Normal view

Të shtëna me armë në Lezhë, shoferi i “Audi”-t qëllon drejt një automjeti dhe largohet

By: melisa
1 August 2026 at 21:56

Rreth orës 18:00, në zonën e Urës së Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili udhëtonte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një tjetër automjeti tip “Audi” në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Nga verifikimet paraprake rezulton se nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet dhe ndjekjen për kapjen e…

Source

“Punoj pa pushim, fle pak”, Rama rrëfen përballë Tik-Tokerit të njohur jetën dhe aleatët ndërkombëtarë

By: melisa
1 August 2026 at 21:47

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ndryshe me influencerin dhe sipërmarrësin Max Klymenko gjatë samitit të NATO-s, ku ka folur jo vetëm për çështjet politike, por edhe për jetën personale, pasionet dhe raportet me liderët ndërkombëtarë. Klymenko, i njohur për intervistat e tij të shkurtra me figura publike, i drejtoi Ramës pyetje mbi sfidat e drejtimit të vendit…

Source

Shpërthim misterioz pranë një kafeneje në Moskë, bilanci tragjik

By: melisa
1 August 2026 at 21:14

Tre persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm pranë një kafeneje në qendër të Moskës, bëri të ditur agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke iu referuar burimeve zyrtare. Ngjarja ndodhi në zonën e sheshit Kudrinskaya, duke shkaktuar panik mes qytetarëve. Menjëherë pas shpërthimit, autoritetet rrethuan zonën, ndërsa në vendngjarje mbërritën forca…

Source

Vala e të nxehtit përfshin Italinë, alarmi i kuq në dhjetëra qytete

By: melisa
1 August 2026 at 21:07

Italia po përballet me një tjetër valë të fortë të nxehti, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë nivelin maksimal të alarmit në pjesën më të madhe të qyteteve kryesore të vendit. Ministria italiane e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri të hënën, 25 nga 27 qytetet kryesore pritet të jenë në alarm të kuq. Qytetarëve u është kërkuar të tregojnë kujdes, të shmangin ekspozimin e gjatë në diell…

Source

Mister në Beograd, modelja ruse gjendet e vd*kur brenda valixhes, një turk në pranga

By: melisa
1 August 2026 at 20:42

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Serbi, pasi trupi i një modeleje ruse, e cila ishte zhdukur gjatë qëndrimit të saj në Beograd, është gjetur brenda një valixheje të hedhur në një kanal. Viktima është identifikuar si Lyudmila Turkova, 28 vjeçe, me origjinë nga Shën Petersburgu. Ajo kishte udhëtuar drejt Serbisë për pushime dhe kishte humbur kontaktet me familjarët pasi kishte…

Source

Kardinali Ernest Simoni kremton Meshën e Shenjtë në ish-burgun e Spaçit, 53 vjet pas martirizimit

By: berti
1 August 2026 at 20:22

Nga Albert Vataj Ish-burgu i Spaçit në Mirditë u shndërrua të premten në një vend pelegrinazhi dhe kujtese, kur Eminenca e Tij, Kardinali Ernest Simoni Troshani, u rikthye për të kremtuar Meshën e Shenjtë në vendin ku vuajti 12 vite gjatë regjimit komunist. Në fjalën e tij, kardinali rikujtoi arrestimin e vitit 1963 dhe ridënimin në vitin 1973, duke ndarë kujtime nga vitet e burgimit dhe të…

Source

Dita e 63-të e rezistencës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

By: melisa
1 August 2026 at 20:02

shtu siç ishte paralajmëruar, në Tiranë po zhvillohet sot protesta e radhës kombëtare. Për të 63-tën ditë radhazi, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe janë ndalur para Kryeministrisë, ku pritet të mbahen edhe fjalimet. Kërkesat e protestuesve mbeten të njëjta: dorëheqja e kryeministrit dhe krijimi i një…

Source

💾

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët: “Situata vijon të na shqetësojë”

By: melisa
1 August 2026 at 19:50

Dy ditë pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu një magazinë në zonën e Shkozetit dhe la pa energji elektrike qytetin e Durrësit, situata vijon të mbetet problematike. Vatra të izoluara zjarri janë riaktivizuar herë pas here nën mbetjet e djegura, duke shkaktuar çlirimin e tymit të dendur që përhapet në zonën përreth. Familjet që jetojnë pranë objektit të djegur janë ato që po përballen më shumë me…

Source

“Detektivët” e rinj janë podkastet, policia amerikane i përdor për të zbuluar vr*sje të fshehura

By: melisa
1 August 2026 at 19:45

Departamentet e policisë në Shtetet e Bashkuara po përdorin gjithnjë e më shumë podkastet e krimit të vërtetë si një mjet të ri për të zgjidhur raste të vjetra dhe për të siguruar informacione nga publiku. Kjo metodë ka sjellë rezultate në disa hetime, duke ndihmuar autoritetet të arrijnë te persona të dyshuar apo të gjejnë dëshmi të reja. Një nga rastet më të njohura është ai i Peter Chadwick…

Source

Ermal Beqiraj nën akuzë nga SPAK, biznesmeni dyshohet se synonte blerjen e një kështjelle 2.6 milionë euro në Francë

By: melisa
1 August 2026 at 19:19

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar detaje të reja lidhur me arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiraj në Francë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kanë zbuluar disa pasuri të dyshuara me origjinë kriminale që ndodhen në territorin francez. SPAK bën me dije se gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet franceze…

Source

Nga Vuthajt, Begaj: “Alpet Shqiptare janë ura jonë me historinë dhe identitetin kombëtar”

By: melisa
1 August 2026 at 18:32

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në manifestimin “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2026”, ku vlerësoi rëndësinë e kësaj treve si një pikë lidhëse mes shqiptarëve, historisë dhe trashëgimisë kombëtare. Në fjalën e tij, Begaj u shpreh se Alpet Shqiptare nuk përfaqësojnë vetëm një pasuri natyrore, por edhe një pjesë të rëndësishme të kujtesës, kulturës dhe karakterit të…

Source

Akuzuan për dh*në një grup të rinjsh në Tiranë, Policia: Ishte konflikt me të mitur

By: melisa
1 August 2026 at 18:24

Një grup turistësh italianë që kishin ardhur në Tiranë për pushime kanë denoncuar një incident ku pretendojnë se janë dhunuar fizikisht. Ngjarja, sipas raportimeve të mediave italiane, ka ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet, ndërsa të rinjtë kanë publikuar edhe foto ku shfaqen dëmtime pas konfliktit. Lidhur me rastin ka reaguar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e cila bëri të ditur se…

Source

“Je zëdhënës i teorive konspirative”, Edvin Prifti dhe Dasho përplasen me njëri-tjetrin

By: melisa
1 August 2026 at 18:19

Debati mbi mënyrën e menaxhimit të pandemisë së COVID-19 është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas diskutimeve në Shtetet e Bashkuara për rolin e institucioneve shëndetësore gjatë asaj periudhe. Përplasja ka sjellë reagime edhe mes mjekëve shqiptarë, të cilët kanë ndarë qëndrime të kundërta në rrjetet sociale. Mjeku Erion Dasho ka kritikuar fenomenin e mjekëve që, sipas tij…

Source

Neutralizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës, mbi 50 efektivë në terren

By: melisa
1 August 2026 at 17:13

Zjarri i regjistruar në fshatin Drenovë të Mallakastrës është vënë nën kontroll pas një operacioni të gjerë të forcave zjarrfikëse, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara. Në ndërhyrje morën pjesë 6 mjete zjarrfikëse dhe mbi 50 efektivë nga repartet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Patosit dhe Roskovecit. Në terren u angazhuan gjithashtu shërbimet e Bashkisë…

Source

Alarm në Moskë, zjarr në Katedralen e Shën Vasilit, evakuohet zona

By: melisa
1 August 2026 at 16:38

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së premtes Katedralen ikonike të Shën Vasilit në Sheshin e Kuq të Moskës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve në një kohë të shkurtër. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, zjarri ka prekur një sipërfaqe prej rreth 10 metrash katrorë dhe ka nisur në katin e parë të katedrales…

Source

Aksioni i Policisë Rrugore në Vlorë, mijëra shkelje të konstatuara dhe 6 drejtues në pranga

By: melisa
1 August 2026 at 16:16

Policia Rrugore e Vlorës ka vijuar kontrollet intensive në të gjithë qarkun, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve gjatë sezonit me fluks të lartë automjetesh. Për monitorimin e situatës, efektivët kanë përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar, përfshirë dronë, radarë dhe automjete inteligjente. Kontrollet janë fokusuar kryesisht te drejtuesit që shkelin…

Source

💾

Detajet e para nga aksidenti në Bulqizë, 40-vjeçari bie në furnel, vijojnë kërkimet

By: melisa
1 August 2026 at 16:07

Policia ka bërë me dije detajet e para lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur sot në një minierë në Bulqizë. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00 në zonën e Tërnovës së Madhe, në Bashkinë Bulqizë. Një 40-vjeçar me inicialet I.K., banues në Burrel, i cili punonte si minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Source

Zjarr në Berat, dy banesa shkrumbohen, mes tyre edhe një monument kulture

By: melisa
1 August 2026 at 16:01

Një zjarr ka përfshirë sot dy banesa në lagjen “Çlirim” të qytetit të Beratit. Flakët kanë nisur fillimisht në bahçet e dy shtëpive të pabanuara dhe më pas janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë. Pas njoftimit nga banorët e zonës, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje me tre mjete, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe…

Source

Tragjedi në Bulqizë, aksident në minierë dyshohet për një viktimë

By: melisa
1 August 2026 at 15:19

Një aksident është regjistruar në një minierë në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë e minierës në Tërnovë, pjesë e njësisë administrative Zerqan. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti ka shkaktuar një viktimë. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Source

Zjarr i madh në Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë ullishtet

By: melisa
1 August 2026 at 15:15

Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe me ullishte. Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe situatës së krijuar…

Source

❌