Napoli rikthehet te suksesi duke mposhtur Sassuolon
17 January 2026 at 20:41
Napoli i përgjigjet Interit dhe rikthehet te fitorja në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Conte mposhti Sassuolon me rezultatin 1-0, në një ndeshje ku iu desh të vuante jo pak. Napoli e zhbllokoi rezultatin në minutën e 7 kur Lobotka dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga Muric pas gjuajtjes së Elmas. Goli i shkundi futbollistët e Sassuolos që u përpoqën të reagonin sidomos me Laurentie.