Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 April 2026Main stream

Si të përballeni me një fëmijë kokëfortë: Kjo është qasja që funksionon vërtet

1 April 2026 at 01:27


Jeta e prindërve që kanë një fëmijë kokëfortë mund të jetë sfiduese: nga larja e dhëmbëve, te ushqimi apo shkuarja në gjumë, gjithçka shpesh duket si një betejë ku rrallë ka fitues

Edhe pse mund të jetë një fazë e përkohshme zhvillimi ose një tipar karakteri me të cilin duhet të mësoheni, është mirë të dini se fëmijët me vullnet të fortë shpesh kanë potencial të madh për sukses. Studime kanë treguar se ata kanë më shumë gjasa të arrijnë rezultate të mira dhe të jenë të suksesshëm në të ardhmen.

Sfida e disiplinës

Prindërit e fëmijëve kokëfortë përballen me sfida të veçanta kur bëhet fjalë për disiplinën. Kërkesat e thjeshta apo ndëshkimet shpesh kthehen në përplasje ku asgjë nuk funksionon.

Në këto momente, prindërit mund të ndihen sikur nuk kanë kontroll. Por duhet kuptuar se qëllimi i disiplinës nuk është ndëshkimi, por mësimi i vlerave.

“Ju nuk mund të kontrolloni personalitetin e fëmijës, por mund të ndikoni në atë që ai mëson”, theksojnë ekspertët.

Vendosja e kufijve të qartë

Hapi i parë është të mos hiqni dorë nga autoriteti.

Vendosni kufij të qartë që nuk kalohen, pavarësisht emocioneve. Kur fëmija zemërohet, bërtet apo sillet në mënyrë agresive, tregojini qartë se ku është kufiri.

Në vend që të reagoni me nervozizëm, mund të thoni: “E shoh që je i/e zemëruar. Sa e madhe është kjo ndjenjë nga 1 në 10? Çfarë mund të bësh që të ndihesh më mirë?”

Kjo qasje e ndihmon fëmijën të ndihet i dëgjuar dhe i kuptuar. Sa më shumë të ndihet kështu, aq më shumë do të jetë i gatshëm të dëgjojë, transmeton Telegrafi.

Shutterstock

Rregulla të thjeshta që funksionojnë

Një tjetër hap i rëndësishëm është vendosja e rregullave të qarta familjare.

Ekspertët rekomandojnë tre rregulla bazë që vlejnë për çdo situatë:

  • siguria
  • mirësia
  • respekti

Fëmijës duhet t’i bëhet e qartë se çdo sjellje që nuk përmbush këto parime nuk është e pranueshme.

Por këto rregulla funksionojnë vetëm nëse zbatohen vazhdimisht.

Mos u bëni pjesë e konfliktit

Nëse fëmija ju thotë “Nuk të dëgjoj” apo “Të urrej”, reagimi i menjëhershëm me nervozizëm vetëm sa e përkeqëson situatën.

Mos bërtisni dhe mos reagoni me agresivitet. Ju nuk jeni kundërshtari i fëmijës suaj.

Detyra juaj si prind është të tregoni qetësi, të dëgjoni dhe të udhëhiqni. Fëmijët nuk mund të mësojnë të kontrollojnë veten nëse ne, si të rritur, nuk e bëjmë këtë.

Qasja që jep rezultat

Çelësi është ta shihni fëmijën si individ në zhvillim.

Qëllimi nuk është ta detyroni të hajë perime, të ndajë lodrat apo të bëjë detyrat. Qëllimi është ta ndihmoni të kuptojë pse këto janë zgjedhje të mira dhe ta motivojë veten për t’i bërë.

Në fund, detyra e prindit është e qartë: të edukojë, të udhëheqë dhe të mbështesë fëmijën që të bëhet versioni më i mirë i vetes. /Telegrafi/

Dhimbje në gju gjatë ngjitjes së shkallëve: Kur është alarm dhe çfarë e shkakto

1 April 2026 at 01:00


Nga dobësimi i muskujve te konsumimi i kërcit – shkaqet më të shpeshta dhe si ta lehtësoni dhimbjen

Gjuri është nyja më e madhe në trup, shumë komplekse dhe mbart një pjesë të madhe të peshës trupore. Gjatë ngjitjes së shkallëve, rritet ndjeshëm presioni mbi kapakun e gjurit (patelën). Ky proces kërkon bashkërendim të saktë të muskujve, ligamenteve dhe kërcit. Nëse njëra prej këtyre strukturave është e mbingarkuar apo e dëmtuar, shfaqet dhimbja.

Sindroma patelofemorale (gjuri i vrapuesit)

Kjo është një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes gjatë ngjitjes së shkallëve. Karakterizohet nga dhimbje e thellë dhe e shurdhër në pjesën e përparme të gjurit, aty ku patela lidhet me kockën e kofshës (femurin).

Kjo gjendje ndodh si pasojë e irritimit dhe mbingarkesës së nyjës patelofemorale. Kërcit nën patelë i humbet lëvizja e lirë dhe fillon të fërkohet me femurin, duke shkaktuar dhimbje.

Osteoartriti

Osteoartriti është një sëmundje kronike degjenerative e nyjave. Si pasojë e dëmtimit të kërcit, shfaqen dhimbje, ngurtësi dhe ulje e lëvizshmërisë.

Me kalimin e moshës, kërcit mbrojtës i kockave konsumohet, duke e bërë ecjen dhe përdorimin e shkallëve më të vështirë dhe të dhimbshëm. Ngurtësia është më e theksuar në mëngjes dhe shpesh shoqërohet me ndjesi “kërcitjeje” në nyje.

Personat me artrozë shpesh e kanë më të vështirë të zbresin shkallët sesa t’i ngjiten, sidomos nëse kanë muskuj të dobët të kofshës që nuk e përballojnë mirë ngarkesën.

Tendiniti

Tendiniti është inflamacion i tendinave, strukturave që lidhin muskujt me kockat dhe ndihmojnë në lëvizje.

Mbingarkesa apo lëvizjet e përsëritura mund të shkaktojnë inflamacion të tendinave në gju. Tendiniti patelar prek tendinën që lidh patelën me pjesën e poshtme të këmbës dhe e bën të dhimbshme ngjitjen e shkallëve, transmeton Telegrafi.

Dëmtimi i meniskut

Menisku është një strukturë kërcore në formë gjysmëhëne që vepron si amortizator në gju.

Ai ndodhet mes kockës së kofshës dhe asaj të kërcirit dhe ndihmon në shpërndarjen e ngarkesës dhe uljen e fërkimit. Lëvizjet e papritura apo rrotullimet e forta mund të shkaktojnë dëmtim të meniskut.

Kjo gjendje shoqërohet me dhimbje, ënjtje, ngurtësi dhe ndjesi bllokimi në gju. Trajtimi mund të jetë konservativ (pushim, akull, fizioterapi) ose kirurgjik, në varësi të dëmtimit.

Si ta lehtësoni dhimbjen në gju

Jo çdo rast kërkon trajtim intensiv. Shpesh, përmirësimi arrihet me kujdes në shtëpi dhe ndryshime në stilin e jetesës.

Metoda RICE

  • Pushim – shmangni aktivitetet që përkeqësojnë dhimbjen
  • Akull – aplikoni kompresa të ftohta 15–20 minuta disa herë në ditë
  • Kompresion – përdorni fashë elastike për të ulur ënjtjen
  • Ngritje – mbani gjurin të ngritur mbi nivelin e zemrës

Forcimi i muskujve
Dobësia e muskujve të kofshës shpesh është shkak i dhimbjes. Ushtrimet e lehta, si ngritja e këmbës së drejtë apo noti, ndihmojnë në stabilizimin e gjurit.

Kontrolli i peshës trupore
Mbipesha rrit ndjeshëm ngarkesën mbi gjunjët. Edhe një ulje e moderuar e peshës mund të reduktojë ndjeshëm dhimbjen.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun

Edhe pse disa shqetësime kalojnë me pushim, ka raste kur kërkohet vlerësim mjekësor:

  • ënjtje ose skuqje e vazhdueshme
  • pamundësi për t’u mbështetur në këmbë
  • deformim i dukshëm i gjurit
  • dhimbje gjatë natës
  • ndjesi dobësie ose paqëndrueshmërie

Në këto raste, është e rëndësishme të konsultoheni me ortoped për të shmangur dëmtime afatgjata.

Si të ruani shëndetin e gjurit

Rekomandohet përdorimi i këpucëve të rehatshme me mbështetje të mirë, ngrohja para aktivitetit fizik, përdorimi i parmakëve gjatë ngjitjes së shkallëve dhe shmangia e qëndrimit të gjatë në të njëjtën pozicion.

Mjekët theksojnë se reagimi i hershëm është kyç për ruajtjen e një jete aktive. Kombinimi i kujdesit në shtëpi dhe këshillave profesionale ndihmon në uljen e dhimbjes dhe rikthimin në aktivitetet e përditshme. /Telegrafi/

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

1 April 2026 at 01:51

E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i ri. Është një nga ato kujtime që lidhen me një kohë të veçantë dhe me njerëz që e kanë nisur rrugën nga e para. E kam të fiksuar shumë qartë momentin kur ai hyri për herë të parë në zyrën time. Ishte koha kur unë isha […]

The post Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur appeared first on 24 ore.

“Rrezikon pallatin tonë”, banorët në Durrës kundër projektit të ri 9-katësh

31 March 2026 at 16:15

Në zonën e Ilirisë, në rrugën “Pavarësia” pranë plazhit në Durrës, ndërtimi i një pallati 9-katësh ka sjellë shqetësim për dhjetëra familje të cilat jetojnë në pallatin pranë. Banorët kontaktuan redaksinë tonë të Citizens.al për të referuar ankesat e tyre.

Banorët pretendojnë se projekti i ri nuk po respekton distancat sipas parametrave ligjorë, dhe rrezikon sigurinë e themeleve të pallatit të tyre.

Leja e ndërtimit për objektin e ri është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) më 25 qershor 2025. Ai po zhvillohet nga kompanitë “AKM Group” dhe “Bega-07” sh.p.k.

Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me përdorimin e një hapësire që, sipas banorëve, është pronë private në shërbim të pallatit ekzistues, por që në dokumentacion është paraqitur si “rrugicë ekzistuese”.

Ata e konsiderojnë këtë si një manipulim për të shmangur kufizimet ligjore dhe për të justifikuar ndërtimin, duke theksuar se kjo hapësirë përdoret realisht nga banorët dhe nuk mund të trajtohet si rrugë publike.

Në ankesë përmendet gjithashtu se ka pasur ndërhyrje fizike në terren, përfshirë tentativën për prishjen e një muri ndarës mes pronave, çka ka sjellë përfshirjen e policisë dhe kërkesën për ndërhyrje nga Inspektorati i Ndërtimit.

“Me qëllim që të ruajmë jetën, shëndetin, pasurinë, nga veprimet e kundërligjshme që na cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, duhet të shfuqizohet vendimi nr. 26, i qershorit të 2025 nga KKTU, pasi vjen në kundërshtim me ligjin,” citohet në një letër që banorët i kanë dërguar KKTU-së dhe Këshillit të Ministrave.

Një nga banorët, Agim Lisha, tha se kishte punuar për pallatin ku banon aktualisht dhe i frikësohej sigurisë së themeleve të tij.

“Është pllakë, nuk është me blinda. D.m.th. këtu as nuk ka hekura mbrojtës pallati anash. Veç është nxjerrë betoni dhe kanë filluar kolonat. Në qoftë se ky lloj pallati gërmohet në mënyrë të paligjshme anash, pallati në krah shembet,” tha Lisha për Citizens.

Pronarët e tokës i thanë gazetarëve të Citizens se ata nuk kishin lidhje me mënyrën sesi po zhvillohej projekti dhe se për ta sqaruar më mirë situatën sugjeruan që të kontaktoheshin ndërtuesit.

Nga kompania na u tha se shembja e murit ndarës dhe rrethimi i kantierit ishte sipas vendimit për lejen.

“Jemi 12 metra larg nga objekti dhe në përputhje me lejen e ndërtimit që kemi marrë,” u shprehën ndërtuesit duke hedhur poshtë pretendimet e banorëve.

Megjithatë, banorët, të cilët më 30 mars ishin në zyrat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Durrës, për të paraqitur ankesat e tyre, thanë se ata kishin marrë një sugjerim verbal nga punonjësit e këtij inspektorati që në rast se kompania do të vepronte mbi murin ndarës të viheshin në dijeni dhe të njoftohej edhe policia.

Citizens i është drejtuar për koment IKMT-së dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit në lidhje me këtë situatë të paqartë dhe shqetësuese për banorët e rrugës “Pavarësia” dhe nëse do të ketë rishikime për lejen e dhënë.

Lexoni gjithashtu:

The post “Rrezikon pallatin tonë”, banorët në Durrës kundër projektit të ri 9-katësh appeared first on Citizens.al.

Institucione dhe organizata dënojnë gjuhën diskriminuese në Ferma VIP

31 March 2026 at 15:17

Gjuha përçmuese ndaj komuniteti egjiptian, përmes një shprehjeje frazeologjike të përdorur nga moderatorja e emisionit “Ferma VIP”, Arbana Osmani, në televizionin kombëtar “Vizion Plus”, u përcoll me shqetësim nga organizatat e të drejtave të njeriut.

“Edhe kur përdoren pa qëllim të drejtpërdrejtë për të ofenduar, shprehje të tilla vazhdojnë të ushqejnë stereotipe dhe paragjykime që prekin dinjitetin e njerëzve”, u shpreh përmes një deklarater publike, Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome.

Sipas kësaj organizate, pjesëtarë të komunitetit egjiptian janë ndjerë të ofenduar dhe kanë kërkuar që moderatorja Osmani të kërkojë ndjesë publike.

“Shfajësimi që u përpoq të bëjë më pas Arbana Osmani duke thënë se ka përdorur një ‘shprehje popullore që tingëllon raciste, për të cilën nuk ishte, nuk ka qenë dhe s’do të jetë kurrë e tillë’, nuk është një kërkesë ndjesë e vërtetë”, thuhet më tej në deklarata.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Qendra për Advokim Social, që lobon për të drejta të barabarta mes pakicave kombëtare.

Njëjtë ka reaguar edhe organizata Drejtësi Sociale, e cila e ka konsideruar shprehjen e përdorur “ke marrë si pushka e jevgut”, si relativizim të një gjuhe që fyen, normalizon, përjashton dhe ul dinjitetin e një komuniteti të tërë.

“Pas çdo ‘shprehjeje të zakonshme’ fshihet një histori paragjykimi që ne nuk duhet ta trashëgojmë më. Komuniteti egjiptian nuk është metaforë, nuk është batutë, është pjesë e shoqërisë sonë, me dinjitet të plotë”, thuhet në reagimin e organizatës Drejtësi Sociale.

Përmes një reagimi publik, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënoi gjuhën e përdorur.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shpreh keqardhjen për përdorimin e gjuhës së papërshtatshme dhe steriotipeve racore, e cila nuk parandalohet në kohë reale dhe kanë mundësi të përhapet në rrjetet sociale duke dëmtuar personat e përfshirë dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e Komisionerit.

Sipas Komisionerit, platformat televizive kombëtare kanë përgjegjësi publike për mesazhe gjithëpërfshirëse “që luftojnë diskriminimin, promovojnë Barazinë, si dhe respektojnë dinjitetin e çdokujt”.

Mes të tjerash, Komisioneri bëri thirrje ndaj produksionit të emisionit dhe televizionit “Vizion Plus” të krijojë mekanizma parandalues dhe trajtimin e gjuhës së papërshtatshme në transmetimet e tyre.

Lexoni gjithashtu:

The post Institucione dhe organizata dënojnë gjuhën diskriminuese në Ferma VIP appeared first on Citizens.al.

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –

By: 27
31 March 2026 at 23:27

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League pas aventurës me Brightonin, ka arritur me klubin londinez një marrëveshje për një kontratë 5 vjeçare me synimin që të shpëtojë Hotspurs nga rënia në Championship.

Te Tottenham, De Zerbi do të zëvendësojë Igor Tudor që u largua nga klubi londinez pas vetëm 7 ndeshjeve të zhvilluara.

Drejtuesit e tottenham nuk donin thjesht një trajner të komanduar për të drejtuar skuadrën në vend të Tudor, por një arkitekt të vërtetë të së ardhmes. Kështu italianit ata i ofruan një pagë të majme me 14 milionë euro në sezon që e bën atë trajnerin e dytë më të paguar në Angli pas Pep Guardiolës. Por nuk është vetëm paga ajo që bindi De Zerbin të pranojë detyrën e vështirë të drejtimit të Tottenham. Klubi në fakt i dha pushtet të plotë përsa i përket lëvizjeve në merkato dhe në menaxhimin teknik duke ndjekur atë model suksesi që kishte funksionuar gjatë eksperiencës së tij te Brighton.

Por ardhja e De Zerbit nuk pritet mirë nga një pjesë e tifozerisë së Tottenham që kishte organizuar edhe një fushatë në rrjetet sociale ‘Not to De Zerbi’. Në qendër të kritikave të tifozëve, nuk janë aftësitë e trajnerit, por menaxhimi mediatik që i bëri rastit Mason Greenëood gjatë kohës kur ishte te Marseille. Sipas tyre qëndrimi i De Zerbit ndaj Greenëood ishte shumë i butë për problemet ligjore të këtij të fundit edhe pse ato u zgjidhën pa asnjë dënim.

Roberto De Zerbi do të bëjë debutimin e tij në pankinën e Tottenham në 12 prill në ndeshjen me Sunderland. Duke shfrytëzuar pauzën e ndeshjeve të FA Cup, trajneri italian do të ketë 10 ditë kohë për të përgatitur një skuadër që nuk e njeh shijen e fitores që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe është goditur nga dëmtimet e shumta. Klasifikimi është për të ardhur keq, me Hotspurs që është në vendin e 17 me vetëm 1 pikë më shumë nga zona e rënies nga kategoria.

gijotina.com/

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

By: 27
31 March 2026 at 23:03

Shqipëria është mundur me rezultatin 1-0 në miqësoren ndaj Ukrainës, ndeshjen mes dy skuadrave që vinin si humbëse të gjysmëfinaleve të play-off të Botërorit.

Ndeshja e “të dëshpëruarve” foli vetëm për ekipin ukrainas, pasi Shqipëria nuk ishte në ditën e saj më të mirë, thuajse inekzistente në sulm, por edhe me probleme të shumta në mbrojtje ku aktivizimi i Pllanës krijoi probleme për pjesën tjetër të repartit duke sjellë zhvendosje të Mitajt e Hysajt.

Silvinjo ndryshoi në startin e pjesës së dytë me aktivizimin e Pilos dhe Mehmetit, duke e kthyer Shqipërinë në rreshtimin e pazakontë për epokën e tij, me 5 në mbrojtje. Por pësoi gol me gjuajtjen e parë drejt katërkëndorit, ndërsa rrezikoi edhe disa herë të tjera të kapitullonte pa kushte,

Shtylla dhe pasaktësia e sulmuesve të Ukrainës shmangën një pasiv më të rëndë, me ndeshjen që u mbyll vetëm me shifrat 1-0 për ekipin lindor.

UKRAINË-SHQIPËRI 1-0
46′ Hutsuliak

46’ Shënojnë ukrainasit me gjuajtjen e parë në portë në pjesën e dytë! Pas një harkimi nga e majta, topi shkon në shtyllën e dytë ku Hutsuliak me kokë mposht Strakoshën. (VIDEO)

gijotina.com/

The post Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve appeared first on 27.

Italia mbetet jashtë Botërorit, mposhtet edhe Polonia

31 March 2026 at 23:50

Italia është e detyruar ta ndjekë Botërorin nga TV, për të tretën herë radhazi, pasi ka dështuar të kualifikohet.

“Axurrët” u mposhtën me penallti nga Bosnje-Hercegovina, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1-1.

Ndeshja nisi mirë për italianët me golin e Moise Kean në minutën e 15-të, por ndëshkimi i Bastonit me karton të kuq në fundin e pjesës së parë ndryshoi rrjedhën e lojës.

Bosnja përfitoi nga superioriteti numerik duke barazuar me Tabakovic në minutën e 79-të, ndërsa te ruleta e penalltive gabimet e Espositos dhe Cristantes rezultuan fatale.

Ndërkohë, surpriza ka pasur edhe në sfidat e tjera, ku Çekia eliminoi Danimarkën pas goditjes së penalltive.

Suedia fitoi një duel dramatik 3-2 ndaj Polonisë, duke siguruar biletën për në Botëror. Në Prishtinë, ëndrra e Kosovës u ndal nga Turqia, e cila triumfoi me rezultatin minimal 1-0.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Italia mbetet jashtë Botërorit, mposhtet edhe Polonia appeared first on Sinjali.

Hargreaves: Nëse do t’u thonit njerëzve në vitin 1999 se do të ishin në këtë lojë sonte, s’do ta besonin

31 March 2026 at 23:43

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vlerësuar lart paraqitjen e Kombëtares së Kosovës në finalen e plejofit kundër Turqisë.

Ai uroi Turqinë për kualifikimin, por theksoi se arritja e Kosovës deri në këtë fazë, brenda pak viteve, është e jashtëzakonshme.

“Bravo Kosova për një performancë të mrekullueshme dhe një arritje të pabesueshme në këtë kampanjë të Kupës së Botës. Ka shumë për të qenë krenarë. Herës tjetër do të shkoni edhe një hap më tej”, deklaroi Hargreaves.

“Shihemi në Botërorin 2030”, potencoi Hargreaves.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hargreaves: Nëse do t’u thonit njerëzve në vitin 1999 se do të ishin në këtë lojë sonte, s’do ta besonin appeared first on Sinjali.

Foda: I gjithë ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme

31 March 2026 at 23:39

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se pas disfatës minimale ndaj Turqisë, të gjithë janë të mërzitur, por thekson se ekipi dha gjithçka në fushë.

“Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar me ekipin. Mendoj se i gjithë ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu do të shkojmë përpara”, deklaroi Foda.

Ai shtoi se dëshira e tyre ishte ta gëzonin popullin që ka qenë shumë entuziast, dhe tani fokusi do të jetë tek e ardhmja.

“Dua ta shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë tifozët që ishin në stadium dhe vizituan shtetet tjera kur ishim mysafir. Më e rëndësishmja është ajo që i kam thënë edhe ekipit, kushdo që e përcjellë Kosovën, ta ndiejë këtë në fushë dhe ta shohin se ata e japin shpirtin në fushë”, tha Foda.

Trajneri gjithashtu konfirmoi se do të qëndrojë te Kosova edhe për një kohë, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i skuadrës janë shpërblyer.

“Synimi ishte kualifikimi në Botëror, por të shohim tani për të ardhmen time. Ishim një lojë larg Botërorit, skuadra po zhvillohet mirë. E kam pritur puna dhe mundi shpërblehet. Nuk e kam plan që ta lë Kosovën sepse më pëlqen vendi dhe populli”, përfundoi Foda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Foda: I gjithë ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme appeared first on Sinjali.

Muriqi: Fati nuk e deshi të jemi në Amerikë, më dhimbset gjithë ekipi

31 March 2026 at 23:27

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas eliminimit të ekipit nga Turqia në Prishtinë, duke thënë se fati nuk i lejonte të arrinin kualifikimin për në Botëror.

“Shumë vështirë. Kemi luftuar prej ditës së parë e deri këtu. E nisëm kampanjën me humbje të thellë dhe menduam se nuk ka kthim. Por vazhduam mirë. Unë jam shumë krenar me bashkëlojtarët e mi. Jam shumë krenar që jam ndër kapitenët. Do të kisha dëshirë ta udhëheq ekipin në Amerikë, por fati nuk e deshi. Unë nuk e di a do të jem, por Kosova do të kualifikohet në një kampionat të madh. Kemi pasur shumë raste. Më dhimbset gjithë ekipi, gjithë shteti. Gjithë kjo përkrahje…”, deklaroi Muriqi.

Kosova u eliminua pas humbjes minimale 1-0 ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mos arritur të sigurojë vendin e saj të parë në histori në Botërorin 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Muriqi: Fati nuk e deshi të jemi në Amerikë, më dhimbset gjithë ekipi appeared first on Sinjali.

FFK: Nuk ia dolëm, por gjithmonë krenarë me djemtë tanë

31 March 2026 at 23:15

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar pas humbjes së Kombëtares ndaj Turqisë në finalen e plejofit për Botërorin 2026.

Në një postim në Facebook, FFK shprehet krenare për futbollistët e saj, pavarësisht rezultatit negativ:

“Nuk ia dolëm, por gjithmonë KRENAR ME DJEMTË TANË”, thuhet në reagimin e Federatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FFK: Nuk ia dolëm, por gjithmonë krenarë me djemtë tanë appeared first on Sinjali.

Erdogani reagon pas kualifikimit të Turqisë në Botëror: E përgëzoj ekipin tonë për fitoren ndaj Kosovës

31 March 2026 at 23:06

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas kualifikimit të Kombëtares turke në Kupën e Botës, pas fitores 1-0 ndaj Kosovës në finalen e plejofit.

Në një mesazh urimi, Erdogani përgëzoi djemtë e Kombëtares për suksesin dhe rikthimin në skenën më të madhe të futbollit pas 24 vjetësh.

“E përgëzoj me gjithë zemër ekipin tonë kombëtar të futbollit, djemtë tanë, për fitoren ndaj Kosovës në finalen e plejofit dhe kualifikimin në Kupën e Botës. E uroj ekipin kombëtar, i cili do të valëvitë flamurin tonë me yll dhe gjysmëhënë në këtë skenë më të madhe të futbollit pas 24 vjetësh. Suksese në ndeshjet e grupeve kundër Australisë, Paraguait dhe SHBA-së”, thuhet në mesazhin e tij.

Ai shtoi se ka besim të plotë se futbollistët turq do ta bëjnë kombin krenar edhe në Botëror:

“Kemi besim të plotë se djemtë tanë, si gjithmonë, do ta mbajnë fanellën me yll dhe gjysmëhënë nga fitorja në fitore dhe do ta bëjnë kombin tonë krenar. I puth të gjithë atletët tanë në ballë”, përfundoi Erdogan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erdogani reagon pas kualifikimit të Turqisë në Botëror: E përgëzoj ekipin tonë për fitoren ndaj Kosovës appeared first on Sinjali.

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

By: E S
31 March 2026 at 23:01

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, komentoi zhvillimet e fundit politike brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te reagimi i Erion Braçes.

Sipas tij, është ende herët për të përcaktuar se kush do të jetë kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, pasi deri në zgjedhje pritet të ketë dinamika dhe zhvillime të reja.

Zogaj theksoi se lëvizja e fundit nuk lidhet vetëm me garën për Tiranën, por përfaqëson një qëndrim më të gjerë politik. Ai u shpreh se kjo lëvizje synon të dërgojë mesazhin se kandidatët nuk janë të paracaktuar dhe se ka hapësirë për debat dhe konkurrencë.

“Mendoj që është shumë shpejt për të folur kush do të jetë kandidati i partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, do të rrjedhin shumë ujëra deri në prag të zgjedhjeve, do të kemi situata të tjera. Kjo që ka bërë Erioni është një lëvizje politike, që ka të bëjë jo thjeshtë me Bashkinë e Tiranës, ajo është objekti. Është një lëvizje politike me zhvillimet që po ndodhin tani në PS. Kërkon të jap mesazhe që këtu kandidatët nuk janë të paracaktuar. Erioni kërkon të trondis konformizmin të theksuar edhe në PS”, u shpreh Zogaj.

TEHERAN – Aktivistët japin alarmin: Mohammadi pëson infarkt

TEHERAN, 31 mars /ATSH/ – Aktivistë të afërt me fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi, të burgosur në Iran, thonë se ajo ka pësuar një atak në zemër, shkruan apresse.it

Ekipi i saj ligjor, i shoqëruar nga një anëtar i familjes, e vizitoi atë në burgun e Zanjanit më 29 mars, sipas një deklarate të lëshuar sot nga organizata ”Free Narges”.

“Shëndeti i saj i përgjithshëm ishte jashtëzakonisht i dobët; ajo dukej e zbehtë dhe e dobët, dhe kishte pësuar humbje të konsiderueshme në peshë”, thuhet në deklaratë, duke cituar shokët e saj të qelisë, të cilët thanë se ajo u gjet pa ndjenja në shtratin e saj me sytë e kthyer prapsh më 24 mars.

“Pavarësisht kësaj emergjence mjekësore dhe shenjave të dukshme të një ataku në zemër, autoritetet refuzuan ta transferonin Mohammadi në spital ose ta lejonin të konsultohej me një specialist”, vazhdon deklarata.

Aktivistja vuan nga probleme me zemrën dhe pësoi disa atake në zemër ndërsa ishte në paraburgim para se t’i nënshtrohej një operacioni urgjent në vitin 2022.

Narges Mohammadi u dënua me një total prej 13 vjetësh e nëntë muajsh burg për akuza për sigurinë kombëtare.

Në dhjetor 2024, ajo u lirua nga burgu i Evin për arsye shëndetësore, por disa ditë më vonë, ajo u arrestua përsëri gjatë një ceremonie funerali në qytetin verilindor të Mashhadit, së bashku me aktivistë të tjerë.

53-vjeçarja është një nga zërat më të shquar të mospajtimit në Iran, mbështetëse e fushatës kundër dënimit me vdekje dhe nënkryetare e Qendrës për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në Republikën Islamike, sipas faqes së internetit të Amnesty International. /os/

The post TEHERAN – Aktivistët japin alarmin: Mohammadi pëson infarkt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, 1 prill/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

By: ela
31 March 2026 at 23:00

Dashi Energjia juaj do të jetë e fortë dhe do të ndjeni nevojën për të marrë iniciativa të reja në punë. Megjithatë, yjet ju këshillojnë të analizoni çdo situatë para se të veproni. Mund të ketë një mundësi interesante që kërkon vendim të shpejtë, por mos u nxitoni. Në dashuri, transparenca me partnerin do të […]

The post Horoskopi, 1 prill/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhten 0-1 nga Turqia

By: ela
31 March 2026 at 22:50

Kosova pësoi disfatë 1-0 në finalen e Play off ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”, duke mos ia dalë dot të kualifikohet në Botëror. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur në minutën e 53’ Kerem Akturkoglu përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje të saktë në këndin e poshtëm […]

The post Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhten 0-1 nga Turqia appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria humbet miqësoren, Ukraina mposht 1-0 kuqezinjtë

By: ela
31 March 2026 at 22:44

Shqipëria është mundur 1-0 përballë Ukrainës në një miqësore, pas eliminimit nga play off-i i Botërorit kundër Polonisë. Sfida e luajtur në Valencia u dominua nga ekipi ukrainas, me shumë raste të njëpasnjëshme. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Hutsuliak në startin e pjesës së dytë. Sylvinho zgjodhi të evitonte eksperimentet në këtë sfidë, […]

The post Shqipëria humbet miqësoren, Ukraina mposht 1-0 kuqezinjtë appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos, 5 të plagosur

By: ela
31 March 2026 at 22:37

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Mbyet. Në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Volkswagen”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes, drejtuesit e 2 mjeteve si dhe 3 pasagjerë kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar […]

The post Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos, 5 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

❌
❌