Normal view

Targat e vjedhura të një oficeri policie, detaje të reja nga atentati në Vlorë

14 January 2025 at 12:33

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku një ditë më parë në Vlorë. Policia ka zbuluar se viktima ka qenë në Tiranë para se të nisej për në Vlorë.

Ai ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij për në Vlorë.

Mësohet se viktima ka një familjar të tij në qytetin e Vlorës (vjehrrin), por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar në Vlorë.

Ndërkohë, targat e automjet rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë po në qytetin e Vlorës. Targat i përkasin një oficeri policie. Për makinën ende po hetohet ku është vjedhur.

The post Targat e vjedhura të një oficeri policie, detaje të reja nga atentati në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen në polici disa persona

14 January 2025 at 09:41

Një ngjarje e rëndë ndodhur mbrëmjen e të hënës ku Kristian Marku, 30 vjeç nga Rrësheni u ekzekutua në një atentat me armë zjarri brenda automjetit teksa udhëtonte në autostradën Vlorë-Fier.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës, ku drejt automjetit me të cilin udhëtonte viktima është qëlluar me breshëri automatiku duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas informacioneve disa persona dyshohet se janë pyetur në polici rreth ngjarjes. Ata janë kryesisht persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes, personi që lajmëroi policinë mbi makinën dhe trupin, drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident.

Ndërsa 4 persona nga Rrësheni janë shoqëruar në polici. Ata janë kryesisht familjarë të viktimës të cilët janë pyetur rreth të shkuarës së tij dhe gjithashtu ngjarjeve në Rrëshen dhe konflikteve që kanë pasur. Nuk raportohet të kenë dhënë ndonjë detaj që mund të ndihmojë policinë në zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

Ndërkohë kortezhi mortor i Kritian Marku, në orët e para te mëngjesit u nis nga Morgu i Vlorës në drejtim te Rëshenit. Dhjetëra automjete kanë shoqëruar kortezhin dhe makinën funerale ku gjendej trupi i Markut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen në polici disa persona appeared first on Euronews Albania.

❌