Normal view

Fshihte armë dhe municione në një ndërtesë, procedohet i lirë pronari në Vlorë

18 June 2025 at 10:52

Policia e Vlorës, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme, kanë ushtruar kontrolle në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Gjatë kontrolli në një ndërtesë të vjetër të pabanuar, policia ka gjetur të murosura disa armë dhe municion luftarak.  Nga verifikimet rezultoi se ndërtesa ku u gjetën armët dhe municioni është në pronësi të shtetasit me iniciale Gj. K., 67 vjeç, i cili për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore, është proceduar në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 armë zjarri automatike, 12 granata difensive pa ndezës, 14 ndezës granatash të mbështjellë me letër dhe rreth 2200 fishekë luftarak.

Armët e zjarrit dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fshihte armë dhe municione në një ndërtesë, procedohet i lirë pronari në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

❌