“Luli ju ka lënë pa shkollë, s’ju kuptoj as me Chat GPT" #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share
342 views
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për abuzuesin e ndjerë seksual Jeffrey Epstein. Bill Clinton njihej me Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019, por ka mohuar të ketë qenë në dijeni të abuzimit të tij seksual dhe thotë se ai i ndërpreu kontaktet dy dekada më pare, përcjell A2CNN. Nuk është e qartë se kur do të jepen dëshmitë, por do të jetë hera e parë që një ish-president amerikan dëshmon para një paneli të Kongresit që kur Gerald Ford e bëri këtë në vitin 1983. Të hënën në mbrëmje, zëvendësshefi i stafit të Bill Clinton, Angel Ureña, postoi në X duke konfirmuar se çifti do të paraqitej para panelit. Regjistrat e avionit privat të Epstein tregojnë se Clinton kreu katër fluturime ndërkombëtare në vitet 2002 dhe 2003. Në disa foto të publikuara ish-presidenti shfaqet duke notuar në pishinë, si dhe i relaksuar në një vaskë me ujë të ngrohtë.
1289 views
Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg Laert Hasallën, i cili porositi një vrasje të mbetur në tentative për motive gjakmarrje. Ky person ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit. "Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023. Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H. Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H", thuhet në njoftim, raporton A2CNN. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi
1598 views
Reshjet më të rënda të borës në dekada kanë paralizuar veriun e Japonisë, duke detyruar ushtrinë dhe mijëra mjete pastrimi të dalin në terren. Deri më tani, 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e kushteve ekstreme të motit. Autoritetet paralajmërojnë për rrezik të shtuar dhe ndikim edhe në procesin zgjedhor. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share
1434 views
Finalizohet operacioni policor i koduar “Again” nga Komisariati i Policisë Vlorë. Në pranga ka rënë E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, i dënuar më parë për vjedhje, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve në subjekte tregtare në qytet. Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve, pas punës hetimore dhe gjurmuese, organizuan dhe finalizuan operacionin, duke bërë kapjen dhe ndalimin e 33-vjeçarit për veprën penale “Vjedhja”, shkruan A2 CNN. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se: Më 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, ai dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh në një minimarket. Më 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se ka kryer një tjetër vjedhje me të njëjtën mënyrë veprimi. Policia bën me dije se vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor edhe të rasteve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga i njëjti shtetas. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi
1158 views