U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
Tre shqiptar të shumëkërkuar të arrestuar në Dubai pritet të sillen në Shqipëri.
Sipas njoftimit të policisë pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, Ervis Daka, Maksim Koçi të cilët njihen si pjesëtarë të organizatave kriminale
“Policia shqiptare Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale: A. Xh. alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;
E.D., i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;
M.K., i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Jep lekët, se ta punësoj djalin inspektor”- SPAK mbyll hetimet për Dritan Lleshin
- Do hynte në Shqipëri me dokumente false pasi ishte në kërkim, arrestohet 25-vjeçari
The post U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar appeared first on Euronews Albania.