Normal view

Kohëzgjatja e pritjeve kufitare për hyrje-dalje nga vendi

25 August 2026 at 19:00

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë kryesisht të shkurtra, sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në hyrje dhe dalje, shumica e pikave kanë pritje prej 3 deri në 5 minuta.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në Dheu i Bardhë, ku në hyrje pritjet janë 5–10 minuta, ndërsa në dalje 15–20 minuta. Në Jarinjë, në dalje pritjet janë po ashtu 15–20 minuta.

Merdarë, pritjet në hyrje janë 5–10 minuta, ndërsa në dalje 10–15 minuta.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare pritjet janë kryesisht 1–5 minuta.

Sa i përket kolonave, në Dheu të Bardhë janë raportuar rreth 100 metra në dalje, ndërsa në Jarinjë rreth 150 metra. Në Merdarë kolona në dalje është rreth 100 metra.

Për kamionë, pritjet në të gjitha pikat e paraqitura janë kryesisht 3–5 minuta, pa kolona të raportuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kohëzgjatja e pritjeve kufitare për hyrje-dalje nga vendi appeared first on Sinjali.

Australia ndalon këngët e krijuara kryesisht nga AI në klasifikimet muzikore

25 August 2026 at 19:00

Këngët e krijuara kryesisht ose tërësisht nga inteligjenca artificiale nuk do të lejohen më në klasifikimet zyrtare muzikore të Australisë. Rregullat e reja të Australian Recording Industry Association (ARIA) hynë në fuqi këtë javë dhe kërkojnë që çdo këngë të jetë “në mënyrë thelbësore e krijuar nga njerëzit”.

Vendimi vjen në një kohë kur përdorimi i inteligjencës artificiale në industrinë muzikore po rritet me shpejtësi dhe po hap debate për autorësinë, të drejtat e artistëve dhe mënyrën se si matet suksesi i një kënge.

Sipas ARIA-s, përdorimi i AI nuk është i ndaluar plotësisht. Artistët mund ta përdorin atë gjatë procesit të prodhimit, përfshirë masterizimin, drum machines apo Auto-Tune. Megjithatë, kënga duhet të jetë shkruar nga njerëzit, ndërsa vokali kryesor dhe instrumentet kryesore duhet të interpretohen nga njerëz.

Rregullat e reja u vendosën pas një polemike të krijuar nga një version i “Like a Prayer” të Madonna-s, realizuar nga DJ australian Josh Fawaz. Kënga arriti në vendin e parë të klasifikimit dance të ARIA-s dhe në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të këngëve në Australi. Ajo u dëgjua më shumë se 48 milionë herë vetëm në Spotify.

Pas reagimeve, Fawaz shtoi më vonë kreditet që tregonin përdorimin e inteligjencës artificiale në realizimin e këngës. Duke folur për BBC, ARIA deklaroi se artistët australianë po konkurrojnë për vëmendje në “tregun më të mbingarkuar në histori” dhe se organizata nuk dëshiron të promovojë suksesin e muzikës së gjeneruar nga AI kur ajo nuk përmban krijimtari njerëzore.

Shefja ekzekutive e ARIA-s, Annabelle Herd, tha për BBC se rregullat e reja pasqyrojnë synimin për të ruajtur “natyrën njerëzore të artit”, ndërsa pranoi se inteligjenca artificiale tashmë përdoret nga artistët në proceset e tyre krijuese.

“Artistët tashmë përdorin mjete të AI në punën e tyre. Klasifikimet mund dhe duhet të evoluojnë për t’u lënë hapësirë këtyre mjeteve, por muzika e gjeneruar tërësisht nga shërbimet e ndërtuara mbi regjistrimet e artistëve është një çështje tjetër”, tha Herd për BBC.

Ajo shtoi se një klasifikim që shpërblen prodhimet e palicencuara të krijuara nga AI do të dëmtonte vetë bazën e industrisë muzikore. Artistët do të duhet të deklarojnë përdorimin e inteligjencës artificiale kur dorëzojnë një këngë për klasifikim. Nëse më vonë zbulohet se një këngë është krijuar kryesisht nga AI, ARIA mund të ndryshojë edhe në mënyrë retroaktive pozicionin e saj në klasifikime. Në rast se kënga ka arritur vendin e parë, mund të kërkohet edhe kthimi i çmimeve që lidhen me këtë arritje.

Australia nuk është vendi i parë që vendos kufizime të tilla. Më herët gjatë këtij viti, një këngë u përjashtua nga klasifikimet muzikore në Suedi pasi u konstatua se ishte krijuar me AI. Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike ka njoftuar se udhëzime për muzikën e krijuar me inteligjencë artificiale do të zbatohen edhe në rajone të tjera.

Debati për AI në muzikë lidhet gjithashtu me përdorimin e regjistrimeve të artistëve për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale. Kryeministri australian Anthony Albanese ka premtuar më herët “mbrojtjen më të fortë të mundshme” për krijuesit australianë dhe ka thënë se artistët duhet të kenë kontroll mbi mënyrën se si përdoren veprat e tyre për trajnimin e AI./KultPlus.com

Zbardhet dokumenti “Leptiri” që iu gjet Shahollit: Ja si planifikoi shërbimi sekret serb rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

By: A. Q
25 August 2026 at 18:59

Detaje të reja dalin në dritë nga dosja e spiunazhit ndaj të arrestuarit Fatmir Sheholli.

Atij i është gjetur edhe një dokument tjetër i nënshkruar nga një zyrtar i lartë i Sigurimit Shtetëror Serb.

Prokuroria Speciale, pas analizimit të këtij dokumenti të emërtuar “Leptiri” thotë se bëhet fjalë për një dokument të vitit 2001 të përpiluar nga strukturat e Sigurimit Shtetëror Serb dhe që ka të bëjë me komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit (kryeministër në detyrë i Kosovës) gjatë kohës që mbahej i burgosur në Serbi.

“Nga analiza e dëshmisë, përkatësisht dokumentit të emërtuar “Leptiri”, të gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se bëhet fjalë për një dokument i përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë. Sipas përmbajtjes së dokumentit, parashihej përdorimi i një burimi operativ me nofkën “Leptiri” për sigurimin e materialeve komprometuese, me qëllim të ushtrimit të presionit ndaj tij për bashkëpunim me RDB-në”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Sipas raportimit nga TCH, Sheholli këtë dokument thuhet se e ka shpërndarë te disa persona dhe ka kërkuar përkthimin e tij nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.

“Këto veprime, të vlerësuara së bashku me komunikimet dhe materialet e tjera të evidentuara në telefonin e të pandehurit, janë relevante për të dëshmuar kontaktet, lidhjet dhe bashkëpunimin e tij me persona dhe struktura të ndërlidhura me shërbimet e sigurisë serbe, si dhe rolin e tij në përcjelljen dhe shpërndarjen e materialeve me origjinë nga këto struktura”, thuhet në aktakuzë.

Deklarimi i Shehollit për dokumentin “Leptiri”:

I pandehuri: Këtë dokument ma ka dërgu Bojan Dimiç në telefonin tim.

– Prokurori: Kujt ia keni shprëndarë dokumentin “ Leptiri” që e keni marrë nga Bojan Dimiç?

– I pandehuri: Këtë ia kam dergu Milazim Gashit, nje mikut tim i cili është në SHISH të Shqipërisë me emrin Dritan Gjoni – Shef i SHISHIT në Durrës, ja kam dergu Blerim Canaj dhe një personi me emrin Bashkim Pushkolli, por nuk jam i sigurtë a ia kam dërgu.

18:55 Kroacia paralajmëron Perëndimin: Serbia po armatoset me armë sulmuese

By: Monika
25 August 2026 at 18:55

Kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokovic deklaroi se Evropa duhet të forcojë sigurinë dhe shtyllën evropiane te NATO-s sepse rendi ndërkombëtar po ndryshon, duke paralajmëruar gjithashtu se Serbia po armatoset me armë sulmuese.

Jandrokovic theksoi se është e rëndësishme të forcohet shtylla e NATO-s, sepse për dekada të tëra Evropa ka jetuar me ndjenjën se Amerika gjithmonë qëndron pas saj, prandaj Evropa dhe vendet individuale kanë harruar sigurinë e tyre. Ai paralajmëroi gjithashtu se Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe sulmuese dhe se këtë gjë duhet ta dinë aleatët.

“Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe me armë ofensive, sulmuese. Dhe kjo duhet t’u thuhet aleatëve tanë perëndimorë.”, tha ai. Jandrokovic shtoi se Kroacia duhet t’ia shpjegojë Perëndimit situatën në rajon, sepse elitat e reja politike shpesh nuk e kuptojnë zonën e ish-Jugosllavisë dhe as nuk e kujtojnë politikën e Serbisë së Madhe të Slobodan Millosheviçit./mxh

Kur ChatGPT bëhet “kolegu” i parë, ekspertët paralajmërojnë për një prirje të re në vendin e punës

By: us er
25 August 2026 at 18:55

Inteligjenca Artificiale nuk po përdoret më vetëm për të shkruar email, për të përgatitur prezantime apo për të analizuar të dhëna. Gjithnjë e më shumë punonjës po u drejtohen chatbot-eve si ChatGPT për të kërkuar këshilla mbi konfliktet në punë, marrëdhëniet me menaxherët, stresin apo edhe dilemat e karrierës. Ky ndryshim po krijon një rol […]

The post Kur ChatGPT bëhet “kolegu” i parë, ekspertët paralajmërojnë për një prirje të re në vendin e punës appeared first on BoldNews.al.

“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’k

25 August 2026 at 18:53
Gjykata e Tiranës ka lënë në paraburgim të arrestuarin Vehap Tota, një 25-vjeçar nga Kamza që është arrestuar nga Policia 4 ditë më parë, (21 Gusht), pasi akuzohet se ka goditur me një tullë në shpatull punonjësen e policisë me inicialet M.D., të cilën e ka lënë pa ndjenja në oborrin e shtëpisë së tij. […]

Ish-kongresisti amerikan DioGuardi: Kalova jetën duke treguar kush janë shqiptarët – babai im vinte nga Kukësi

25 August 2026 at 18:52

Në Prishtinë është shënuar 37-vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacionit Qytetar Shqiptaro-Amerikan, me seminarin “Një Premtim i Mbajtur: AACL dhe Rruga e Kosovës Drejt Lirisë dhe Pavarësisë”.

Ish-kongresisti amerikan Joseph DioGuardi foli për lidhjen e tij me shqiptarët dhe përpjekjet për çështjen shqiptare në SHBA.

Duke kujtuar babanë e tij arbëresh, DioGuardi tregoi se prej tij kishte mësuar shprehjen “Gur-gur bëhet mur”.

“Kam kaluar një pjesë të mirë të jetës sime duke u përpjekur t’i tregoj botës së kush jeni ju, shqiptarët.. Babai im nuk mundi ta bënte këtë, sepse nuk kishte arsimim. Ai ishte arbëresh, vinte nga Kukësi, Shqipëri. Babai im nuk kishte arsimim; ishte fermer”, tha ai.

Ai tregoi edhe një bisedë me babanë e tij.

“Kur kam dëgjuar fjalën gur-gur bëhet mur, kam filluar ta kuptoj pak gjuhën shqipe, dhe do t’i ndaj disa fjalë me ju. Babai im me tha gur-gur bëhet mur, unë i thashë mur-mur bëhet kala”, u shpreh ai, raporton EO, transmeton Sinjali.

Ndërsa, specialisti i të drejtave të njeriut, Steven Powles KC, foli për rolin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në çështjen e Kosovës dhe mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Do të flasim për dy aspekte, që kanë dhënë kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, së pari përpjekjet që Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka bërë, duke sjellur Kosovën para drejtësisë, dhe në Hagë, dhe punës së tyre të shkëlqyeshme duke mbrojtur anëtarët e UÇK-së, të cilët janë marrë në Hagë, dhe po qëndrojnë në tribunalin e njëjtë si Sllobodan Millosheviq”, tha Powles.

Ai foli edhe për përgjegjësinë e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, për krimet e kryera në Kosovë.

“Është e qartë që ka pasur rol të rëndësishëm që prokurori ta sjellë përpara Sllobodan Millosheviqin dhe ta akuzojë, dhe ka përfunduar që Sllobodan Millosheviqi ka qenë fajtor për krimet e luftës dhe për të gjitha tmerret që janë bërë në Kosovë, dhe natyrisht ka qenë përgjegjs për forcat serbe dhe shumë organizata paramiliotare, të cilat kanë kryer krime”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-kongresisti amerikan DioGuardi: Kalova jetën duke treguar kush janë shqiptarët – babai im vinte nga Kukësi appeared first on Sinjali.

Rama: Bujtina SIAR në Pogradec, shembull i bukur i zhvillimit të agroturizmit dhe Shqipërisë turistike

25 August 2026 at 18:52

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Zhvillimi i agroturizmit po sjell gjithnjë e më shumë modele të reja të sipërmarrjes familjare në zonat turistike të Shqipërisë.

Një prej tyre është Bujtina SIAR në Pogradec, e cila ofron një eksperiencë të ndërthurur me natyrën, qetësinë dhe mikpritjen shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga bujtina, duke e cilësuar atë një prej shembujve të sipërmarrjeve që po kontribuojnë në zhvillimin e turizmit në vend.

Bujtina SIAR disponon nëntë kabina private prej druri, ambiente për çlodhje dhe argëtim, si dhe produkte të zonës, duke synuar të presë vizitorë gjatë gjithë vitit.

Kryeministri Rama thekson se, Bujtina SIAR, e mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) përmes Programit IPARD, është një tjetër shembull i bukur i zhvillimit të agroturizmit dhe Shqipërisë turistike.

/gj.m/r.e/

The post Rama: Bujtina SIAR në Pogradec, shembull i bukur i zhvillimit të agroturizmit dhe Shqipërisë turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dokumenti sekret ”Leptiri”, plani serb ndaj Kurtit: Si synohej komprometimi dhe rekrutimi i tij në burg

By: redi
25 August 2026 at 18:52

Një dokument i vitit 2001, i emërtuar “Leptiri”, i gjetur në telefonin e Fatmir Shehollit, po shqyrtohet nga Prokuroria Speciale si dëshmi që lidhet me strukturat e atëhershme të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB). Sipas dosjes së prokurorisë, dokumenti përshkruan një plan operativ që kishte për synim komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës kur ai ishte i burgosur në Serbi.

Source

SHBA-ja largon minat nga Hormuzi, Trump paralajmëron Iranin për 'tolerancë zero'

25 August 2026 at 18:51


Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar tw martwn se të gjitha minat qw egzistonin në ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit janë larguar ose shkatërruar.

Përmes një postimi në rrjetin social Truth, Trump tha se është informuar nga Marina amerikane se operacioni për pastrimin e minave ka përfunduar.

“Jam informuar nga Marina e Shteteve të Bashkuara se të gjitha minat janë larguar dhe/ose janë shpërthyer në ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit”, shkroi Trump.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Irani është njoftuar se çdo anije apo mjet lundrues që vendos mina të reja do të shkatërrohet menjëherë dhe në mënyrë sistematike.

Trump pretendoi se SHBA-ja po monitoron çdo pjesë të Ngushticës përmes Forcës Hapësinore amerikane.

“Ekziston një politikë e tolerancës zero ndaj vendosjes së minave, e cila është në fuqi të plotë”, deklaroi presidenti amerikan.

Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndaj çdo kërcënim ndaj lundrimit në këtë zonë mund të ketë pasoja të mëdha për tregjet globale të energjisë. /Telegrafi/

LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit

25 August 2026 at 18:50
Opozitarja LSDM akuzoi se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski i ka dëmtuar pensionistët me vendimin për rritje lineare të pensioneve, në vend që të vazhdonte metodologjinë e harmonizimit të vendosur nga qeveria e mëparshme. Nga partia thonë se me rritjet prej nga 1.000 denarë në shtator 2025 dhe mars 2026, pensionistët kanë marrë më […]

18:48 Drejtori i CIA-s zhvillon vizitë sekrete në Rusi

By: Monika
25 August 2026 at 18:48

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, udhëtoi sot në Rusi, për të zhvilluar disa takime në kryeqytetin Moskë.

Kështu, misteri i uljes së aeroplanit të transportit amerikan, për të cilin Kremlini pretendoi se nuk ishte në dijeni, duket se është zgjidhur.

Ky është udhëtimi i parë i Ratcliffe në Moskë që nga marrja e detyrës dhe zyrtari më i lartë i administratës së Donald Trump që viziton Rusinë që nga janari.

Më herët sot, një aeroplan transporti ushtarak amerikan u ul në Aeroportin Vnukovo të Moskës, sipas shërbimit të ndjekjes së fluturimeve Flightradar24./mxh

18-vjeçarja shtrin në tokë të miturën dhe e godet me grushte

By: us er
25 August 2026 at 18:47

Një rast i rëndë është raportuar në Mitrovicë, Kosovë, ku një 18-vjeçare ka sulmuar fizikisht një vajzë 12-vjeçare. Rasti është bërë i ditur edhe përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku e mitura shihet duke u sulmuar nga e dyshuara, e cila raportohet të jetë nga Prizreni. Në video dëgjohet se në vendin […]

The post 18-vjeçarja shtrin në tokë të miturën dhe e godet me grushte appeared first on BoldNews.al.

“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

By: A. Q
25 August 2026 at 18:47

Gjykata e Tiranës ka lënë në paraburgim të arrestuarin Vehap Tota, një 25-vjeçar nga Kamza që është arrestuar nga Policia 4 ditë më parë, (21 Gusht), pasi akuzohet se ka goditur me një tullë në shpatull punonjësen e policisë me inicialet M.D., të cilën e ka lënë pa ndjenja në oborrin e shtëpisë së tij.

Në momentin e arrestimit Vehap Tota, ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar se:

“E vërtetë se unë kam qëlluar policen me tullë nga pas. Kjo ngaqë nuk kisha pirë hashash dhe isha mërzitur dhe nuk kam pasur lekë. Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra, kjo ka qenë arsyeja. Unë kam marrë një tullë dhe më pas e kam qëlluar policen nga pas. Po ashtu i kam kundështuar policët, pasi kam qenë i mërzitur nuk kisha pirë hashash dje dhe kam qenë shumë i tensionuar dhe inatin, jua kam nxjerrë policëve. Unë tashmë jam penduar, por më kot pasi është vonë. Më pas policët më kanë shoqëruar normal në komisariat…”.

Dëshmia ka befasuar hetuesit. Ngjarja e rëndë është regjistruar, kur një patrullë e Komisariatit Nr.5, kishte shkuar në banesë me qëllim shoqërimin e bashkëjetueses së Vehap Totës, shtetasen Audeta Tahiri, pasi kjo e fundit është dyshuar nga policia kriminale se ishte autore e djegies së makinës së shtetasit L.Hoti, i cili është komshi me të arrestuarin Vehap Tota.

Në orën 18:00, dy punonjës të patrullës policore M.D dhe A.P kanë marrë detyrë nga komandanti i turnit N.C, për të shkuar në rrugën “Paqësori” në Frutikulturë Kamëz, për të kryer shoqërimin e Audeta Tahiri, pasi dyshohej si e përfshirë në djegien e një makine.

Në momentin që kanë shkuar në banesën e 25-vjeçarit, Vehap Tota, i cili është bashkëjetuesi i saj, Ai u ka thënë se: “…nuk është vajza që kërkoni…”.

Por gjatë kontrollit të banesës nga policia ajo u gjend brenda shtëpisë dhe në këtë situatë policia e ndaloi për ta shoqëruar në komisariat si të dyshuar në djegin e makinës së L. Hotit,ngjarje kjo që ka ndodhur në Kamëz në datën 18 Gusht 2026.

Mirëpo, kur policët e kanë konstatuar në banesë këtë shtetase, për të cilën vetë Vehap Tota, e kishte deklaruar një ditë më parë në polici, se Audeta Tahiri, e kishte djegur mjetin e komshiut të tij,ai ka filluar të kundërshtojë forcat e policisë duke i qëlluar me gurrë dhe tulla.

Njëra nga tullat që hodhi Vehapi, e ka goditur punonjësen e policisë M.D, në pjesën e kurrizit duke e rrëzuar për tokë dhe ajo ka mbetur pa ndjenja.

Dy kolegët e saj, kanë marrë menjëherë masat duke e shoqëruar për në qendrën spitalore në Kamëz, ku ata e dërguan urgjent me ambulancë në spitalin e Traumës dhe njëkohësisht shoqëruan dhe Audeta Tahiri në komisariat në lidhje me ngjarjen, ku ajo ishte e dyshuar.

Punonjësja e policia nga goditja ka marë një dëmtim në pjesën e shpatullës së djathtë. Ndërsa disa orë më pas, është arritur të arrestohet dhe Vehap Tota, ndaj të cilit tashmë është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg”.

Më përpara Vehap Tota është proceduar nga policia dhe dënuar nga gjykata për veprën penale të “Dhunës në familje” dhe “Vjedhjes”.

Dua Lipa zbulon detaje nga dasma me Callum Turner: “Ishte magjike”

25 August 2026 at 18:46
Dua Lipa e ka përshkruar dasmën e saj me aktorin Callum Turner si një ditë “magjike”, ndërsa ka rrëfyer edhe disa nga këshillat më të rëndësishme që mori përpara ceremonisë. Në një intervistë për “Vogue Italia”, të publikuar më 24 gusht, këngëtarja 31-vjeçare foli për jetën bashkëshortore dhe martesën me Turner, 36 vjeç. “Dita e […]

Bota drejt rrënimit, paralajmërimi i shkencëtarëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun e katastrofave ekstreme klimatike

25 August 2026 at 18:46
Shkencëtarët po paralajmërojnë se bota po afrohet gjithnjë e më shumë drejt ngjarjeve ekstreme klimatike, ndërsa rritja e temperaturave globale po shton rrezikun për valë të fuqishme nxehtësie, përmbytje, thatësira, zjarre dhe stuhi. Sipas ekspertëve, ajo që dikur dukej si skenar i filmave po bëhet gjithnjë e më e mundshme. Temperatura mesatare globale ishte rreth […]

FOKUS – Shefi i CIA-s, John Ratcliffe viziton Moskën

25 August 2026 at 18:46
PARIS, 25 gusht /ATSH-AFP/ – Shefi i CIA-s, John Ratcliffe, vizitoi sot Moskën, sipas medieve amerikane CBS dhe Axios, ndërsa as Uashingtoni dhe as Moska nuk e kanë konfirmuar deri tani këtë vizitë. Arsyeja e këtij udhëtimi, i cili do të përbënte vizitën e parë të njohur të John Ratcliffe në Rusi që prej marrjes […]

Drenica nis me fitore bindëse ndaj Sakarya Karasu në Ligën e Kampionëve të futsallit

25 August 2026 at 18:44


FC Drenica ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në UEFA Futsal Champions League, duke shënuar fitore ndaj Sakarya Karasu 1933 me rezultat 6-0.

Kampioni i Kosovës në futsall fitoi të dyja pjesët me rezultat identik 3-0, duke treguar një paraqitje të sigurt dhe efikase në ndeshjen e parë të raundit preliminar të garave të UEFA-s.

Në këtë fitore shkëlqeu Luis Quintero, i cili realizoi tre gola, ndërsa Jetmir Gashi e Sebastian Sanchez shtuan nga një, ndërsa një gol u shënua si autogol nga Burak Uğurlu.

Me këtë rezultat, Drenica merr tri pikët e para në grupin e saj.

Drenica është kampione e Kosovës në futsall për sezonin e kaluar dhe po e përfaqëson vendin në UEFA Futsal Champions League.

Në grupin ku garon skuadra kosovare janë edhe Murata nga San Marino dhe Újpest nga Hungaria, ndaj Drenicën e presin edhe dy përballje të rëndësishme për të siguruar kalimin tutje në garat evropiane.

Drenica e ka nisur fuqishëm misionin evropian dhe tashmë synon hapin e radhës në Champions League. /Telegrafi/

VIDEO/ Sara Mila vijon turin në Elbasan, por vëmendjen e merr një thumb për kolegun socialist

By: redi
25 August 2026 at 18:43

Deputetja e PS-së, Sara Mila, vijon takimet me banorët e qarkut të Elbasanit, ku është herë është ndalur në zonën e Labinot Malit, në kuadër të kontakteve me komunitetin gjatë kësaj vere. Në një postim në rrjetet sociale, Mila shkruan se gjatë takimeve nuk janë diskutuar vetëm shqetësimet dhe problematikat e zonës, por janë ndarë edhe momente gëzimi, njohjeje dhe të qeshurash.

Source

❌