Telefonata 30-minutëshe mes Biden e Netanyah-ut, ja çfarë i premtoi SHBA
Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar një telefonatë 30-minutëshe, që besohet të jetë kontakti i tyre i parë që nga gushti, ku diskutuan mbi hakmarrjen e synuar të Izraelit pas sulmit raketor të Iranit javën e kaluar.
Shtëpia e Bardhë e përshkroi dialogun si “të drejtpërdrejtë” dhe “produktiv”, duke theksuar se Biden dhe Netanyahu ranë dakord të qëndronin në “kontakt të ngushtë” në ditët në vijim me Izraelin.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, njoftoi se sulmi i tij ndaj Iranit do të ishte “vdekjeprurës, i saktë dhe mbi të gjitha befasues”. Kjo e bën të qartë se Izraeli është i vendosur për të reaguar ndaj kërcënimeve nga Teherani.
Ofensiva e Izraelit kundër Hezbollahut ka nxitur optimizëm në radhët izraelite.
Megjithatë, ndonëse sulmi në Gaza ka rezultuar në vdekjen e mbi 42,000 njerëzve, shumica civilë, Netanyahu nuk ka arritur të realizojë dy qëllimet kryesore të tij: shkatërrimin e Hamasit dhe rimëkëmbjen e pengjeve.
Hamasi vazhdon të luftojë dhe mban ende rreth 100 pengje, shumë prej të cilëve mund të jenë të vdekur.
LEXONI GJITHASHTU:
- Miliona të evakuuar në Florida, afron uragani “Milton”, Biden: Çështje jetë a vdekje
- Izraeli gati “hakmarrjen” për Iranin, Netanyahu konsultohet sot me Biden
The post Telefonata 30-minutëshe mes Biden e Netanyah-ut, ja çfarë i premtoi SHBA appeared first on Euronews Albania.