Normal view

Apeli i Posaçëm prish vendimin për inceneratorin e Fierit, çështja kthehet për rigjykim në GJKKO me tjetër trupë gjykuese

By: P. Gj.
19 December 2024 at 14:27

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka prishur vendimin për inceneratorin e Fierit, dhe e ka rikthyer çështjen për rigjykim në shkallë të parë, pra në GJKKO me një tjetër trup gjykuese.

Ky vendim erdhi pas ankimit e të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi, Sabina Cenameri, Florian Muçaj, Azem Shatëri, Arjola Kodra, Erjon Murataj, Klodian Zoto, Loran Dusha, Arben Dervishi, Juri Imeraj, të cilët janë dënuar në GJKKO për këtë aferë.

Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.

Për Bllakon, SPAK kërkoi 7 vite burg, por se mori pafajësi për akuzën “shpërdorimi i detyrës të funksionarit të lartë shtetëror” dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen një detyrë publike”.

Me shërbim prove janë dënuar 5 nga të pandehurit, Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi. Gjykata e Posaçme firmosi pafajaësi për të pandehurit Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Ymerajn.

 

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

 

 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare),  më datë 19.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 26 akti, datë 04.04.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe mbi ankimet e ankuesve/të pandehurve L.K., A.B., P.A., S.C., F.M., A.Sh., A.K., E.M., K.Z., L.D., A.D., J.Y., kundër vendimit nr. 57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Prishjen e vendimit nr.57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e akteve kësaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 20 (njëzet) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

 

vijon…

The post Apeli i Posaçëm prish vendimin për inceneratorin e Fierit, çështja kthehet për rigjykim në GJKKO me tjetër trupë gjykuese appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌