Normal view

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

1 July 2025 at 18:43

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit.

Një 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

Në një prononcim për mediat nëna e vajzës rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe kishte shkuar tek fqinji pasi ishte përdhunuar nga babai.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare, por nuk ishte në dijeni.

Ndërkohë 30- vjeçarja në këtë situatë të rëndë, ka mbetur mes 4 rrugëve. Ajo është nëna e 7 fëmijëve dhe nuk ka asnjë të ardhur financiare, pasi bashkëshorti ishte personi i vetëm që punonte në familje. Mes lotësh apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.

12-vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj dhe ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Babai i të miturës ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën, por sipas tij ka ndodhur vetëm një herë.

 

The post Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër appeared first on Euronews Albania.

“Ervis Martinajn s’e njoh, as Malkon”- Dëshmon në gjyq babai i vëllezërve Duka

By: fra nc
1 July 2025 at 12:12

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të martë seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe Erlis Dukës, të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Të martën para gjykatës u paraqit për të dëshmuar babai i tyre, Muhamet Duka.

“Kam lidhje miqësore me dy nga të pandehurit, disa nga të pandehurit e tjerë kam lidhje gjaku. Pranoj të dëshmoj para gjykatës,” deklaroi Duka në nisje të dëshmisë së tij.

69-vjeçari shtoi: “Nuk di që djemtë e mi të kenë patur konflikte me Santiago Malkon. As me Ervis Martinaj s’di të kenë patur konflikt.”

Babai i të pandehurve tha se nuk e njihte Ervis Martinaj dhe nuk ishte në dijeni të konflikteve që djemtë e tij mund të kishin me të.

“Nuk kam patur konflikt personal me Santiago Malkon. Leonard dhe Erlis Duka nuk kanë patur konflikt me Santiago Malkon. Ervis Martinajn nuk e njoh. Me këto shtetas djemtë e mi në dijeninë time s’kanë pasur asnjë konflikt,” tha ai.

Pyetjes së prokurorit Behar Dibra, Duka iu përgjigj:

“Aleksandër Maxhaku është i njohur për mua, është nipi im nga motra. Shkurt e thërrasin ‘Leks’, ‘Aleks’, varet. Kam 6 vjet pa e takuar, shumë ka. Nuk kam takuar ta takoj, nuk di asgjë ku ndodhet. Dritan Agaj është i njohur për mua. Njeri i njohur për ne. Një mbesa jonë e ka për burrë atë. E kemi tonin deri diku. Dritanin e kam parë me djemtë e mi, i shihja si çuna. Oltion Loga…

Nuk më kanë sjellë ndonjëherë shqetësime. Me shokët e çunave nuk jam ulur ndonjëherë. Nuk jam lënduar asnjëherë nga askush, gjysmën fjalë nuk më kanë thënë. Gëzim Mumajesin dhe Rivelino Mumajesin nuk i njoh. Aktiviteti i djalit me lloto i mirë ka qenë, tatimet i paguante, kështu e di unë. Me djalin rrija shumë rrallë, kisha punët e mia. Ervis Martinajn e kam dëgjuar si emër në media. Nuk e kam parë me djalin tim. Santiago Malkon e kam dëgjuar në media.”

Seanca e radhës është caktuar për më 9 korrik, ora 10:00, ku SPAK pritet të japë pretencën për të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Oltion Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni dhe Dritan Aga.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ervis Martinajn s’e njoh, as Malkon”- Dëshmon në gjyq babai i vëllezërve Duka appeared first on Euronews Albania.

❌