Normal view

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Farkë, ku një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. ...

27 August 2026 at 18:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Farkë, ku një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Policia ka arrestuar 24-vjeçarin A. T., i cili dyshohet se, teksa kryente një manovër për lëvizje mbrapa me automjet, ka goditur aksidentalisht fëmijën. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, vajza nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

1250 views


💾

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shashicës, në Vlorë. Flakët, të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi në terren, duke rritur rre...

27 August 2026 at 14:01

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shashicës, në Vlorë. Flakët, të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi në terren, duke rritur rrezikun e përhapjes së vatrës, shkruan A2 CNN. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.

3093 views


💾

Një 50 vjeçar nga fshati Kapaj i Mallakastrës, i identifikuar si Fluturim Salobehaj, ka rënë aksidentalisht në një humnerë, nga një lartësi rreth 50 m...

27 August 2026 at 14:01

Një 50 vjeçar nga fshati Kapaj i Mallakastrës, i identifikuar si Fluturim Salobehaj, ka rënë aksidentalisht në një humnerë, nga një lartësi rreth 50 metra, shkruan A2 CNN. Për pasojë, ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit. 50-vjeçari është nxjerrë nga humnera nga shërbimet zjarrfikëse dhe, sipas informacioneve paraprake, është jashtë rrezikut për jetën. Ai po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.

9157 views


💾

Dolly Parton, e cila u ngrit nga një fëmijëri modeste në majat më të larta të muzikës amerikane dhe u shndërrua në një nga yjet më të dashur të vendit...

27 August 2026 at 14:01

Dolly Parton, e cila u ngrit nga një fëmijëri modeste në majat më të larta të muzikës amerikane dhe u shndërrua në një nga yjet më të dashur të vendit, ka ndërruar jetë të martën në shtëpinë e saj në Nashville, sipas një deklarate të familjes. Ajo ishte 80 vjeçe. Në deklaratën e bërë nga nipi i saj, Bryan Seaver, thuhet se Parton ndërroi jetë “në paqe”. Sipas familjes, do të zhvillohet një ceremoni e vogël dhe private, ku do të marrin pjesë vetëm familjarët e saj të afërt. Gjatë një karriere që zgjati më shumë se gjysmë shekulli, Parton pasqyroi më së miri kulturën amerikane përmes muzikës së saj, duke shkruar më shumë se 3 mijë këngë. Mes tyre ishte “Coat of Many Colors”, një dedikim i ndjerë për nënën e saj, e cila qepte rroba në shtëpinë e familjes në zonat rurale të Tennessee, përcjell A2 CNN. Ajo shkroi dhe interpretoi këngë për dashurinë dhe zemrat e thyera, si “Jolene” dhe “I Will Always Love You”. Ndërsa “9 to 5”, kënga titull e filmit me të njëjtin emër, ku Parton luajti gjithashtu, u shndërrua në një himn për gratë dhe punëtorët amerikanë. Parton publikoi gjithsej 49 albume dhe fitoi 11 çmime Grammy. Ajo u bë një nga artistet më të suksesshme të muzikës country që arritën të depërtonin edhe në tregun pop, duke sjellë vazhdimisht hite në klasifikimet pop, përfshirë “Islands in the Stream”, një duet me Kenny Rogers. Në vitet e mëvonshme të jetës, Parton e drejtoi një pjesë të madhe të suksesit të saj drejt bamirësisë. Ajo themeloi një program bibliotekash që ka shpërndarë më shumë se 300 milionë libra për fëmijët në mbarë botën.

1295 views


💾

Policia e Lushnjës ka arrestuar Florion Dalladakun, pak orë pasi ai dyshohet se vrau mamanë e tij me sqepar dhe plagosi të atin, raporton A2 CNN. Auto...

27 August 2026 at 14:01

Policia e Lushnjës ka arrestuar Florion Dalladakun, pak orë pasi ai dyshohet se vrau mamanë e tij me sqepar dhe plagosi të atin, raporton A2 CNN. Autori i dyshuar u kap duke drejtuar automjetin e vëllait, në tentativë për të dalë nga qarku Fier. "Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit të shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë i mundur lokalizimi i autorit të dyshuar, pranë Spitalit Memorial, Fier, dhe vënia në pranga e tij, rreth një orë pas ngjarjes", tha policia. Shtetasi F. D., 45 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me automjetin që drejtonte, ku po kryhen veprimet procedurale. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë të njësisë administrative Krutje. 45-vjeçari Florion Dalladaku dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me sqepar nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babanë e tij, shtetasin Hasan Dalladaku, 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, Dalladaku dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai u largua fillimisht nga banesa, por u arrestua nga policia rreth një orë pas ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

113K views


💾

Policia e Lushnjës ka arrestuar Florion Dalladakun, pak orë pasi ai dyshohet se vrau mamanë e tij me sqepar dhe plagosi të atin, raporton A2 CNN. Ngja...

27 August 2026 at 14:01

Policia e Lushnjës ka arrestuar Florion Dalladakun, pak orë pasi ai dyshohet se vrau mamanë e tij me sqepar dhe plagosi të atin, raporton A2 CNN. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë të njësisë administrative Krutje. 45-vjeçari Florion Dalladaku dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me sqepar nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babanë e tij, shtetasin Hasan Dalladaku, 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, Dalladaku dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai u largua fillimisht nga banesa, por u arrestua nga policia rreth një orë pas ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

7096 views


💾

Policia e Lushnjës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të mbrëmjes së të hënës në Lushnjë, ku djali i familjes ka vrarë mamanë e tij dhe ka pl...

27 August 2026 at 14:01

Policia e Lushnjës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të mbrëmjes së të hënës në Lushnjë, ku djali i familjes ka vrarë mamanë e tij dhe ka plagosur rëndë të atin, shkruan A2 CNN. Sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë. “Shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babanë e tij, shtetasin Hasan Dalladaku, 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia. “Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

9439 views


💾

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e të hënës në Krutje të Lushnjës. A2 CNN mëson se një person, i cili është me probleme të shën...

27 August 2026 at 14:01

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e të hënës në Krutje të Lushnjës. A2 CNN mëson se një person, i cili është me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë mamanë e tij dhe ka plagosur rëndë të atin. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për gjetjen e tij.

35.3K views


💾

❌