpagusit shqiptarë si shpenzime qeveritare. Pafyshim që duhet të jetë Spak struktura hetuese për këtë fenomen, por është ulëritës fakti që një pensionist me 100 dollarë pension ndërkohë që KM shqiptar harxhon në një natë 30 mijë dollarë sa pensioni mujor i 300 pensionistëve.

 

The post Edi Rama në New York, 30 mijë dollarë për një ndeshje basketbolli, sa të paguhen 300 pensionistë për një muaj appeared first on Sot News | Lajme.

Kundërshtoi policinë, arrestohet Elidon Kotorri në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje të trefishtë

By: ar jan
20 October 2024 at 11:39

 

Një personazh i njohur i botës së krimit, Elidon Kotorri është arrestuar në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Ai ka rënë në pranga për kundërshtim të punonjësve të policisë, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Kotorri kishte pasur një konflikt me një person tjetër dhe në momentin që efektivët kanë mbërritur në vendngjarje për ta shoqëruar në komisariat ai i ka kundërshtuar.

Kotorri, 49 vjeç, është një personazh jo pak i njohur në botën e krimit. Në vitin 2000 ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit. Por, ai sot është i lirë pasi çështja ndaj ti u rihap në 2015-ën nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut.

Kjo e fundit gjeti shkelje në proces duke e rikthyer për gjykim. Shkalla e parë në Tiranë pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite, nga të cilat Kotorri ka kryer rreth 20, ndërsa ka përfituar edhe ulje. Nga hetimet rezultoi se Kotorri e kreu vrasjen për hakmarrje, pasi Andi Hasani në vitin 1998 kishte vrarë mikun e tij Elton Zajmi.

Ndërkohë, Kotorri ka qenë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës në janar 2023 në kuadër të aksioni për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në kundërshtim me ligjin që u shtri në disa qytete. Shumë personazhe të botës së krimit qenë vënë në hetim nga Policia, mes tyre edhe Kotorri.

The post Kundërshtoi policinë, arrestohet Elidon Kotorri në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje të trefishtë appeared first on Sot News | Lajme.

Izraeli autorizohet ti përgjigjet me të njëjtën monedhë Iranit, Khamenei do të jetë objektivi i radhës

By: ar jan
20 October 2024 at 11:13

Pavarësisht përpjekjeve të atyre që thërrasin për një “de-përshkallëzim” mitik (dhe në këtë pikë shumë të pamundur) – dhe madje kërkojnë që kjo të bëhet vetëm nga Jerusalemi – ishte përsëri Teherani që, me bashkëpunimin operacional të Hezbollahut, ngriti në mënyrë dramatike nivelin e konfliktit. Këtë e bëri në mënyrë krejtësisht provokuese: me një përpjekje për të vrarë drejtpërdrejt kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Netanyahu zakonisht e kalon të shtunën në një rezidencë private në qytetin bregdetar të Cesareas. Pikërisht kjo banesë u godit dje nga një dron shpërthyes i lëshuar nga Hezbollah nga territori libanez. Megjithatë, as Netanyahu as gruaja e tij nuk ishin në vend në atë moment, prandaj nuk pati të lënduar dhe atentati dështoi spektakolarisht. Por, është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje detajeve, të cilat janë shumë domethënëse dhe e bëjnë ditën e djeshme një moment që mund të jetë nxitja e një faze të re të zjarrtë të luftës, ndoshta deri te përplasja finale midis Jerusalemit dhe regjimit të Teheranit.

The post Izraeli autorizohet ti përgjigjet me të njëjtën monedhë Iranit, Khamenei do të jetë objektivi i radhës appeared first on Sot News | Lajme.

Udhëheqësit ushtarakë që shërbyen nën Trump japin alarmin nëse ai fiton një presidencë të dytë

By: ar jan
20 October 2024 at 11:04

Sugjerimi i ish-presidentit Donald Trump se ushtria amerikane duhet të përdoret për t’u marrë me “armikun nga brenda” në ditën e zgjedhjeve ka ringjallur shqetësimet rreth asaj që ai mund t’u kërkojë forcave amerikane të bëjnë nëse fiton një mandat të dytë si komandant i përgjithshëm. Dhe janë udhëheqësit e lartë ushtarakë që shërbyen nën të ata që kanë dhënë më qartë alarmin për Trump.

Ish-kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjeneral Mark Milley, i tha Bob Woodward në librin e tij të ri “Lufta”hkruan  se ish-presidenti “është personi më i rrezikshëm për këtë vend… Një fashist deri në palcë.”

Të enjten, në podkastin *The Bulwark*, Woodward tha se gjenerali Jim Mattis, ish-sekretari i mbrojtjes nën Trump, i kishte dërguar një email për t’i thënë se ishte dakord me vlerësimin e Milley. Në podcast, Woodward tha se shtysa e Mattis për të shkruar për Trump ishte: “Le të sigurohemi që të mos përpiqemi të minimizojmë kërcënimin, sepse kërcënimi është i lartë.”

Trump ka pasur prej kohësh një magjepsje djaloshare me ushtrinë, duke idhulluar gjeneralët e Luftës së Dytë Botërore, George Patton dhe Douglas MacArthur. Si adoleshent, ai kënaqej me qëndrimin e tij në një shkollë me konvikt të stilit ushtarak në Nju Jork. Megjithatë, pavarësisht kësaj magjepsjeje, Trump mori disa shtyrje për të shmangur shërbimin në Luftën e Vietnamit.

Kur u bë president, Trump plotësoi kabinetin e tij me gjeneralë të lartë. Ai emëroi Mattis, një gjeneral në pension me katër yje, në krye të Pentagonit; shefi i tij i stafit, John Kelly, ishte një tjetër gjeneral në pension me katër yje. Dy nga këshilltarët e tij për sigurinë kombëtare ishin gjithashtu gjeneralë: Michael Flynn dhe H. R. McMaster.

Trump e dashuronte madhështinë dhe ceremonitë ushtarake, dhe loboi për një paradë të madhe të stilit të Kremlinit në Washington, DC, ndërsa ishte në detyrë. Në fund, parada nuk ndodhi.

Pavarësisht marrëdhënieve të Trump me ushtrinë, shumë gjeneralë dhe admiralë të lartë në pension nuk e kanë dashur atë. Disa madje mendojnë se ish-presidenti është “armiku i vërtetë brenda”. Duke u kthyer katër vjet më parë, Mattis dha një deklaratë për revistën *The Atlantic*, duke thënë: “Donald Trump është presidenti i parë në jetën time që nuk përpiqet të bashkojë popullin amerikan – as nuk pretendon ta bëjë. Në vend të kësaj, ai përpiqet të na ndajë.”

Në mënyrë të ngjashme, Kelly i tha Jake Tapper të CNN vitin e kaluar se Trump është “një person që nuk ka asgjë tjetër veçse përbuzje për institucionet tona demokratike, Kushtetutën tonë dhe sundimin e ligjit.”

Në librin e tij, *Në luftë me veten*, McMaster, kujton kohën kur punonte në Shtëpinë e Bardhë dhe se si pas humbjes elektorale të Trump në 2020, “egoja dhe dashuria për veten” e shtynë atë të braktiste betimin për të “mbrojtur Kushtetutën,” detyrimi më i lartë i një presidenti.

Gjenerali Stanley McChrystal, i cili revolucionarizoi Komandën e Përbashkët të Operacioneve Speciale, shkroi një artikull në *The New York Times* tre javë më parë, duke thënë se ai po voton për zëvendëspresidenten Kamala Harris për shkak të “karakterit të saj”. Edhe pse nuk e përmend Trump drejtpërdrejt, McChrystal më parë e ka quajtur atë “imoral” dhe “të pandershëm.”

Gjenerali Bill McRaven, i cili drejtoi operacionin për vrasjen e Osama bin Ladenit, shkroi në vitin 2020 një artikull për *The Washington Post*, ku tha: “Kur egoja presidenciale dhe vetë-ruajtja janë më të rëndësishme se siguria kombëtare – atëherë nuk mbetet asgjë për të ndaluar triumfin e së keqes.”

Në qershor të vitit 2020, ish-kryetari i Shefave të Përbashkët, Admirali Mike Mullen, shkroi në *The Atlantic* se ishte “i sëmurë” kur pa protestuesit paqësorë që u larguan me dhunë nga zona pranë Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave kundër vrasjes së George Floyd nga policia.

Është e vështirë të gjesh një president tjetër amerikan që ka fituar përçmimin e kaq shumë oficerëve të lartë. Kjo nuk do të thotë se Trump nuk ka disa mbështetës mes gjeneralëve të tij. Ndërsa ishte në detyrë, pesë herë më shumë oficerë ishin kritikë ndaj Trump sesa ata që e mbështetën.

Një nga mbështetësit e Trump është gjenerallejtënant Keith Kellogg, i cili ka qenë një këshilltar i ngushtë për sigurinë kombëtare dhe mbetet besnik ndaj Trump. Nëse Trump fiton zgjedhjet, ai mund të rikthehet në një rol të lartë.

Nëse Trump fiton zgjedhjet, ai nuk do të jetë komandant i përgjithshëm deri më 20 janar, kështu që nuk mund të urdhërojë ushtrinë të bëjë asgjë në ditën e zgjedhjeve, siç sugjeroi ai për Fox News. Por nëse ai fiton, si komandant i përgjithshëm, me një sekretar të mbrojtjes që i bindet, ai mund të urdhërojë Pentagonin të bëjë pothuajse gjithçka që dëshiron – diçka që, sipas oficerëve të lartë që shërbyen nën të, është një perspektivë shqetësuese.

The post Udhëheqësit ushtarakë që shërbyen nën Trump japin alarmin nëse ai fiton një presidencë të dytë appeared first on Sot News | Lajme.

Harris në rënie në sondazhe Trump ka përmbysur vrullin e garës**

By: ar jan
20 October 2024 at 10:56

Po zvogëlohet epërsia e Kamala Harris në sondazhe, të cilat tregojnë një ngërç disa ditë përpara ditës së zgjedhjeve. Sipas ekspertëve, këto do të jenë zgjedhjet më të kontestuara që nga koha e Bush kundër Gore.

Fushata e Donald Trump po merr sërish vrull. Nëse tërheqja e Joe Biden dhe entuziazmi i krijuar nga avancimi i Kamala Harris e kanë gjallëruar për javë të tëra bazën e Partisë Demokrate, tashmë efekti i ri i hyrjes së papritur të Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë duket se është zbehur tërësisht. Sondazhet e fundit tregojnë me qartësi gjithnjë e më të madhe një reduktim të pashmangshëm të distancës mes dy kandidatëve për president të SHBA-së. Një trend që në shtetet vendimtare të lëkundura përkthehet në një distancë mes sfidantëve kaq të ngushtë dhe brenda margjinës së gabimit, sa që nxit frikën se këto zgjedhje mund të jenë nga më të pasigurta në historinë amerikane.

**Kthimi i Trump**

Përfituesi i kësaj faze të paqartësisë zgjedhore është “Teflon Trump”, i cili, pasi ka mbijetuar ndaj dy përpjekjeve për atentat dhe pasojave të vazhdueshme nga deklaratat e tij provokuese, është treguar për herë të parë që nga 7 gushti si favorit për fitoren në garën presidenciale, sipas faqes së sondazheve FiveThirtyEight. Edhe në këtë rast, bëhet fjalë për një avantazh të vogël, 51% shanse për fitore kundrejt 49% të Harris, por është një shenjë e një ndryshimi të tendencës që mund të karakterizojë javët e fundit të fushatës.

“Përgatituni të hani gjelin e detit në kontenë Erie,” shaka, por jo plotësisht, bën strategu republikan Matt Gorman, duke iu referuar festës së nëntorit në SHBA dhe një prej kontenëve të Pensilvanisë që mund të vendosin fatin e votës në Keystone State dhe më gjerë. Këto do të jenë zgjedhjet më të pasigurta që nga ato të vitit 2000, shton Gorman, duke evokuar kujtimin e përplasjes së ashpër mes George W. Bush dhe Al Gore, ku Bush fitoi me 537 vota në Florida pas një beteje ligjore që shkoi deri në Gjykatën e Lartë.

Sipas një mesatareje të tetë sondazheve të analizuara nga faqja 270towin, në Pensilvani Harris ka një avantazh prej vetëm 0.3 pikësh përqindjeje ndaj kundërshtarit të saj, por situata nuk është më e mirë në shtetet e tjera të lëkundura. Në Arizona, Trump është përpara me 1.7%, në Georgia me 1.8%, në Karolinën e Veriut me 0.5% dhe në Wisconsin me 0.7%. Në Michigan dhe Nevada të dy kandidatët janë të barabartë.

Analistët këshillojnë që rëndësia e sondazheve të trajtohet me kujdes, duke marrë parasysh disa faktorë. Në vitet 2012 dhe 2020, sondazhet para votimit nënvlerësuan mbështetjen që u materializua në kutitë e votimit për Barack Obama dhe Joe Biden. Përveç kësaj, edhe në vitin 2016, sondazhet nuk parashikuan dot fitoren e Trump, dhe katër vite më parë ato nuk treguan se si Trump, edhe pse humbi ndaj Biden, u afrua më shumë se sa pritej me sfidantin e tij.

**Kamala, kemi një problem**

Në këtë pikë, pyetja është çfarë ka ndikuar në ftohjen e entuziazmit për Harris, e regjistruar si në shtetet e lëkundura ashtu edhe në nivel kombëtar. Për disa komentatorë politikë, përgjigja duhet kërkuar në ngjarjet e javëve të fundit. Uraganët që goditën juglindjen e Shteteve të Bashkuara i dhanë mundësi Trump-it të ushqejë një fushatë të dezinformimit kundër qeverisë. Përfshirja në fushatë e Elon Musk në favor të Trump ka mobilizuar një pjesë të elektoratit konservator, dhe për herë të parë në historinë e SHBA-së, Silicon Valley duket më afër republikanëve sesa demokratëve. Harris nuk ndihmohet as nga përkeqësimi i krizës në Lindjen e Mesme dhe pozicionet e saj të perceptuara si jo mjaftueshëm pro-izraelite.

Në sfond qëndron fakti se ish-prokurorja e Kalifornisë po kandidon, në të mirë dhe në të keq, në bazë të trashëgimisë së presidentit aktual dhe arritjeve të një administrate ku ajo ka qenë pjesë integrale. Megjithëse ka deklaruar se nuk është Biden dhe se në rast të një fitoreje mandati i saj nuk do të jetë një vazhdim i atij të presidentit aktual, votuesit ende nuk po perceptojnë një dallim të konsiderueshëm mes të dyve. Kjo pavarësisht një fushate mediatike që e çoi Harris deri në studiot e Fox News.

Këta janë disa nga faktorët, kryesisht të përkohshëm, që së bashku me një pakënaqësi të përgjithshme për gjendjen e ekonomisë amerikane – pavarësisht se po lavdërohet nga *The Economist* – ndihmojnë në shpjegimin e ngecjes së fushatës demokrate. Një aspekt jo i parëndësishëm ka të bëjë me ndryshimet e fundit në shoqërinë amerikane.

Siç dëshmohet nga zhvendosja e latinos drejt të djathtës në çështjen e imigracionit dhe tërheqja që agjenda e Trump ka ushtruar mbi një pjesë të komunitetit afro-amerikan, elektorati kryesor i partisë demokrate nuk është më ai i dikurshmi. Harris është padyshim e vetëdijshme për këto ndryshime, por ndoshta është po aq e vetëdijshme që, më shumë se kundër Trump, gara e saj është një garë e dëshpëruar kundër kohës.

The post Harris në rënie në sondazhe Trump ka përmbysur vrullin e garës** appeared first on Sot News | Lajme.

**Sulm i ri në territorin e Rusisë: Sulmohet një fabrikë e rëndësishme eksplozivësh, në shënjestër edhe Moska!**

By: ar jan
20 October 2024 at 10:47

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se tetë dronë ukrainas u shkatërruan mbi Nizhny Novgorod. Ukraina përdori dronë për të shënjestruar Moskën dhe një fabrikë ushtarake eksplozivësh në territorin rus gjatë natës, sipas raporteve të zyrtarëve dhe kanaleve ruse në Telegram të dielën.

Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 110 dronë ukrainas mbi Rusi, sipas ministrisë, përfshirë një mbi rajonin e Moskës, 43 mbi rajonin kufitar Kursk dhe 27 mbi rajonin jugperëndimor të Lipekut.

Kanali rus Telegram SHOT raportoi se dronët u përpoqën të sulmonin fabrikën shtetërore “Yakov Mikhailovich Sverdlov” në qytetin Dzerzhinsk, në rajonin e Nizhny Novgorod, rreth 400 km në lindje të Moskës. Kjo fabrikë është një nga prodhuesit më të mëdhenj të eksplozivëve, të përdorur nga forcat ruse në luftën që Moska nisi kundër Ukrainës në shkurt 2022, dhe është subjekt i sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Katër zjarrfikës pësuan lëndime të lehta nga shpërthimi i predhave gjatë një sulmi me dron në një zonë industriale në Dzerzhinsk, tha guvernatori rajonal, pa specifikuar objektivin e saktë të sulmit.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi në Telegram se tetë dronë ukrainas u shkatërruan mbi Nizhny Novgorod. Banorët raportuan shpërthime të forta dhe tym të bardhë në afërsi të një termocentrali, sipas SHOT.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, njoftoi në Telegram se mbeturinat e një droni ranë në rrethin Ramensky të rajonit të Moskës, por nuk pati të lënduar apo viktima.

Nuk ka pasur komente nga Ukraina në lidhje me këto sulme me dron. Kievi ka deklaruar shpesh se sulmet ajrore të tij synojnë infrastrukturën kritike për përpjekjet luftarake të Rusisë dhe janë një përgjigje ndaj sulmeve ajrore të vazhdueshme të Moskës kundër Ukrainës.

Zyrtarët rusë shpesh nuk zbulojnë shkallën e plotë të dëmeve të shkaktuara nga sulmet me dron, veçanërisht kur bëhet fjalë për infrastrukturën ushtarake, të transportit ose energjisë.

The post **Sulm i ri në territorin e Rusisë: Sulmohet një fabrikë e rëndësishme eksplozivësh, në shënjestër edhe Moska!** appeared first on Sot News | Lajme.

Inteligjencës amerikane i rrjedh informacioni që duhej ta dinin vetëm ‘pesë sytë’

By: ar jan
20 October 2024 at 10:33

Shtetet e Bashkuara po hetojnë një rrjedhje informacioni të inteligjencës shumë të klasifikuar amerikane në lidhje me planet e Izraelit për hakmarrje ndaj Iranit, sipas tre personave të njohur me këtë çështje.

Një nga personat e njohur konfirmoi vërtetësinë e dokumenteve. Rrjedhja është “thellësisht shqetësuese”, tha një zyrtar amerikan për CNN.

Dokumentet, të datës 15 dhe 16 tetor, filluan të qarkullojnë në internet të premten pasi u postuan në Telegram nga një llogari e quajtur “Middle East Spectator”.

Ato janë të shënuara tepër sekrete dhe kanë shenja që tregojnë se duhet të shihen vetëm nga SHBA dhe aleatët e saj “Pesë Sytë”, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ata përshkruajnë përgatitjet që Izraeli duket se po bën për një sulm kundër Iranit. Një nga dokumentet, i cili thotë se është përpiluar nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Gjeohapësinore, thotë se planet përfshijnë Izraelin që të lëvizë municionet përreth.

The post Inteligjencës amerikane i rrjedh informacioni që duhej ta dinin vetëm ‘pesë sytë’ appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 8 October 2024 Sot News | Lajme

Kolorado Çukarri, zorrë qorre e Zamo oligarkut

By: ar jan
8 October 2024 at 17:59

Prej kohësh një organizatë fantazëm kërkon me çdo kusht të mbyllë gojën e medieve duke  bërë deklarata kundër gazetës SOT. Njeriu që fshihet pas këtij organizmi është Zamo oligarku që i mban me serume reklamash spinofet mediatike që vlojnë në eterin mediatik dhe mbështetet  nga banda e Sandros dhe grupimit mediatik që është shndërruar edhe në një përbindësh oligarkik.

Këshilli i Merdave të Shqipërisë i udhëhequr nga Kolorado Çukarri ka marrë mbështetje të gjërë nga organizatat simotra të mbarë botës, të cilat janë të shqetësuara për shkeljen e të drejtave të Zamo Oligarkut i cili po grabit pronat e shqiptarëve me ndihmën e KM sonë shalëgjatë. Halli i madh i shoqatave të merdave ballkanike, europiane apo dhe botërore nuk qëndron në faktin e temave sensitive që gazeta SOT ngre për abuzimet e qeverisë në bashkëpunim me oligarkun Zamo, apo dhe Sandron me tufën e llapaqeëve mediatikë,  në raport me statuset e investitorëve strategjikë,  shqetësim i ngritur edhe nga përfaqësuesi i BE para disa ditësh, por te mërzitja e oligarkëve shqiptarë të cilët janë shndërruar në këpusha të pasurive publike të popullit shqiptar. KSHM, ( Merdave), merr përsipër të bëjë gjykatësin, një tagër që nuk e zotëron sipas ligjeve shqiptare (vepër penale), duke kërcënuar se raportet e tyre i marrin parasysh gjykatat shqiptare.

Kjo strukturë gjykate ilegale që kërcënon nëpërmjet vendimeve të një zhulbordi ka akseleruar kërcënimet e saj në shërbim të oligarkut Zamo se i paskemi prekur të drejtat këtij të fundit. Lind pyetja se kush ligj ja jep të drejtën kësaj zorre qorre të Zamos të marrë vendime për një media. A ka ndonjë status ligjor KM(erdave)SH nga ligjet shqiptare për të vendosur mbi cilësinë e shkrimeve apo vërtetësinë e tyre. Kush e autorizon këtë grupim pervers të mblidhet dhe të vendosë politikën editoriale të një medie, kur kushtetuta shqiptare ka caktuar organet e saj ligj zbatuese si prokuroritë e të gjitha shkallëve dhe gjykatat e të gjitha niveleve deri në Strasburg, të cilat marrin vendime të zbatueshme për këdo që ka bërë kondravajtje penale apo civile.

Agresiviteti i Kolorado Çukarrit si komandant i këtij apendiksi të bandës së Bregut të Gjelbër, e cila përbëhet nga oligarkët dhe lehësit e tyre, pjesë e kësaj shoqate, tregon qartë se ky vend ka rënë në thundrën e një autokracie oligarkike të cilët ushtrojnë presion nëpërmjet zorrave qorre të këtij niveli. Lufta që Zamo oligarku i ka hapur gazetës Sot në të gjitha nivelet mediatike, ku ju ka ushtruar presion të gjitha medieve televizive dhe online të mos publikojnë asnjë shkrim nga kjo gazetë, apo dhe mospublikimin e titujve të mëngjezit në televizionet tradicionale, duket se nuk njeh kufi të pushtimit që kjo autokraci oligarkike po i bën eterit mediatik,  ekonomik dhe politik të këtij vendi.

Duart e kësaj strukture mafioze janë shtrirë gjithandej, ku me reklama, ku me presion, apo duke krijuar përbindësha  të llojit KM(erdave)SH, të cilët kërcënojnë në grup me merdat ballkanikë apo europianë.  Të marrësh guzimin të denoncosh abuzivizmin, korrupsionin, grabitjen që po ju ndodh pasurive të shqiptarëve, të cilëve po i heqin llokmë pas llokme troje, koncencione, pseudoinvestime strategjike apo dhe më tej, është respekt ndaj vetes por dhe detyrë ndaj kombit tënd. Një strukturë që mbron medien duhet të merret me hallet e medieve jo të oligarkëve.

Është e qartë që “Vand Der Lybe” Kolorado Çukarri nuk është zjarrvënësi i raishtagut mediatik. Ai është një zhuls-lypsar i vogël që mbahet me kotheret  që e ushqen Raishtagu oligarkik që paska pushtuar edhe fushën mediatiket ë këtij vendi përvec pasurive publike. Me Zamo oligarkun  ne do shihemi në gjyq dhe në SPAK, provat për abuzimet e tij janë pafund. Përsa i përket KM(erdave)SH do shikojmë me kujdes deri ku kanë cënuar kushtetutën e Shqipërisë me vendimet e kësaj  organizatë kërcënuese që paska në dorë gjykatat shqiptare.

 

 

 

The post Kolorado Çukarri, zorrë qorre e Zamo oligarkut appeared first on Sot News | Lajme.

❌