Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Koha Jone

VIDEO/ Militantët e PD-së hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, Policia lëshon ujë: Ndaloni

By: redi
10 February 2026 at 18:55

Sali Berisha përfundoi fjalën dhe menjëherë militantët kanë hedhur shishe molotov e fishekzjarre në drejtim të kordonit të policisë dhe Kryeministrisë. I njëjti skenar si në protestat e kaluara. Po ashtu edhe Policia e Shtetit ka reaguar duke hedhur ujë mbi popullin demokrat, dhe duke lëshuar thirrjen që të ndalohen hedhjet e molotëvëve.

Source

💾

Berisha: Ju bëj thirrje gjyqtarëve në Hagë të shpallin të pafajshëm liderët e UÇK

By: njeshi
10 February 2026 at 18:43

Në protestën e opozitës në sheshin para kryeministrisë, lideri demokrat Berisha tha ndër të tjera se i bëj thirrje gjyqtarëve në Hagë të shpallin të pafajshëm liderët e UÇK. Kjo thirrje ndezi protestuesit që e duartrokitën liderin demokrat për këtë deklaratë patriotike. Ndërkohë me pas ai akuzoi Presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin Rama, si armiq të Kosovës.

Source

Berisha kërkon kryengritje paqësore: Rama tentoi ”grusht shteti” duke bllokuar drejtësinë për 2 muaj

By: redi
10 February 2026 at 18:39

Sali Berisha përballë demokratëve në protestën para Kryeministrisë, foli “për një kryengritje paqësore”, ndërsa theksoi se Shqipëria është në momentin më kritik të 35 viteve të fundit. “Zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh, në këtë bulevard, në kushte ndër më alarmantet. Ndoshta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritik të Shqipërisë në…

Source

Studimi zbulon se kafeja mund të mbrojë trurin tuaj

By: nik
10 February 2026 at 18:37

Një studim i ri sugjeron se kafeja mund të bëjë më shumë sesa thjesht t’i ndihmojë njerëzit të zgjohen; ajo mund të mbështesë edhe shëndetin afatgjatë të trurit. Hulumtimi, i publikuar të hënën në revistën JAMA dhe i financuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, zbuloi se konsumi i rregullt i pijeve me kafeinë lidhej me rezultate më të mira njohëse dhe një rrezik më të ulët të demencës.

Source

”Propaganda thotë se ne nuk ja dalim”, Xhonatan Pano: Ejani të lëvizim malin, jo për një parti

By: redi
10 February 2026 at 18:34

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, pjesë e grupit të PD-së, Xhonatan Pano i pranishëm në protestën përballë Kryeministrisë, thotë se të rinjtë janë ata që duhet të lëvizin “malin” e frikës dhe të heshtjes për të larguar një pushtet të lidhur me krimin. Pano tha se propaganda përpiqet të bindë qytetarët se ata nuk ia dalin. “Sot Goliati vishet me kostum dhe drejton bandat.

Source

Paralajmërim nga Tesco: Miliona britanikë drejt papunësisë masive

By: nik
10 February 2026 at 18:33

Ashwin Prasad, drejtuesi i degës britanike të Tesco-s, ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar po “ecën në gjumë drejt një epidemie të qetë” të papunësisë, me miliona njerëz jashtë tregut të punës dhe që përfitojnë ndihma sociale. Ai theksoi se taksapaguesit po shpenzojnë një pjesë gjithnjë e më të madhe të të ardhurave kombëtare për përfitimet e papunësisë, ndërkohë që shkalla e papunësisë…

Source

Fotolajm nga protesta, pankarta me spec dhe flamuri amerikan

By: redi
10 February 2026 at 18:29

Mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën këtë të martë në një tjetër protestë kombëtare përballë Kryeministrisë, ku shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe procesit zgjedhor. Gjatë tubimit u panë pankarta me mesazhe kritike, përfshirë një pankartë me figurën e një speci ku ishte shkruar slogani “karteli narko-elektoral”. Mes flamujve partiakë dhe atyre kombëtarë, në turmë u vu re edhe…

Source

Aulon Kalaja nga protesta: Pushteti që shkel ligjin është mafie, jo qeveri

By: rozalb
10 February 2026 at 18:28

Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ishte pjesë e protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë, ku adresoi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si edhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në fjalën e tij, Kalaja u shpreh se pushteti aktual nuk mund të konsiderohet qeveri, pasi sipas tij shkelja e ligjit e kthen atë në mafie. “Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet…

Source

Ervin Salianji i bashkohet protestës, takohet me mbështetësit

By: redi
10 February 2026 at 18:25

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë. Një ditë më parë Salianji bëri thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm. Ai ka deklaruar vazhdimisht se opozita duhet të radikalizojë aksionin politik pas skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë dhe segmenteve të saj, ndërsa ka theksuar se PD po vuan nga mungesa e aktivizmit dhe forca reaguese.

Source

FOTO/ Deputeti i PS, Arkend Balla vijon takimet me qytetarët në Durrësin e Ri: Pranë njerëzve edhe kur nuk ka fushatë

By: redi
10 February 2026 at 16:51

Deputeti i PS-së në qarkun e Durrësit, Arkend Balla po zhvillon takime me qytetarët në zonën e Durrësit të Ri, duke vijuar dialogun e hapur me komunitetin. Këtë të martë takimi u përqendrua në dëgjimin nga afër të shqetësimeve të përditshme të banorëve, të cilat lidhen kryesisht me çështje të vogla, por konkrete, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre dhe të zonës. “Këto takime nuk kanë një…

Source

Boçi flet pak para protestës, tregon synimin e PD-së: Rama është kapur me presh në duar

By: redi
10 February 2026 at 16:48

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi pak minuta para se të nis protesta para Kryeministrisë, tha se opozita synon të krijojë qëndrueshmëri, për të arritur më pas drejt një faze palëvizshmërie deri në arritjen e qëllimit të saj kryesor. Për të kryeministri Edi Rama është i kapur me presh në duar dhe ka afera të tjera ku përfshihet ai dhe rrethi i tij i ngushtë. “Sot jemi në këtë protestë…

Source

Taulant Balla takon shefin e Toksikologjisë në QSUNT: Prioritet qendra për kontrollin e helmeve

By: redi
10 February 2026 at 16:38

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla zhvilloi këtë të martë një takim me një nga specialistët e fushës së toksikologjisë në vend, duke vënë theksin te nevoja për forcimin e strukturave shëndetësore që lidhen me lëndët e rrezikshme dhe varësinë nga drogat. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri me dije se u takua me doktor Andrin Tahirin, shef i Shërbimit të…

Source

Në pritje të protestës, ja atmosfera në selinë blu

By: redi
10 February 2026 at 16:18

Protesta e sotme është cilësuar nga demokratët një revoltë ndaj qëndrimeve të Edi Ramës në mbrojtje të Belinda Ballukut duke bllokuar drejtësinë në mbrojtje të saj. Protesta pritet të ketë vetëm 6 folës, ku i fundit do të jetë si zakonisht kreu i PD-së, Sali Berisha. Mbetet e pazbuluar strategjia apo skenari i planifikuar nga PD pas përfundimit të folësve. Ndërkohë, në selinë e PD dhjetëra persona…

Source

Certifikimi i 36 punonjësve, Koçiu: Forcim i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

By: redi
10 February 2026 at 16:03

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 36 punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të trajnuar në kuadër të Programit ICITAP, si dhe në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Sigurisë dhe AMP-së. Ministrja vlerësoi bashkëpunimin mbi 25-vjeçar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Programit ICITAP…

Source

Bardhi ndan mesazhin e Berishës, thirrje qytetarëve: Sot revoltë, jemi në kilometrin e fundit

By: redi
10 February 2026 at 15:54

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ndarë mesazhin e kryedemokratit Sali Berisha që u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen masivisht në shesh në orën 17:00. Në mesazh theksohet se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të realizimit të qëllimeve të saj dhe se ka ardhur koha për revoltë. Për të kjo është një ditë vendimtare dhe u bën apel qytetarëve të bashkohen për të treguar…

Source

Flamur Noka: Sonte furtunal 8-ballësh te kryeministria!

By: njeshi
10 February 2026 at 15:44

Flamur Noka, numri dy në PD, lëshon mesazhin e fundit para fillimit të protestës: “Është momenti t’i japim Shqipërisë një zgjidhje politike dhe ta shpëtojmë nga humnera ku Edi Rama rrezikon ta marrë me vete! Sot, në orën 17:00, të bashkohemi të gjithë përpara kryeministrisë si një furtunal 8-ballësh që merr përpara regjimin më të inkriminuar dhe të korruptuar të kontinentit. Në shesh! Në shesh!

Source

Selia Blu: Format e rezistencës sonte do t’i vendosin vetë qytetarët!

By: njeshi
10 February 2026 at 15:36

Ligjvënësi demokrat për Qarkun e Fierit, Luan Baçi tha se nga ky qark, pjesëmarrja pritet të jetë masive. Sipas Baçit, qytetarët kanë një sërë arsyesh për të protestua, duke nisur nga varfëria, shpopullimi, papunësia dhe pasiguria, por theksi vihet te një rast konkret korrupsioni. Kjo situatë, sipas deputetit demokrat, dëshmon se me qeverinë aktuale nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të…

Source

Tentoi të kalonte kufirin me municion luftarak në automjet, arrestohet 39-vjeçari nga Policia Kufitare e Morinës

By: lindita
10 February 2026 at 15:35

Tentoi të kalonte kufirin, me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta në automjet, vihet në pranga nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, 39-vjeçari, shtetas kosovar. Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin M. L.

Source

Vllaznia mund Bylis në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë

By: rozalb
10 February 2026 at 15:28

Vllaznia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, duke triumfuar 0-1 në transfertë ndaj Bylisit. Takimi i vlefshëm për çerekfinalen e parë u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, ku shkodranët dolën fitues në një sfidë të luftuar. Vendimtar për kuqeblutë ishte sulmuesi Lirim Kastrati, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes nga pika e bardhë në minutën e 28-të.

Source

❌
❌