Normal view

Seanca e fundit e Kuvendit ditën e sotme shoqërohet me një tjetër protestë qytetare përpara godinës së Parlamentit. Grumbullimi i së hënës shënon edhe...

27 July 2026 at 20:00

Seanca e fundit e Kuvendit ditën e sotme shoqërohet me një tjetër protestë qytetare përpara godinës së Parlamentit. Grumbullimi i së hënës shënon edhe ditën e 58 të protestës dhe pritet që ashtu si në protestën e 23 korrikut, masat e sigurisë të jenë të shtuara, shkruan A2. Zona përreth Parlamentit është rrethuar nga policia me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

622 views


💾

Kryeministri Edi Rama do të mbledh drejtuesit politikë në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja do të nisë në orën 8:30, shkruan A2. Burime nga PS-ja ...

27 July 2026 at 20:00

Kryeministri Edi Rama do të mbledh drejtuesit politikë në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja do të nisë në orën 8:30, shkruan A2. Burime nga PS-ja thanë për A2 se mund të ketë edhe një seancë tjetër sot pasdite, në orën 15:00. Planet janë që ta kalojnë sot në komision marrëveshjen me SHBA në fushën e mbrojtjes dhe më pas ta kalojnë në Parlament pasdite. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

279 views


💾

A2CNN ka siguruar pamjet e momentit kur forcat RENEA, nën drejtimin e prokurorit, rrethuan automjetin ku ndodhej Nertil Buzi, pas ngjarjes së rëndë të...

27 July 2026 at 20:00

A2CNN ka siguruar pamjet e momentit kur forcat RENEA, nën drejtimin e prokurorit, rrethuan automjetin ku ndodhej Nertil Buzi, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Roskovec. Në pamje shfaqet ndërhyrja e forcave speciale dhe momentet e negociatave me autorin, i cili qëndronte i izoluar brenda makinës prej disa orësh. Pas përpjekjeve të vazhdueshme të efektivëve, Buzi pranoi të lironte Rozalinda Plakën, të cilën e mbante pranë tij. Një prej efektivëve e mori 24-vjeçaren dhe e largoi menjëherë nga zona e rrezikut, duke e çuar disa metra më tej në një vend të sigurt. Më pas, ai u rikthye pranë automjetit për të vijuar negociatat me autorin dhe për ta bindur që të dorëzohej. Por Buzi refuzoi të dorëzohej dhe, pas disa orësh përballjeje me forcat e policisë, i dha fund jetës duke u vetëvrarë brenda makinës. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 24 korrikut në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Refit Buzi shkoi i armatosur në banesën e familjes Plaku dhe qëlloi me armë gjahu. Nga të shtënat humbi jetën në vendngjarje Kosta Plaku, babai i Rozalindës, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaku, ndërroi jetë më vonë në spital për shkak të plagëve të marra. Buzi dhe Rozalinda Plaku kishin qenë të fejuar disa vite më parë, por marrëdhënia mes tyre ishte ndërprerë. Familjarët e vajzës kanë deklaruar se ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe se e kishte kërcënuar vazhdimisht.

1889 views


💾

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se çdo sulm ndaj Izraelit, qoftë drejtpërdrejt apo përmes grupeve aleate, do të ishte...

27 July 2026 at 20:00

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se çdo sulm ndaj Izraelit, qoftë drejtpërdrejt apo përmes grupeve aleate, do të ishte "një gabim i tmerrshëm" dhe do të përballej me një përgjigje "shumë, shumë të fuqishme". Në një intervistë për Fox News, Netanyahu deklaroi se përfundimi i konfliktit kërkon ose rrëzimin e regjimit iranian, ose pranimin nga Teherani të kostos së politikave të tij, të cilat, sipas tij, kanë sjellë destabilizim në rajon. Ai akuzoi Iranin se kërcënon jo vetëm Izraelin, por edhe Arabinë Saudite, Bahreinin, Katarin, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordaninë, shkruan A2CNN. Netanyahu tha se mbështet plotësisht përpjekjet diplomatike të presidentit amerikan Donald Trump, por theksoi se programi bërthamor i Iranit duhet të marrë fund, "me marrëveshje ose pa marrëveshje". Kryeministri izraelit shprehu gjithashtu mbështetjen për propozimin e Trumpit për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit. Sipas këtij plani, Riadi do të lejohej të zhvillonte vetëm një program bërthamor civil, jo ushtarak, në këmbim të vendosjes së marrëdhënieve zyrtare me Izraelin. Duke folur për situatën në Liban, Netanyahu deklaroi se forcat izraelite kanë zmbrapsur Hezbollahun 8 deri në 13 kilometra larg kufirit me Izraelin dhe kanë shkatërruar rreth 94 për qind të arsenalit të tij prej afërsisht 150 mijë raketash dhe predhash.

1230 views


💾

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit, në Vlorë. Flakët janë përhapur me ...

27 July 2026 at 20:00

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit, në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, duke krijuar një situatë shqetësuese në zonë dhe duke rrezikuar përhapjen në sipërfaqe të tjera me bimësi, shkruan A2CNN. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për vënien e flakëve nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

2042 views


💾

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjormë të Laçit. Sipas informacio...

27 July 2026 at 08:00

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjormë të Laçit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një 22-vjeçar, i cili është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. I plagosuri është Veron Pasha, shkruan A2. Ai ka marrë plumb në kofshë dhe ndodhet në gjendje stabël. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

1089 views


💾

GABIMET QË BËJNË SHUMË PACIENTË PARA SKANERIT, EKOS APO REZONANCËS. Përgatitja para një ekzaminimi radiologjik është po aq e rëndësishme sa vetë ekzam...

27 July 2026 at 08:00

GABIMET QË BËJNË SHUMË PACIENTË PARA SKANERIT, EKOS APO REZONANCËS. Përgatitja para një ekzaminimi radiologjik është po aq e rëndësishme sa vetë ekzaminimi. I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjeku radiolog Dr. Dorian Skenderaj shpjegon se shumë pacientë paraqiten për ekografi, skaner apo rezonancë pa qenë të informuar si duhet për përgatitjen. Në disa raste mund të kenë ngrënë kur duhet të jenë esëll, të mos kenë pirë sasinë e nevojshme të ujit ose të mos kenë marrë me vete ekzaminimet e mëparshme. Për shembull, në ekografinë abdominale, për vlerësimin e fshikëzës së tëmthit dhe sistemit biliar, përgatitja e duhur ndihmon në rritjen e cilësisë së ekzaminimit. Prandaj, përpara çdo ekzaminimi është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e mjekut ose të personelit shëndetësor. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2 CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #DorianSkenderaj

4969 views


💾

EKO, SKANER APO REZONANCË? CILIN DUHET TË BËNI PËR KËTO SËMUNDJE? Jo çdo ekzaminim radiologjik është i njëjtë. I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga aut...

27 July 2026 at 08:00

EKO, SKANER APO REZONANCË? CILIN DUHET TË BËNI PËR KËTO SËMUNDJE? Jo çdo ekzaminim radiologjik është i njëjtë. I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjeku radiolog Dr. Dorian Skenderaj shpjegon dallimet mes ekografisë, skanerit dhe rezonancës magnetike. Ekografia nuk përdor rrezatim jonizues dhe shpesh është ekzaminimi i parë për shumë problematika. Skaneri përdor rreze X dhe ofron informacion shumë të detajuar në situata të caktuara, ndërsa rezonanca magnetike krijon imazhe të detajuara të indeve pa përdorur rrezatim jonizues. Prandaj, zgjedhja e ekzaminimit duhet të bëhet gjithmonë sipas simptomave, historisë shëndetësore dhe rekomandimit të mjekut. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2 CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #DorianSkenderaj

6653 views


💾

SËMUNDJET QË ZBULOHEN ME IMAZHERI KUR NUK KENI ASNJË SHENJË. Jo çdo sëmundje shfaq simptoma që në fazat e para. I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga au...

27 July 2026 at 08:00

SËMUNDJET QË ZBULOHEN ME IMAZHERI KUR NUK KENI ASNJË SHENJË. Jo çdo sëmundje shfaq simptoma që në fazat e para. I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjeku radiolog Dr. Dorian Skenderaj shpjegon se shumë problematika shëndetësore mund të zhvillohen në heshtje, pa shenja të dukshme për një periudhë të caktuar. Pikërisht këtu merr rëndësi diagnostikimi radiologjik, i cili mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të lezioneve apo formacioneve në gji, sëmundjeve pulmonare, si edhe ndryshimeve në zorrën e trashë, kur indikohet nga mjeku. Zbulimi në kohë është një hap shumë i rëndësishëm për ndjekjen dhe trajtimin e duhur mjekësor. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2 CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #DorianSkenderaj

588 views


💾

Received — 25 July 2026 @a2_cnn - TikTok
❌