❌

Normal view

Pjerin Ndreu: “Me zjarr mund të digjni semaforë, por nuk ndizni dot shpresë”!

By: Anisa
15 October 2026 at 10:00

Pjerin Ndreu ka reaguar ashpër pas protestës së zhvilluar në Tiranë, duke akuzuar Sali Berishën dhe Partinë Demokratike për organizimin e akteve të dhunës dhe shkatërrimit. Në reagimin e tij, Ndreu e cilëson protestën si një skenar politik të përsëritur, ndërsa ngre pikëpyetje edhe për mënyrën se si Policia e Shtetit menaxhoi situatën dhe mbrojti institucionet publike.

Sipas Ndreut, militantët e PD-së, me deputetët në rolin e organizatorëve dhe disa studentë të djathtë, krijuan një situatë të papranueshme, duke dëmtuar pronën publike dhe private.

“Alternativa e shkatërrimit, me dirigjent Saliun dhe “studentët” e tij, me shkollë e pa shkollë!”, shkruan Ndreu, duke shtuar se, sipas tij, mungesa e ideve dhe alternativave politike po zëvendësohet me dhunë.

Ai ngre pyetje për dëmtimin e semaforëve, ndriçimit publik, kamerave, bizneseve private dhe flamurit të Vatikanit, duke theksuar se këto akte nuk mund të justifikohen politikisht.

“Ky është skenari klasik i Saliut, militantët bëjnë djegiet, deputetët e PD-së bëjnë regjinë, Saliu zgërdhihet nga qejfi, siç e ka zakon, vendi destabilizohet dhe shqiptarët nuk fitojnë asgjë!”, shprehet Ndreu.

Megjithatë, përtej akuzave ndaj opozitës, ai ka ngritur edhe shqetësime për punën e Policisë së Shtetit gjatë protestës. Ndreu thotë se nuk kuptoi çorganizimin në mbrojtjen e institucioneve, ekspozimin e efektivëve ndaj dhunës dhe mungesën e kushteve elementare për ta, deri te uji dhe ushqimi.

Në të njëjtën kohë, ai kritikon edhe disa veprime të policisë, të cilat i cilëson si joprofesionale dhe tejkalim të masës, duke nënvizuar se garantimi i rendit duhet të bëhet gjithmonë në përputhje me ligjin.

“Policia duhet të garantojë rendin, të mbrojë institucionet, qytetarët dhe efektivët e saj, por gjithmonë brenda ligjit dhe me profesionalizëm!”, thekson ai.

Në përfundim të reagimit, Ndreu nënvizon se protesta është një e drejtë demokratike, por dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të konsiderohen alternativë politike.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt për t’u djegur sa herë që dikush humbet pushtetin apo shpresën për ta rimarrë atë!”, shkruan ai, duke e mbyllur reagimin me mesazhin: “Me zjarr mund të digjni semaforë, por nuk ndizni dot shpresë! Me dhunë mund të thyeni xhama, por nuk fitoni dot besimin e shqiptarëve!”

“Alternativa që nuk ndërton asgjë, por shkatërron gjithçka, nuk është alternativë. Është dëshpërim politik!”, përfundon Ndreu./ad

“Disa shkatërrojnë, ne pastrojmë”- Rama takon punonjësit e Bashkisë: Ne vazhdojmë të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë!

By: A. Q
15 October 2026 at 10:00

 

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka takuar ekipet e pastrimit në Tiranë, të cilët kanë vijuar punën për pastrimin e kryeqytetit.

Kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialistë do vazhdojë të punojë për Shqipërinë.

“Kështu janë ndarë punët. Disa shkatërrojnë, të tjerët ndërtojnë, ne do vazhdojmë të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Pastrojmë, gjelbërojmë, zbukurojmë edhe të ndërtojmë”, tha Rama.

10:00 Nga Leonard Veizi/ Mihail Lermontov, zëri i romantizmit rus dhe rebeli i përjetshëm i shpirtit

15 October 2026 at 10:00

15 tetor 1814 – lindja e shkrimtarit

Nga Leonard Veizi

Leonard Veizi

Mihail Lermontov, poeti dhe prozatori rus, ishte një nga zërat më të zjarrtë, rebelë dhe tragjikë të romantizmit evropian. I lindur në Moskë më 15 tetor 1814, ai jetoi vetëm 26 vjet, por la pas një vepër që shquhet për intensitetin e pasioneve, revoltën ndaj padrejtësisë dhe melankolinë e thellë ekzistenciale. Megjithëse vinte nga një familje fisnike, Lermontovi u bë mishërimi i shpirtit të papajtueshëm me kufizimet e kohës, një poet që sfidoi autoritetin dhe vuri në qendër të krijimtarisë njeriun në konflikt me shoqërinë dhe vetveten. Me një talent të jashtëzakonshëm dhe një jetë të ndërprerë tragjikisht në duel, ai zuri një vend të veçantë në letërsinë ruse, si pasardhësi më i shquar i Aleksandër Pushkinit dhe një prej përfaqësuesve më të fuqishëm të romantizmit rus.

Themelimi i stilit

Ndjeshmëria e tij e thellë u formua qysh në fëmijëri nga humbja e nënës dhe edukimi i rreptë nga gjyshja, gjë që i dha veprës së tij një karakter thellësisht introspektiv dhe të errët.

I frymëzuar nga fryma lirike dhe shpirti kombëtar i Pushkinit, Lermontov zhvilloi shpejt një stil vetjak, të ndërgjegjshëm për tragjizmin e qenies.  Veprat poetike si “Demon” dhe “Mtsyri” janë eksplorime të fuqishme të shpirtit individual që lufton me izolimin, tundimin dhe kufizimet e botës.

Krijimi i arketipit rus

Romani i tij i vetëm, por monumentalisht i rëndësishëm, “Një heroi i kohës sonë”, solli në skenë Pjeçorinin, arketipin e njeriut të “tepërt”, një figurë e talentuar, cinike dhe e vetmuar që nuk mund të gjejë vend apo qëllim në shoqërinë e kohës së tij.

“Një heroi i kohës sonë” është një pasqyrim i thellë i shpirtit njerëzor dhe i krizës morale të një brezi të tërë. Përmes figurës së Peçorinës, Lermontovi nuk krijon një hero tradicional, por një njeri të përhumbur, të lodhur nga jeta dhe i paaftë për të dashur apo për të besuar te ndonjë ideal. Ai është një anti-hero, që ndjen zbrazëti përbrenda dhe që në vend të ëndrrave ka vetëm përbuzje për jetën dhe njerëzit që e rrethojnë.  Përmes një stili të ndërthurur me realizëm dhe psikologji të thellë, Lermontovi na tregon se si një njeri i pajisur me intelekt, ndjeshmëri dhe guxim, mund të bëhet i rrezikshëm kur i mungon qëllimi dhe ndjenja e përgjegjësisë.  Në këtë mënyrë, autori na fton të mendojmë jo vetëm për shoqërinë e kohës së tij, por edhe për vetveten në përballje me ndjenjën e kotësisë. Romani është një kritikë e heshtur ndaj krizës së identitetit që përjeton shoqëria ruse e shekullit XIX – dhe ndoshta edhe bota moderne sot.

Rebeli dhe Kaukazi

Përmbajtja kritike e veprës së Lermontovit ndaj hipokrizisë së aristokracisë dhe pushtetit carist e çoi atë në internime të përsëritura. Kaukazi, rajoni malor plot natyrë të egër, u bë skena dhe muzë e tij. Pikërisht atje, në lirinë e ashpër të këtij peizazhi, ai gjeti pasqyrimin e shpirtit të tij të trazuar dhe forcën për të protestuar kundër padrejtësisë.

Fundi tragjik

Tragjikisht, jeta e tij u ndërpre para kohe. Mihail Lermontov u vra në një duel në Pyatigorsk më 27 korrik 1841, në moshën vetëm 26-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që flet për një jetë të konsumuar nga pasioni dhe kërkimi i lirisë.

Simboli i shpirtit të trazuar

Lermontov mbetet sot simboli par excellence i poetit rebel, pionier i romantizmit të errët dhe i introspeksionit të thellë psikologjik në letërsinë ruse. Ai nuk ishte thjesht një poet që shkruante vargje të bukura, por një profet i shpirtit rus dhe një pasqyrë e përjetshme e dilemave universale të njeriut.

Vepra e tij dëshmon për një botë të trazuar, ku kërkimi për lirinë e shpirtit është i pashmangshëm, dhe ku melankolia, në vend të dëshpërimit, shndërrohet në forcë krijuese.

 

Posta e Kosovës lëshon emision të ri filatelik për 80-vjetorin e Teatrit Kombëtar

15 October 2026 at 10:00

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar një emision të ri filatelik kushtuar 80-vjetorit të themelimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke nderuar historinë dhe kontributin tetëdhjetëvjeçar të këtij institucioni në zhvillimin e artit skenik dhe kulturës në vend.

Emisioni është realizuar në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe u promovua më 14 tetor 2026, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e këtij përvjetori.

Rrugëtimi i teatrit nisi në tetor të vitit 1946 në Prizren, si institucioni i parë teatror profesional në vend, ndërsa pak muaj më vonë u zhvendos në Prishtinë. Gjatë tetë dekadave të veprimtarisë, ky institucion është bërë një nga qendrat kryesore të krijimtarisë skenike, duke sjellë qindra premiera dhe mijëra shfaqje për publikun.

Përmes veprimtarisë së tij, Teatri Kombëtar ka promovuar dramaturgjinë shqiptare dhe botërore, ndërsa artistët e tij kanë kontribuar në pasurimin e jetës kulturore të Kosovës dhe janë vlerësuar me çmime e mirënjohje brenda dhe jashtë vendit.

Në nderim të këtij rrugëtimi, Posta e Kosovës ka përgatitur dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë. Përmes këtij emisioni, historia dhe trashëgimia e teatrit përjetësohen edhe në filateli, si një formë e ruajtjes së kujtesës kulturore për brezat e ardhshëm.

Posta e Kosovës ka ftuar qytetarët, koleksionistët dhe bizneset që ta bëjnë pjesë të koleksioneve të tyre këtë emision të veçantë, kushtuar njërit prej institucioneve më të rëndësishme të artit skenik në Kosovë./KultPlus.com

Marshime të rinjsh në rrugët e Tiranës, gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin! Mijëra kalojnë nga rruga e Elbasanit dhe qendër

15 October 2026 at 09:59

Mijëra gjimnazistë kanë bojkotuar mësimin këtë të mërkurë në Tiranë. Ata kanë filluar marshimin në rrugët e kryeqytetit. Një pjesë e mirë e tyre kanë kaluar para parlamentit në drejtim të rrugës së Elbasanit.

Një pjesë tjetër kaloi nga Pazari i ri në drejtim të rrugës Hoxha Tahsin.

The post Marshime të rinjsh në rrugët e Tiranës, gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin! Mijëra kalojnë nga rruga e Elbasanit dhe qendër appeared first on Albeu.com.

09:58 “Dënojmë me forcë dhunën dhe shkatërrimin e pronës”/ Reagon Delegacioni Europian: Dhuna nuk ka vend në demokraci

By: Anisa
15 October 2026 at 09:58

Last Updated on 15/10/2026 by Anisa

Delegacioni Europian në Shqipëri ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, si dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

Në një reagim, Delegacioni Europian u ka bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin aktet e dhunës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore në një shoqëri demokratike.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.”

Delegacioni Europian ka nënvizuar kështu rëndësinë e ushtrimit paqësor të së drejtës së protestës dhe të zgjidhjes së shqetësimeve përmes dialogut konstruktiv mes palëve./ad

Hapet sot në Kuala Lumpur panairi i ri Art KL: dhjetë galeri të rajonit vënë në qendër artistët e lindur pas vitit 1990

15 October 2026 at 09:58
Edicioni i parë i platformës mbahet nga 15 deri më 18 tetor në ish-fabrikën e shtypit APW në Bangsar, ndërsa në nëntor kryeqyteti malajzian pret edhe hapësirën jofitimprurëse Muara Arts

Kina lanson 10 satelitë me raketën Zhuque-2E për të avancuar kapacitetet kompjuterike me IA në hapësirë

15 October 2026 at 09:58


Kina ka lansuar me sukses dhjetë satelitë në hapësirë të mërkurën, me anë të raketës bartëse Zhuque-2E Y4, përfshirë tetë satelitë të projektuar për të avancuar kapacitetet kompjuterike të inteligjencës artificiale në orbitë.

Raketa është lansuar në orën 19:40 sipas kohës lokale nga zona pilot për inovacionin në hapësirën komerciale Dongfeng, në veriperëndim të Kinës, duke vendosur të dhjetë satelitët në orbitat e tyre të përcaktuara, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Tetë satelitë i përkasin grupit të dytë të projektit “Star Compute”, të zhvilluar nga kompania kineze e hapësirës komerciale ADAspace.

Të projektuar për të funksionuar në orbita agim-muzg, satelitët janë të pajisur me sisteme kompjuterike me performancë të lartë, pajisje komunikimi me laser dhe kamera për kushte me ndriçim të ulët.

Ata do të testojnë teknologji të përparuara, përfshirë sisteme ftohjeje me lëng me fuqi prej 10 mijë vatësh, struktura të mëdha ftohjeje të shpalosshme, rrjete komunikimi me laser të bazuara në hapësirë dhe trajnimin e modeleve bazë të inteligjencës artificiale drejtpërdrejt në orbitë.

ADAspace deklaroi se misioni do të ndihmojë në përshpejtimin e zhvillimit teknologjik dhe të aplikimeve komerciale të përpunimit kompjuterik në hapësirë.

Kompania planifikon të krijojë një rrjet infrastrukturor orbital të inteligjencës artificiale, i cili do të përbëhet nga 2.800 satelitë kompjuterikë.

Grupi i parë prej 12 satelitësh u lansua në maj të vitit 2025.

Në janar, kompania njoftoi se kishte vendosur modelin e inteligjencës artificiale Qwen3 të Alibaba-s në rrjetin e saj orbital të përpunimit kompjuterik, duke mundësuar përpunimin e të dhënave nga inteligjenca artificiale drejtpërdrejt në hapësirë.

Kompania synon të krijojë një rrjet prej 1.000 satelitësh deri në vitin 2030 dhe të përfundojë konstelacionin më të madh deri në vitin 2035. /AA/

Seanca e 6 tetorit dhe Ligji për Specialen, Haradinaj: Pa gjakderdhje askush s’do kishte dalë prej Kuvendit atë natë

15 October 2026 at 09:57


Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e 6 tetorit, kur edhe përfundonte afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në mënyrë që vendi të mos shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Rreth 20 ditë para kësaj date, çdo natë, sheshet e Prishtinës ishin të mbushura me protestues që kërkonin drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë në Hagë.

E ditët e fundit para datës 6 tetor, protestat edhe u përshkallëzuan në dhunë mes protestuesve e forcave policore, pasi këta të parët kërkonin me ngulm ndryshimet në Ligjin për Specialen, raporton Klan Kosova.

Madje edhe në natën kritike të 6 tetorit, shumë forca policore rrethuan Kuvendin, madje numër i madh i tyre u fut edhe brenda tij. Por, me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen, protesta u ndal.

Haradinaj, në Rubikon të Klan Kosova, tha ““Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat...”, tha Haradinaj.


Endrick lë të hapur largimin nga Real Madridi në janar pas përmbysjes ndaj Romës

15 October 2026 at 09:57

Endrick nuk e përjashton largimin nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, edhe pse pati një rol vendimtar në fitoren dramatike 4-3 kundër Romës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho po humbiste 3-1 në kryeqytetin italian, pas golit të hershëm të Marten De Roon dhe dy golave të Donyell Malenit. Në minutën e 58-të, sulmuesi i ri brazilian hyri nga banka rezervë në vend të Vinicius Juniorit dhe ndihmoi Real Madridin të përmbyste rezultatin.

Një goditje me kokë e Endrick u prit nga portieri, por topin e kthyer e shfrytëzoi Carlos Espi për të shënuar në minutën e 83-të. Më vonë, braziliani shënoi vetë me kokë pas një goditjeje nga këndi të Arda Gulerit, duke barazuar rezultatin. Antonio Rudiger realizoi më pas golin e fitores në kohën shtesë.

Pas takimit, Endrick tha se ishte shumë i lumtur për kontributin e tij në një ndeshje që e cilësoi tejet të vështirë. Ai tregoi se, ndërsa priste në bankën rezervë, falënderonte Zotin që ndodhej aty dhe se thirrja e trajnerit e kishte befasuar, pasi kishte ardhur më herët nga sa priste. Braziliani shtoi se nuk kishte luajtur aty prej kohësh, ndaj kishte shumë dëshirë të tregonte veten dhe mendonte se ia kishte dalë mirë.

I pyetur për të ardhmen, Endrick u shpreh se i merr gjërat ditë pas dite: nëse do t’i duhet të largohet në janar, do ta bëjë, ndërsa nëse do t’i duhet të qëndrojë, do të qëndrojë. Sipas tij, vendimin do ta marrë duke ndjekur atë që Zoti i vendos në zemër.

Sulmuesi shprehu mirënjohje edhe për Mourinhon, të cilin e quajti një nga trajnerët e parë që ka folur vërtet sinqerisht me të. Ai tha se i beson plotësisht dhe se e ka pritur me krahë hapur.

Endrick theksoi se, për sa kohë është aty, detyra e tij është të luajë për Real Madridin, jo për t’i siguruar fitore trajnerit. Megjithatë, për gjithçka që Mourinho po bën për të, braziliani tha se do të luftojë si për të, ashtu edhe për klubin madrilen.

The post Endrick lë të hapur largimin nga Real Madridi në janar pas përmbysjes ndaj Romës appeared first on Albeu.com.

“Pastrimi” kërkon ndjesë për vonesat në mbledhjen e mbeturinave në Prishtinë

15 October 2026 at 09:57


Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ekipet e saj kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe natës për largimin e mbeturinave në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Përmes një njoftimi, kompania u ka kërkuar ndjesë qytetarëve për vonesat në grumbullimin e mbeturinave, duke theksuar se po përpiqet të ofrojë shërbimet me kapacitetet që ka në dispozicion.

Sipas “Pastrimit”, vështirësitë janë shkaktuar nga kufizimi i orarit të funksionimit të deponisë, gjë që ka ndikuar në procesin e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave.

Kompania ka bërë të ditur se po vazhdon përpjekjet për të larguar sa më shumë mbeturina, pavarësisht vështirësive me të cilat po përballet. /Telegrafi/

Sali: Përparimi i Malit të Zi forcon perspektivën evropiane të rajonit

15 October 2026 at 09:57


Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadorin e Malit të Zi, me të cilin diskutoi marrëdhëniet bilaterale, procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional.

Sali përgëzoi përparimin e Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit dhe rikonfirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për ambicien e tij për t’u bërë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Ai theksoi se ky përparim është një sinjal inkurajues për rajonin dhe për besueshmërinë e politikës së zgjerimit.

Në takim u shqyrtuan mundësitë për intensifikimin e shkëmbimit të ekspertizës, duke u mbështetur në Marrëveshjen për bashkëpunim në kontekstin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të nënshkruar në vitin 2012. Fushat me interes përfshijnë koordinimin e negociatave, përafrimin me legjislacionin evropian, reformën e administratës publike dhe menaxhimin e fondeve evropiane.

Ministri prezantoi gjithashtu prioritetet e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke vënë theksin te përfitimet konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Sali nënvizoi rëndësinë e një procesi anëtarësimi të drejtë, të parashikueshëm dhe të bazuar në merita, si dhe të bashkëpunimit rajonal për avancimin drejt objektivit të përbashkët të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Dhuna në protestën e djeshme, vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë!

By: A. Q
15 October 2026 at 09:56

Pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ku u sulmuan disa institucione shtetërore dhe biznese private, sot kanë nisur masat për forcimin e sigurisë pranë Kryeministrisë.

Para godinës po vendosen blloqe me tulla, në një kohë kur tensionet pas protestës së djeshme vijojnë.

Gjatë tubimit, protestuesit shënjestruan disa institucione, mes tyre Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit, Ministrinë e Arsimit, të Ekonomisë dhe Drejtësisë, ndërsa pati edhe përplasje të forta me policinë.

“Rama jepe dorëheqjen”/ Fakulteti i Filologjikut bojkoton auditorët, studentët i bashkohen protestës

By: armand
15 October 2026 at 09:55

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë. Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, të rinjtë kanë lënë auditorët për t’iu bashkuar tubimit masiv në kryeqytet. Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve vijon, ndërsa bojkoti i mësimit është shtrirë në disa shkolla dhe universitete. Aksione […]

The post “Rama jepe dorëheqjen”/ Fakulteti i Filologjikut bojkoton auditorët, studentët i bashkohen protestës appeared first on BoldNews.al.

09:55 Proces gjyqësor me rëndësi politike për shpërthimin e Nord Stream

By: Klara
15 October 2026 at 09:55

Pamjet nga ajri të publikuara katër vjet më parë bënë xhiron e botës: më 26 shtator 2022, pranë ishullit Bornholm në Detin Baltik, sasi të mëdha metani dolën në sipërfaqen e ujit. Persona ende të paidentifikuar hodhën në erë tri nga katër linjat e gazsjellësve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, që lidhin Rusinë me Gjermaninë.

Sulmi, i kryer shtatë muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, i dha fund një mega-projekti energjetik mes Gjermanisë dhe Rusisë, në të cilin të dyja palët kishin investuar miliarda euro. Projekti i garantonte Gjermanisë furnizim me gaz rus me çmime të favorshme. Megjithatë, që nga fillimi i luftës, Rusia e kishte reduktuar disa herë ose e kishte ndërprerë plotësisht rrjedhën e gazit përmes Nord Stream 1, ndërsa Nord Stream 2 ende nuk ishte vënë në funksion.

Mbështetja për Ukrainën vihet në pikëpyetje

Tani, shtetasi ukrainas Serhij K. ndodhet që nga e mërkura (14.10.2026) para drejtësisë në Hamburg. Në gusht 2025 ai u arrestua në Itali në bazë të një urdhër-arresti evropian të iniciuar nga Gjermania dhe më pas u ekstradua në Gjermani. Që nga 14 tetori ai duhet të përgjigjet para Gjykatës së Lartë Rajonale Hanseatike për rolin e tij të dyshuar në sulme.

Ai akuzohet si bashkëpunëtor për përdorimin e metodave të ndaluara të luftës përmes sulmit ndaj objekteve civile, shkaktimin e një shpërthimi me eksploziv, shkatërrimin e veprave infrastrukturore dhe pengimin e funksionimit të ndërmarrjeve publike.

Fakti që i akuzuari është ukrainas e bën çështjen veçanërisht delikate politikisht. Gjermania është një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës, duke ofruar ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare, si edhe strehim për rreth 1,3 milion refugjatë.

Kritikët e ndihmës për Ukrainën, veçanërisht nga partitë AfD dhe BSW, kërkojnë përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë, rikthimin e furnizimeve me energji ruse dhe ndërprerjen e mbështetjes për Ukrainën. Disa prej tyre kanë sugjeruar se pas sabotimit mund të qëndrojë udhëheqja politike ose ushtarake ukrainase, megjithëse ende nuk ka prova përfundimtare dhe procesi gjyqësor sapo ka nisur.

Sahra Wagenknecht nga BSW deklaroi pas arrestimit të Serhij K. se është “absurde” që Gjermania shpenzon miliarda për Ukrainën pa kërkuar sqarime nga presidenti Volodymyr Zelensky. Ajo tha gjithashtu se mund të shtrohet çështja e kompensimeve.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, e cila kërkoi që qeveria gjermane të shqyrtojë mundësinë e kërkimit të dëmshpërblimeve nga Ukraina për dëmet dhe kostot e riparimit të gazsjellësit. Megjithatë, edhe ajo nuk paraqiti prova se Ukraina qëndron pas sulmit.

Kujt i shërbeu sabotimi?

Eksperti ushtarak Göran Swistek kishte deklaruar që në vitin 2023, se për shkak të kompleksitetit teknik, kostove dhe organizimit të nevojshëm, kishte shumë gjasa që pas sulmit të qëndronte një strukturë shtetërore. Sipas tij, një grup amatorësh nuk do të kishte qenë në gjendje ta kryente operacionin.

Megjithatë, ai e konsideronte pak të besueshme që ky shtet të ishte Ukraina, pasi Kievi nuk do të kishte interes të rrezikonte mbështetjen gjermane. Swistek nuk përjashtonte mundësinë e një piste të rreme të krijuar nga Rusia.

Nord Stream ka pasur kundërshtarë të shumtë që nga fillimi, përfshirë Poloninë, SHBA-në, shtetet baltike dhe veçanërisht Ukrainën pas agresionit rus të vitit 2022. Kjo e ka bërë pyetjen “Kujt i interesonte sabotimi?” një element qendror të hetimeve.

Henning Hoff nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme argumenton se duhet parë edhe konteksti historik. Sipas tij, Rusia po përdorte ndërprerjen ose kërcënimin me ndërprerje të furnizimit me gaz për të ushtruar presion të madh mbi Gjermaninë. Pas shpërthimit, kjo mundësi presioni u dobësua dhe çmimet e gazit ranë. Për këtë arsye, Hoff arrin në përfundimin se sabotimi “mund të konsiderohej në interes të Gjermanisë”.

Dilema e qeverisë gjermane

Nëse gjykata do ta shpallte Serhij K. fajtor dhe do të provonte lidhje me drejtuesit politikë ose ushtarakë të Ukrainës, qeveria gjermane do të përballej me një situatë të vështirë.

Nga njëra anë, shteti duhet të mbrojë pavarësinë e drejtësisë dhe të ndjekë penalisht aktet e sabotimit kundër infrastrukturës gjermane. Nga ana tjetër, Berlini dëshiron të shmangë instrumentalizimin e çështjes nga Rusia. Në çdo rast, presioni politik i brendshëm do të rritej ndjeshëm.

Politikani i CDU-së për çështjet e sigurisë, Roderich Kiesewetter, deklaron se edhe në rast se provohet një rol i Kievit, nuk sheh arsye për ndryshimin e kursit aktual. Sipas tij, mbështetja për Ukrainën i shërben interesave të sigurisë kombëtare të Gjermanisë dhe mbrojtjes së një Evrope të lirë.

A po i kushton Ukrainës mirëqenia sociale e Gjermanisë?

Debati për ndihmën ndaj Ukrainës po intensifikohet në Gjermani edhe pa pritur rezultatin e procesit gjyqësor. Mbështetja e opinionit publik për furnizimet me armë është dobësuar.

Në zgjedhjet rajonale të shtatorit në Gjermaninë Lindore, AfD fitoi terren të konsiderueshëm dhe në disa sondazhe kombëtare vazhdon të kryesojë para CDU-së së kancelarit Friedrich Merz.

AfD dhe BSW pretendojnë se ekziston një lidhje mes kursimeve të planifikuara në sektorin social dhe ndihmës për Ukrainën. Wagenknecht argumenton se miliarda euro po dërgohen në Ukrainë ndërkohë që në Gjermani shkollat përballen me probleme serioze. Bashkëkryetari i AfD-së, Tino Chrupalla, ka vënë në dyshim gatishmërinë e qytetarëve për të financuar në një shkallë kaq të madhe një vend që nuk është as anëtar i BE-së dhe as i NATO-s.

Kiesewetter e kundërshton këtë argument, duke paralajmëruar se ndalimi i mbështetjes për Ukrainën nuk do të sillte automatikisht më shumë para për shpenzimet sociale. Sipas tij, nëse Rusia do të arrinte sukses në Ukrainë dhe më pas do të zgjeronte agresionin ndaj vendeve të NATO-s, kostot e mbrojtjes do të ishin shumë më të larta.

Riparimi i Nord Stream-it mbetet pak i mundshëm

Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, jo vetëm AfD dhe BSW, por edhe disa politikanë të CDU-së, si kryeministri i Saksonisë Michael Kretschmer, kanë kërkuar riparimin e Nord Stream-it dhe rifillimin e importeve të gazit rus.

Kretschmer e sheh gazsjellësin si pjesë të një pakete të mundshme negociatash me Rusinë, duke u pozicionuar kundër linjës zyrtare të CDU-së federale dhe politikës së sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Kiesewetter e konsideron këtë qasje të rrezikshme. Sipas tij, Rusia e ka përdorur prej kohësh energjinë si instrument presioni gjeopolitik dhe një rikthim te varësia energjetike nga Moska do të dëmtonte interesat gjermane dhe do të rriste mosbesimin e partnerëve evropianë.

Edhe Henning Hoff e cilëson idenë si jorealiste. Sipas tij, nuk ka kthim në periudhën para luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Ai thekson se gazi rus i konsideruar dikur i lirë i ka kushtuar Gjermanisë shumë shtrenjtë në planin strategjik dhe se Kremlini tashmë e përdor këtë çështje kryesisht si mjet propagande për të polarizuar politikën gjermane dhe për të dobësuar mbështetjen për Ukrainën.

Megjithatë, rezultati i procesit gjyqësor në Hamburg pritet të ndikojë ndjeshëm në debatin publik mbi vazhdimin e mbështetjes gjermane për Ukrainën./k.m

“Nëse duhet të largohem, do ta bëj” – ylli i Real Madridit trondit me deklaratën për të ardhmen

15 October 2026 at 09:54


Endrick ka pranuar se mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht paraqitjes vendimtare në fitoren dramatike 4-3 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i ri brazilian u inkuadrua nga banka rezervë dhe ndihmoi skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho të realizonte një përmbysje spektakolare në kryeqytetin italian. Megjithatë, pas ndeshjes, ai pranoi se e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Real Madridi ishte në disavantazh 3-1, pas golit të hershëm të Marten De Roon dhe dy golave të Donyell Malenit, kur Endrick u aktivizua në minutën e 58-të në vend të Vinicius Juniorit.

Braziliani ndryshoi rrjedhën e ndeshjes me paraqitjen e tij. Një goditje me kokë e tij u ndal nga portieri, por topi i kthyer i mundësoi Carlos Espit të shënonte në minutën e 83-të dhe të rikthente shpresat e madrilenëve.

Më pas, Endrick realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të Arda Gulerit, duke barazuar rezultatin dhe duke i hapur rrugën Antonio Rudigerit për të shënuar golin e fitores në kohën shtesë.

Pas ndeshjes, sulmuesi brazilian u shpreh i lumtur me kontributin e tij, duke pranuar se nuk e kishte pritur të aktivizohej aq herët.

“Jam shumë i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Isha në bankën rezervë dhe thjesht falënderoja Zotin që isha këtu. Kur trajneri më thirri, në fakt u befasova, sepse ishte ende herët. Nuk kisha luajtur këtu për një kohë të gjatë dhe kisha shumë dëshirë të tregoja veten. Këtë solla në fushë dhe mendoj se bëra mirë”, deklaroi Endrick.

Megjithatë, kur u pyet për të ardhmen e tij, braziliani la të hapur mundësinë e largimit nga klubi madrilen gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Unë i marr gjërat ditë pas dite. Nëse duhet të largohem në janar, do të largohem; nëse duhet të qëndroj, do të qëndroj. Do të bëj atë që Zoti ma vendos në zemër”, u shpreh ai.

“Jam shumë mirënjohës ndaj Mourinhos. Ai është njëri prej trajnerëve të parë që ka folur vërtet sinqerisht me mua. I besoj plotësisht dhe e kam pritur me krahë hapur”.

“Përderisa jam këtu, detyra ime nuk është të luaj për trajnerin që ai të fitojë, por për Real Madridin. Megjithatë, për gjithçka që ai po bën për mua, do të luftoj për të dhe për Real Madridin”, përfundoi braziliani./Telegrafi/

Bllokohet bulevardi kryesor në Korçë, të rinjtë marshojnë drejt Bashkisë! Hidhen kapsolla (VIDEO)

15 October 2026 at 09:54

Dhjetëra të rinj kanë dalë në protestë këtë të enjte edhe në qytetin e Korçës. Të rinjtë janë solidarizuar me protestat e studentëve në kryeqytet që po protestojnë këtë të enjte në ditën e tretë.

Gjatë marshimit të tyre, protestuesit kanë bllokuar bulevardin kryesor të qytetit teksa po shkojnë drejt Bashkisë. Gjatë marshimit janë hedhur kapsolla dhe lëndë piroteknike në rrugë.

The post Bllokohet bulevardi kryesor në Korçë, të rinjtë marshojnë drejt Bashkisë! Hidhen kapsolla (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Australia shtrëngon rregullat për të mbrojtur fëmijët, projektligj i ri për të frenuar gjigantët e teknologjisë

15 October 2026 at 09:53

Qeveria australiane paraqiti sot një projektligj që synon të luftojë aksesin ” e pakufizuar ” të gjigantëve të teknologjisë te fëmijët dhe t’u lejojë përdoruesve të mediave sociale të mbajnë larg algoritmet e fuqishme.

Në projektligjin që paraqiti mbi “detyrën e vigjilencës dixhitale”, qeveria laburiste e qendrës së majtë i detyron Facebook – un , TikTok-un ose Instagram-in t’u ofrojnë përdoruesve të internetit mundësinë për të hequr algoritmet që diktojnë përmbajtjen që shfaqet në lajmet e tyre , në mënyrë që ata të mund të zgjedhin më mirë atë që lexojnë .

Projektligji synon gjithashtu t’i mbajë gjigantët e teknologjisë përgjegjës drejtpërdrejt për mbrojtjen e personave nën 18 vjeç nga pornografia , ngacmimet online , përmbajtja që lavdëron krimin ose që inkurajon çrregullimet e të ngrënit .

“Problemi është se gjigantëve të teknologjisë iu lejua të testonin produktet e tyre në kushte reale te australianët”, tha Ministrja e Komunikacionit Annika Wells për Klubin Kombëtar të Shtypit në Canberra pasi projektligji u prezantua në parlament.

Ministri paraqiti “një argument të thjeshtë: kur krijon diçka, je përgjegjës për rreziqet që ajo sjell”.

“Një ditë do t’i themi vetes: ‘Nuk mund ta besoj që dikur i lejuam gjigantët e teknologjisë të kishin akses të pakufizuar te fëmijët tanë’”, vuri në dukje ai.

Australia vitin e kaluar miratoi një ligj të paprecedentë që u ndalonte fëmijëve nën 16 vjeç të hynin në një numër platformash të mediave sociale . Megjithatë, të dhënat e publikuara në gusht zbuluan se kjo grupmoshë po përdorte gjithnjë e më shumë platforma të tilla si Instagram dhe TikTok pavarësisht ndalimit.

“Nuk do të hezitojmë të kërkojmë shpjegime nga kompanitë e teknologjisë kur siguria e qytetarëve tanë më të rinj është në rrezik”, siguroi ministri.

Megjithatë, rruga legjislative e këtij projektligji është e pasigurt, pasi Partia Laburiste do të ketë nevojë për mbështetjen e të Gjelbërve që ai të miratohet nga Senati.

Opozita konservatore u zotua të “luftojë kundër këtij projektligji në çdo fazë” dhe argumentoi se ai i jep qeverisë fuqi të tepërt për të kontrolluar lirinë e shprehjes.

The post Australia shtrëngon rregullat për të mbrojtur fëmijët, projektligj i ri për të frenuar gjigantët e teknologjisë appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunim

15 October 2026 at 09:52


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person me dyshimet për dhunim.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 18:00.

“Fushë Kosovë 14.10.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

❌