❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 4 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Yjet do ju krijojnë një ambient te këndshëm dhe relaksues gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni. Beqaret gjithashtu do kenë mundësi te njohin një person me te cilin pas pak kohesh do fillojnë një lidhje. Financat do jene te mbrojtura nga yjet, megjithatë nuk është ende momenti i duhur për te kryer investime te mëdha.

Demi

Do kaloni çaste shume te lumtura gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe do filloni te mendoni seriozisht për te ardhmen. Beqaret nuk do jene ne humor te mire kështu qe nuk do pranojnë kollaj te dalin me dike. Gjendje e financave do lere për te dëshiruar. ulini te gjitha shpenzimet nëse doni qe te mos bini ne humnere. Mendoni për te nesërmen.

Binjaket

Do tregoheni shume autoritare sot ne jetën tuaj ne çift dhe do jete pikërisht kjo gjë ajo qe nuk do i pëlqejë aspak personit qe dashuroni. Për beqaret do ketë takime, flirte dhe mundësi për aventura kalimtare. Do e kenë vete ne dore se çfarë do bëjnë me pas. Gjendja e financave nuk do ndryshoje nga disa dite me pare. Ju e dini mire çfarë taktike te ndiqni.

Gaforrja

Marrëdhënia ne çift pritet te përmirësohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Do arrini te flisni hapur me personin qe keni ne krah dhe do kuptoheni me se miri. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë ta ndryshojnë atë. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse me vone nuk do ketë me rikthim mbrapa.

Luani

NĂ«se keni ende vetĂ«m njĂ« lidhje dhe nuk keni organizuar asnjĂ« ceremoni zyrtare, sot do filloni t’i mendoni seriozisht gjerat. Beqaret gjithashtu do mundohen te gjejnĂ« mĂ«nyrĂ«n pĂ«r ta bere pĂ«r vete personin qe ju pĂ«lqen. Me pak mund do ja dalin. Financat do kĂ«rkojnĂ« me shume maturi dhe kujdes se kurrĂ« me pare. Reflektoni mire para se te shpenzoni.

Virgjeresha

Do kaloni çaste fantastike gjate kĂ«saj dite ne krahĂ«t e atij qe dashuroni dhe as qe do ju shkoje neper mend te shkĂ«puteni pĂ«r ndonjĂ« çast prej tij. Beqaret do jene gati pĂ«r aventura kalimtare. MundĂ«sitĂ« do jene te shumta. NĂ«se vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat, gjendja do vije dalĂ«ngadalĂ« duke u pĂ«rmirĂ«suar. Shume shpejt do kryeni edhe investimet e menduara.

Peshorja

Mos e privoni veten nga asgjĂ« sot juve qe jeni ne njĂ« lidhje, por bĂ«ni thjesht atĂ« qe ndjeni. klima yjore do jete e ngrohte dhe plot ngjyra. Beqaret duhet ende te bĂ«jnĂ« durim pĂ«r ta bere pĂ«r vete personin qe kane piketuar. Ne fillim ai do beje interesantin. Sektori i financave do jete i paqĂ«ndrueshĂ«m. VetĂ«m ndihme e specialisteve mund t’iu nxjerre nga problemet.

Akrepi

Edhe pse do jeni plot angazhime, sot duhet patjetër te gjeni pak kohe për ta kaluar me partnerin. Nëse vazhdoni ta lini pas dore, lidhjes do i vije fundi. Beqaret do interesohen njëkohësisht për shume persona, por nuk do hedhin asnjë hap me asnjërin. Nëse shpenzimet i kryeni me maturi, gjendja e financave do vije duke u stabilizuar.

Shigjetari

Do afroheni edhe me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndani gjithçka me te. Edhe ata qe kane pasur probleme dhe vështirësi do ndiheni me te qete. Beqaret do jene ne humor dhe do jene gati për lidhje serioze si dhe aventura kalimtare. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni te gjitha investimet qe keni dëshiruar.

Bricjapi

PĂ«r çdo brenge apo paqartĂ«si qe te keni sot mbi lidhjen tuaj duhet te flisni me atĂ« qe keni ne krah. Ai ehte i vetmi qe mund t’iu sqaroje dhe t’iu mbĂ«shtesĂ«. Beqaret do kenĂ« takime mbresĂ«lĂ«nĂ«se te cilat do ua shtojnĂ« dĂ«shirĂ«n pĂ«r te jetuar. te ardhurat do lĂ«nĂ« shume pĂ«r te dĂ«shiruar. Nuk do mundeni dot as te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Ujori

Çdo gjĂ« do ju shkoje ashtu si e kishit menduar sot ne jetĂ«n tuaj sentimentale. Do ndiheni mjaft mire dhe te dashuruar marrĂ«zisht pas partnerit. Beqaret do fillojnĂ« ta shohin me njĂ« sy tjetĂ«r njĂ« mik te fĂ«mijĂ«risĂ«. Nuk ka asgjĂ« te keqe qe mes tyre te linde njĂ« ndjenje. Ne planin financiar nuk do keni pĂ«r çfarĂ« te qaheni. Gjendja do jete goxha e qĂ«ndrueshme.

Peshqit

Do tregoheni shume te arsyeshëm gjate kuaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe gjerat do rrjedhin natyrshëm. Nuk pritet asnjë mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret meshkuj do jene me më fat ne dashuri. Femrave do ju duhet te bëjnë akoma me tepër durim. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura. Edhe po kryet ndonjë investim te vogël nuk do ketë probleme.

The post Horoskopi 4 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

‘E doje pĂ«r vete?’/ Françeska debat me Senon pĂ«r Kristin: E ke provokuar pĂ«r seksualitetin

✇Albeu
By: M C

Në Big Brother Fun Club, banori i eliminuar Seno u përball me Françeskën lidhur me ngacmimet e tij në drejtim të Kristit.

Moderatorja Kiara Tito e pyeti Senon nĂ«se do t’i kĂ«rkojĂ« falje familjarĂ«ve tĂ« Kristit, ndĂ«rsa ai mohoi ta ketĂ« ngacmuar pĂ«r seksualitetin.

Kiara: E ke provokuar shpesh sa i pĂ«rket seksualitetit tĂ« tij. A nuk mendon se duhet t’u kĂ«rkojĂ« falje familjarĂ«ve tĂ« tij

Seno: E luajta në atë mënyrë, jo se e ngacmova. Ai nuk ka deklaruar ndonjë orientim seksual

Françeska: E pse duhet ta deklarojë,. Kush tjetër ta deklarojë

Seno: Por për çfarë ju vjen keq ju.

Françeska: E do pĂ«r vete? PĂ«r çfarĂ« tĂ« orienton a ka bajame a s’ka bajame. ÇfarĂ« tĂ« intereson ty ne xhep

Seno: Nuk më hyn as në xhep as askund tjetër. Të kishte deklaruar orientim seksual do ishte ishte gjë tjetër. Nuk e kam prekur as ska pse ndihet i prekur.

The post ‘E doje pĂ«r vete?’/ Françeska debat me Senon pĂ«r Kristin: E ke provokuar pĂ«r seksualitetin appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë në ekran, motra e Grida Dumës rrëfen jetën larg kamerave dhe eksperiencën në burgjet e SHBA-së: Të burgosurit shqiptarë, karizmatikë

✇Albeu
By: M C

E ftuara speciale e kësaj radhe në podcastin e Grida Dumës ka qenë motra e saj, Geris. Një figurë që prej vitesh ka zgjedhur të qëndrojë larg kamerave dhe vëmendjes publike, Geris ka vendosur që këtë dalje të parën televizive ta ndajë pikërisht përballë motrës së saj, në një intervistë të veçantë dhe personale.

GjatĂ« bisedĂ«s, ajo ka rrĂ«fyer pĂ«r jetĂ«n e saj nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, ku Ă«shtĂ« zhvendosur qĂ« nĂ« moshĂ« tĂ« vogĂ«l. Geris ka ndalur te rrugĂ«timi i saj akademik dhe profesional, duke treguar se fillimisht ishte fokusuar nĂ« muzikĂ«, pasi kishte studiuar pĂ«r kanto, por mĂ« pas kishte vendosur tĂ« linte kĂ«tĂ« fushĂ« pĂ«r t’iu pĂ«rkushtuar kriminalistikĂ«s.

Një nga aspektet më interesante të rrëfimit të saj ishte përvoja në kuadër të studimeve, ku ajo ka intervistuar të burgosur shqiptarë në burgje amerikane.

Sipas saj, njĂ« element qĂ« i bashkonte kĂ«ta individĂ« ishte karizma dhe aftĂ«sia e tyre pĂ«r t’u pĂ«rshtatur socialisht, njĂ« tipar qĂ« ajo e lidhte me mĂ«nyrĂ«n e socializimit nĂ« ShqipĂ«ri.

Geris: Shqipëria të jep një lloj socializimi kaq të shëndetshme, ulesh, flet e përmend, komunitetet e vogla njihen. Ndërsa në Amerikë nuk mund të njihesh me të gjithë. Pjesë e doktoraturës, të cilët nuk e përfundova ishte që të shkoja nëpër burgje edhe ishte shumë interesante kur i flisje këtyre njerëzve që ishin shqiptarë

Grida: Që ishin shqiptarë të krimit të organizuar dhe që ti mi dërgoje mua, u shfaq ky, u shfaq ky.

Geris: Ishin nga Shqipëria, Maqedonia edhe Kosova. Edhe ishte shumë e bukur ajo gjëja, pasi të shkoje aty duhet të hiqje tualetin, duhet të visheshe me gjëra të mëdha. Do futeshe në atë gjënë që ai personi të ishte komod. Dhe unë dalloja një gjë shumë interesante që kishin ata si avantazh. Meqenëse ishte një avantazh për keq. Shqiptarët ishin karizmatikë. Kam mbarë mbi 47 orë intervista me këta individë. Ishin karizmatikë.

Kur i thoja qĂ« çfarĂ« tĂ« bĂ«ri tĂ« vazhdoje kĂ«tĂ« rrugĂ«, pasi ishe mirĂ«, pasi nĂ« AmerikĂ« ke njĂ« standart jetese mĂ« mirĂ« se ccfarĂ« ke pasur dhe thoshin:” MundĂ«sitĂ« ishin tĂ« mĂ«dha dhe unĂ« brenda natĂ«s mund tĂ« ndryshoja jetĂ«n e tĂ« gjithĂ« familjarĂ«ve tĂ« mi”. Edhe e kam dalluar kĂ«tĂ«, ka njĂ« socializim shumĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. NĂ«se themi qĂ« kĂ«tu adoleshentĂ«t janĂ« mĂ« dembelĂ«, pasi aty sa mbushin 18 apo 16 vjeç nisin punĂ«n kĂ«tu ka diçka qĂ« mungon.

The post Për herë të parë në ekran, motra e Grida Dumës rrëfen jetën larg kamerave dhe eksperiencën në burgjet e SHBA-së: Të burgosurit shqiptarë, karizmatikë appeared first on Albeu.com.

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës apel qytetarëve: Rikthehuni qetësisht në aktivitetet tuaja! Mos u ndikoni nga presionet dhe kërcënimet

✇Albeu
By: M C

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Gjenerali Vladimir Padrino López, i rrethuar nga ushtarë të armatosur, u drejtua sot ndaj qytetarëve, duke i ftuar të rikthehen në aktivitetet e tyre dhe të mos dorëzohen ndaj frikës, një ditë pas kapjes së presidentit Nicolås Maduro nga ushtria amerikane.

“KĂ«rkoj nga populli i VenezuelĂ«s tĂ« kthehet gradualisht nĂ« aktivitetet ekonomike, profesionale, arsimore dhe çdo lloj aktiviteti tjetĂ«r, dhe qĂ« vendi tĂ« rikthehet nĂ« rrugĂ«n e tij kushtetuese”, deklaroi Padrino LĂłpez.

Ai u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r paqe dhe rregull, duke shtuar: “Mos lejoni qĂ« tĂ« ndikoheni nga presioni i luftĂ«s psikologjike, kĂ«rcĂ«nimeve dhe frikĂ«s qĂ« duan t’i imponojnĂ« popullit tonĂ«â€.

Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar pas operacionit amerikan që çoi në arrestimin e liderit venezuelian, ndërsa ushtria dhe institucionet vendase përpiqen të ruajnë stabilitetin dhe rendin publik.

The post Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës apel qytetarëve: Rikthehuni qetësisht në aktivitetet tuaja! Mos u ndikoni nga presionet dhe kërcënimet appeared first on Albeu.com.

Ndizet alarmi në BBVK, Vëllai i Madh merr këtë vendim për banorët

✇Albeu
By: M C

Prej kohësh, higjiena brenda shtëpisë së BBVK është temë jo vetëm brenda por edhe jashtë.

Ndjekësit e formatit janë duke komentuar me të madhe mungesën e kujdesit nga banorët për hapësirën e përbashkët.

Pamje tĂ« ç’rregullta, dysheme e papastĂ«r dhe mbeturinat janĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e tablosĂ« sĂ« shtĂ«pisĂ« luksoze.

E duket se Vëllai i madh nuk do të tolerojë për më gjatë.

Pas disa vërejteve të njëpasnjëshme, pak minuta më parë është lëshuar alarmi në shtëpi.

Vëllai i Madh iu komunikoi banorëve se i zbret 2 mijë euro nga çmimi i madh, duke e çuar atë në 171,000 euro aktualisht.

Paralajmërimi u bë që nëse nuk ka reflektim, vendimi për zbritje nga çmimi i madh do të aplikohet çdo të diel.

The post Ndizet alarmi në BBVK, Vëllai i Madh merr këtë vendim për banorët appeared first on Albeu.com.

Këto vende kontrollojnë naftën në botës/ Ja ku renditet Venezuela

✇Albeu
By: M C

Prodhimi global i naftës mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm të fuqisë gjeoekonomike dhe ekuilibrit të energjisë në vitin 2025. Pavarësisht kalimit gradual në format alternative të energjisë, nafta ende mbulon një pjesë të konsiderueshme të nevojave globale në transport, industri dhe prodhim të energjisë.

Në vitin 2025, prodhimi global i naftës mbetet i përqendruar në disa vende. Sipas raporteve nga World Population Review dhe burimeve të tjera të besueshme, prodhuesit më të mëdhenj të naftës përfshijnë Arabinë Saudite, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Mediat e huaja shkruajnë se Venezuela gjithashtu mban një pozicion të rëndësishëm në këtë sektor, megjithëse prodhimi i saj është goditur nga sfidat politike dhe ekonomike. Me disa ndryshime në tregjet ndërkombëtare të energjisë, do të jetë interesante të shihet se si do të zhvillohen këto dinamika në vitet e ardhshme. Ka disa vende të mëdha që eksportojnë dhjetëra milionë fuçi në ditë. Në vendin e parë është Amerika, e cila prodhon rreth 17.8 milionë fuçi në ditë, duke ruajtur kështu titullin e vendit prodhues më të madh në botë këtë vit.

E dyta në listë është Arabia Saudite, e cila prodhon rreth 10.9 milionë fuçi në ditë, ndërsa në vendin e tretë është Rusia me prodhim prej rreth 10.8 milionë fuçi në ditë. Më pas vjen Kanadaja me rreth 5.9 milionë fuçi në ditë, ndërsa në vendin e pestë është Irani me rreth 5.1 milionë fuçi në ditë, sipas të dhënave nga Rishikimi i Popullsisë Botërore për vitin 2025.

Vende të tjera që zënë pozicionet kryesore në prodhimin e naftës përfshijnë Irakun, Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Secila prej tyre prodhon më shumë se 4 milionë fuçi në ditë, duke kontribuar kështu në rritjen e pjesës së tyre në tregun global të naftës.

Venezuela, pavarësisht se ka rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë prej më shumë se 300 miliardë fuçish, nuk pritet të jetë ndër prodhuesit kryesorë për sa i përket vëllimit në vitin 2025. Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, falë depozitave të saj të gjera në Rrafshnaltën Orinoco. Megjithatë, prodhimi i naftës është aktualisht në nivele relativisht të ulëta. Kjo për shkak të problemeve afatgjata si mungesa e investimeve, paqëndrueshmëria politike, infrastruktura e vjetër dhe sanksionet ndërkombëtare.

NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, prodhimi global i naftĂ«s nĂ« vitin 2025 mbetet i dominuar nga disa vende tĂ« mĂ«dha eksportuese. Shtetet e Bashkuara, vendet e Lindjes sĂ« Mesme dhe Rusia pĂ«rbĂ«jnĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« prodhimit, ndĂ«rsa vendet e pasura me burime si Venezuela po pĂ«rpiqen t’i shndĂ«rrojnĂ« kĂ«to rezerva nĂ« nivele pĂ«rkatĂ«sisht tĂ« larta prodhimi.

The post Këto vende kontrollojnë naftën në botës/ Ja ku renditet Venezuela appeared first on Albeu.com.

Lapaj vijon rezistencĂ«n te sheshi para KryeministrisĂ«: Çohuni pĂ«r shoqĂ«rinĂ« dhe demokracinĂ«

✇Albeu
By: M C

Kreu i LĂ«vizjes ‘ShqipĂ«ria BĂ«het’ vijon rezistencĂ«n e tij nĂ« sheshin para kryeministrisĂ«. Lapaj u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve tĂ« reagojnĂ« dhe tĂ« mos heshtin.

Sipas tij, subvencionet e shqiptarëve janë vjedhur dhe askush nuk po mban përgjegjësi. Lapaj tha se, në protestë duhet të mbildhen më shumë seç ishin sot dhe për këtë ai u bën thirrje mbështetësve të tij për tu bashkuar tubimit.

“Mos u çoni vetĂ«m pĂ«r hallin tuaj. Mos u kujtoni tĂ« brohorisni vetĂ«m pĂ«r hallin tuaj. Çohuni pĂ«r shoqĂ«rinĂ«, pĂ«r vendin, pĂ«r demokracinĂ«. ParatĂ« tuaja nuk duhet t’i vjedhĂ« Balluku. Na duhen tunele me hekur, jo vjedhje. Askush nuk mbajti pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r pĂ«rmbytjet, pĂ«r dĂ«met nĂ« bujqĂ«si. Subvencionet janĂ« vjedhur, pse heshtni?

Rinia po ikĂ«n, vendi po zbrazet, popullsia po plaket. Luftoni pĂ«r fĂ«mijĂ«t tuaj qĂ« tĂ« mos largohen nga ShqipĂ«ria. PĂ«r tĂ« hequr dy çadra erdhĂ«n 300 policĂ«. Çadrat nuk penguan ambulancĂ«n dhe nuk shkaktuan trafik. Pse shteti nuk vepron me tĂ« njĂ«jtin intensitet ndaj bandave kriminale? Vriteni frikĂ«n, jetoni si njerĂ«z tĂ« lirĂ«. Duhet tĂ« jemi mĂ« shumĂ« nĂ« protestĂ« sesa ishim sot.”, tha Lapaj.

The post Lapaj vijon rezistencĂ«n te sheshi para KryeministrisĂ«: Çohuni pĂ«r shoqĂ«rinĂ« dhe demokracinĂ« appeared first on Albeu.com.

Takim historik mes zyrtarëve të Izraelit dhe Sirisë, me ndërmjetësimin e SHBA-së

✇Albeu
By: M C

Zyrtarë të lartë nga Izraeli dhe Siria pritet të takohen ditën e hënë dhe të martën, pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara.

Takimin e organizoi Tom Barak, i cili do të marrë pjesë personalisht për të garantuar që bisedimet të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe për të hedhur hapat e parë drejt një mundësie normalizimi të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në nivel diplomatik, takimi konsiderohet një sukses i madh, pasi do të jetë i pari që zhvillohet pas marrjes së pushtetit në Siri nga Al-Saraa.

Delegacioni izraelit përbëhet nga ambasadori në SHBA, Yechiel Leiter, këshilltari ushtarak i kryeministrit Benjamin Netanyahu, drejtori i emëruar i Mossad, Roman Gofman, si dhe një zyrtar i lartë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Nga ana siriane, do të marrë pjesë ministri i Jashtëm i qeverisë së përkohshme, Asaad al-Shaibani.

Sipas burimeve, Tom Barak ka pasur bashkëpunime të gjata me kryeministrin Netanyahu gjatë dhjetorit, me qëllim gjetjen e një formule për normalizimin e situatës në rajon dhe për operacionet e Izraelit brenda territorit sirian.

The post Takim historik mes zyrtarëve të Izraelit dhe Sirisë, me ndërmjetësimin e SHBA-së appeared first on Albeu.com.

Trump kërcënon zëvendësen e Maduros: Do të paguajë një çmim më të lartë se ai

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, Donald Trump, i ka dĂ«rguar njĂ« mesazh presidentes sĂ« pĂ«rkohshme tĂ« VenezuelĂ«s, Delcy Rodriguez, duke theksuar se “ajo do tĂ« paguajĂ« njĂ« çmim mĂ« tĂ« lartĂ« de Maduro”, nĂ«se nuk bĂ«n atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e drejtĂ«.

NĂ« njĂ« interviste pĂ«r revistĂ«n “The Atlantic”, Trump tha se duhet urgjentisht ndĂ«rtimi i VenezuelĂ«s, pasi vendi Ă«shtĂ« “i falimentuar” dhe “njĂ« katastrofĂ« nĂ« çdo mĂ«nyrĂ«â€.

Duke iu referuar tĂ« ardhmes sĂ« qeverisjes politike tĂ« vendit , presidenti republikan theksoi se ” rindĂ«rtimi dhe ndryshimi i regjimit ” janĂ« njĂ« perspektivĂ« qĂ« meriton “mĂ« mirĂ« se ajo qĂ« ekziston sot” nĂ« VenezuelĂ«, duke shtuar se “nuk mund tĂ« jetĂ« mĂ« keq”.

Pak mĂ« parĂ«, Sekretari i Shtetit i SHBA-sĂ«, Marco Rubio, kishte deklaruar se Uashingtoni Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« bashkĂ«punojĂ« me zyrtarĂ«t venezuelianĂ« “nĂ«se ata marrin vendimet e duhura”, ndĂ«rsa vuri nĂ« dukje se Shtetet e Bashkuara ende kanĂ« mjete presioni, siç Ă«shtĂ« embargoja e naftĂ«s.

TĂ« shtunĂ«n, Donald Trump kishte thĂ«nĂ« se Delcy Rodriguez dukej e gatshme tĂ« bashkĂ«punonte me SHBA-nĂ«. Nga ana e saj, ajo u pĂ«rgjigj pak mĂ« vonĂ« se qeveria nĂ« Caracas Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« “mbrojĂ«â€ VenezuelĂ«n dhe se presidenti legjitim i vendit Ă«shtĂ« Nicolas Maduro.

The post Trump kërcënon zëvendësen e Maduros: Do të paguajë një çmim më të lartë se ai appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën këmbësori 68-vjeçar pas përplasjes në rrugën e re të Portit/ Shoqërohet në komisariat drejtuesi i automjetit

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit paraprak tĂ« PolicisĂ«, rreth orĂ«s 18:44, nĂ« rrugĂ«n e re tĂ« Portit, nĂ« vendin e quajtur “Marfish”, njĂ« automjet tip Benz, i drejtuar nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar njĂ« kĂ«mbĂ«sor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori R. M., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje, për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ndërkohë po vijon hetimet.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 18:44, nĂ« rrugĂ«n e re tĂ« portit, nĂ« vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, qĂ« drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar kĂ«mbĂ«sorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojĂ« e aksidentit, 68-vjeçari ka ndĂ«rruar jetĂ«.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën këmbësori 68-vjeçar pas përplasjes në rrugën e re të Portit/ Shoqërohet në komisariat drejtuesi i automjetit appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 60-vjeçari pas përplasjes në rrugën e re të Portit

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën e re të Portit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima Ă«shtĂ« njĂ« person rreth moshĂ«s 55–60 vjeç, i cili ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« vendngjarje si pasojĂ« e pĂ«rplasjes. Ngjarja ka ndodhur pak minuta mĂ« parĂ«, duke shkaktuar ndĂ«rhyrjen e menjĂ«hershme tĂ« policisĂ«.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në zonë është pjesërisht i kufizuar.

The post Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 60-vjeçari pas përplasjes në rrugën e re të Portit appeared first on Albeu.com.

Moti i keq vijon/ Reshje shiu deri më 7 janar, apel për kujdes nga autoritetet

✇Albeu
By: M C

Rrugët në territorin e Qarkut të Shkodrës janë të gjitha të kalueshme, përfshirë akset ku ka pasur reshje dëbore Bogë-Theth, e Tamarë-Vermosh. Autoritetet apelojnë që drejtuesit e makinave të kenë goma dimërore nëse udhëtojnë drejt destinacioneve malore të përfshira nga dëbora.

Vetëm në rrugën e Prekalit dhe Kirit, ku pati shembje, grupet janë duke punuar në terren për të nxjerrë nga izolimi banorët, të cilët për të mbërritur në zonat urbane, duhet të përdorin rrugën alternative përmes Thethit.

Bashkitë e qarkut të Shkodrës karakterizohen nga reshje të shiut të shoqëruara me erë, dhe vetëm në disa fshatra të Malësisë së Madhe, Zagorë, Vrakë dhe Kelmend, ka probleme me furnizimin me energji elektrike, ku ekipet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Viti i Ri nisi me temperatura nën zero gradë dhe reshje dëbore, por tashmë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, të cilat pritet të jenë më intensive në orët në vijim e të zgjasin deri më 7 janar. Qarqet më të rrezikuara shfaqen Shkodra dhe Kukësi, por edhe në Vlorë, autoritetet apelojnë për kujdes gjatë të hënës më 5 janar, ku priten reshje të dendura shiu që mund të shkaktojnë përmbytje.

Ndërkohë në Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier dhe Berat, sipas parashikimeve të Institutit të Gjeo-shkencave, do të ketë reshje mesatare.

The post Moti i keq vijon/ Reshje shiu deri më 7 janar, apel për kujdes nga autoritetet appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Miri qan për Selinën në dhomën e rrëfimit: Na ndanë, e dua sepse është super njeri

✇Albeu
By: M C

Gjatë Prime-t të së shtunës, Selin mori një letër nga babai i saj, ku i shkruante të vazhdonte lojën e saj.

Më pas, Miri u zgjodh të kalonte në Akuarium nga Stelina, duke i ndarë në një mënyrë ose një tjetër banorët.

Big Brother VIP ka ndarë momentin kur Miri u fut në dhomën e rrëfimit pas Prime-t, për të komentuar situatat.

Banori nuk i mbajti dot lotĂ«t, duke thĂ«nĂ«: “S’duhet tĂ« kisha ardhur kĂ«tu, tĂ« paktĂ«n sot. Mori letĂ«r nga i ati. E dua sepse Ă«shtĂ« super njeri. E manifestoi gjithĂ« shtĂ«pia, ja na ndanĂ« nga krevati, u kĂ«naqĂ«n”.

VIDEO

The post VIDEO/ Miri qan për Selinën në dhomën e rrëfimit: Na ndanë, e dua sepse është super njeri appeared first on Albeu.com.

Netanyahu: Arrestimi i Maduros Ă«shtĂ« njĂ« “sinjal paralajmĂ«rues” pĂ«r Teheranin

✇Albeu
By: M C

Në Izrael, operacioni amerikan në Venezuelë interpretohet si një mesazh i drejtpërdrejtë paralajmërues i presidentit Donald Trump ndaj Iranit, në një moment kur po shqyrtohet mundësia e një operacioni të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) për çarmatimin e Hezbollahut.

Ndryshe nga shumica dĂ«rrmuese e liderĂ«ve botĂ«rorĂ«, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pĂ«rgĂ«zoi publikisht presidentin Trump pĂ«r operacionin ushtarak nĂ« VenezuelĂ«, duke e cilĂ«suar atĂ«, nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n X, si “njĂ« akt historik tĂ« guximshĂ«m nĂ« shĂ«rbim tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe lirisĂ«â€.

QĂ«ndrimi zyrtar izraelit lidhet ngushtĂ« me marrĂ«dhĂ«niet e forta qĂ« presidenti venezuelian NicolĂĄs Maduro ka pasur me udhĂ«heqjen politike tĂ« Iranit, si edhe me TurqinĂ« e presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Mediat izraelite theksuan gjithashtu faktin se Trump, nĂ« fillim tĂ« fjalimit tĂ« tij – nĂ« prani tĂ« Sekretarit tĂ« Shtetit Marco Rubio dhe ministrit amerikan tĂ« Mbrojtjes Pete Hegseth – kujtoi se mĂ« 3 janar 2020, gjatĂ« mandatit tĂ« tij tĂ« parĂ«, SHBA kishin eliminuar nĂ« Bagdad, pĂ«rmes njĂ« sulmi me dron, Qasem Soleimani-n, ish-komandantin e forcĂ«s elitare Al-Quds tĂ« GardĂ«s Revolucionare Iraniane.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, zhvillimet nĂ« Karakas janĂ« komentuar nĂ« Izrael nĂ« lidhje edhe me protestat kundĂ«r regjimit nĂ« Iran, tĂ« cilat po vijojnĂ« pĂ«r tĂ« tetĂ«n ditĂ« radhazi. AnalistĂ«t izraelitĂ« vlerĂ«sojnĂ« se ajo qĂ« ndodhi nĂ« VenezuelĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« sinjal tĂ« fortĂ« politik drejt Teheranit. Kujtohet se vetĂ«m disa orĂ« para operacionit, Trump paralajmĂ«roi Iranin se, nĂ«se do tĂ« vriteshin protestues paqĂ«sorĂ«, SHBA do tĂ« ishin “tĂ« gatshme tĂ« ndĂ«rhynin”.

Vëmendja te Hezbollahu

PĂ«rtej ndikimit qĂ« ngjarjet nĂ« VenezuelĂ« mund tĂ« kenĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«niet tashmĂ« tĂ« tensionuara SHBA–Iran, interesi kryesor i Izraelit pĂ«rqendrohet te situata delikate nĂ« frontin me Hezbollahun nĂ« Liban. NĂ« Izrael pranohet gjerĂ«sisht se aleanca strategjike Iran–VenezuelĂ« ka shĂ«rbyer si burim mbĂ«shtetjeje financiare jo vetĂ«m pĂ«r Hezbollahun libanez, por edhe pĂ«r aleatĂ« tĂ« tjerĂ« rajonalĂ« tĂ« Teheranit, pĂ«rfshirĂ« milicitĂ« shiite nĂ« Siri, Irak dhe rebelĂ«t Huthi.

Mediat izraelite theksojnë se afati për çarmatimin e Hezbollahut nga ushtria libaneze ka përfunduar më 31 dhjetor pa rezultate konkrete, çka ka rritur spekulimet për një operacion të mundshëm të gjerë të IDF për çarmatimin e tij, me dijeni dhe miratim nga Shtëpia e Bardhë.

Dy ditĂ« mĂ« parĂ«, televizioni shtetĂ«ror izraelit raportoi se zyrtarĂ« amerikanĂ« i kanĂ« kĂ«rkuar Izraelit “tĂ« presĂ« edhe pak” pĂ«rpara çdo veprimi nĂ« Liban, pa dhĂ«nĂ« shpjegime tĂ« qarta. Sot, nĂ« Izrael po vlerĂ«sohet se kjo kĂ«rkesĂ« pĂ«r pritje mund tĂ« ketĂ« qenĂ« e lidhur me mesazhet paralajmĂ«ruese qĂ« Uashingtoni synonte t’i dĂ«rgonte Teheranit pas zhvillimeve dramatike nĂ« Karakas.

The post Netanyahu: Arrestimi i Maduros Ă«shtĂ« njĂ« “sinjal paralajmĂ«rues” pĂ«r Teheranin appeared first on Albeu.com.

“Qeveria e re formohet shpejt!” Kurti flet pĂ«r prioritetet dhe bashkĂ«punimin me opozitĂ«n

✇Albeu
By: M C

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaron se formimi i qeverisë së re do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, Kurti thotë se synimi është që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i legjislaturës së dhjetë, të zgjidhet kryesia e Kuvendit dhe të formohet qeveria e re, duke theksuar se vendimi më i rëndësishëm në fillim do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2026. Sipas tij, bashkëpunimi me partitë tjera do të shihet shumë shpejt, siç thotë ai, për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare urgjente.

Kryeministri në detyrë, partia e të cilit mori mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nënvizon se Kosova nuk duhet të vonohet më në përfitimin e rreth 880 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë eurove mbështetje buxhetore nga Banka Botërore. Po ashtu, ai përmendi edhe fondet për çerdhe dhe për sistemin informativ shëndetësor.

Lideri i LVV-së flet edhe për përbërjen e kabinetit të qeverisë së re, për çka thotë se do të ketë konsultime të reja brenda subjektit dhe me partnerët e koalicionit, duke marrë parasysh edhe rezultatin individual të deputetëve.

“Sapo tĂ« certifikohen rezultatet nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ne jemi tĂ« interesuar qĂ« sa mĂ« shpejt tĂ« konstituohet Kuvendi i legjislaturĂ«s sĂ« dhjetĂ«, me kryesinĂ« e kuvendit, dhe tĂ« formohet qeveria e RepublikĂ«s, ku vendimi mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qysh nĂ« fillim Ă«shtĂ« buxheti pĂ«r vitin 2026. JanĂ« edhe disa vendime tĂ« tjera pĂ«r mbledhjen e parĂ«, por natyrisht mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« buxheti”, thotĂ« Kurti.

Sa i pĂ«rket bashkĂ«qeverisjes, Kurti thotĂ« se prioritet do t’u jepet partive politike tĂ« komuniteteve jo-shumicĂ«, jo-serbe, me tĂ« cilat ka pasur bashkĂ«punim edhe nĂ« legjislaturat e kaluara, pĂ«rfshirĂ« edhe subjektin politik tĂ« Nenad Rashiq. Thekson se bashkĂ«punimi me disa subjekte tĂ« tjera Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« i vĂ«shtirĂ« gjatĂ« vitit 2025, por nuk e pĂ«rjashtoi plotĂ«sisht.

“Ne se sa mund tĂ« kemi komunikim e bashkĂ«punim me partitĂ« e tjera, duhet ta shohim shumĂ« shpejt, sepse duhet t’i votojmĂ« kĂ«to marrĂ«veshje ndĂ«rkombĂ«tare. Pra Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« mos tĂ« vonohemi mĂ« pĂ«r 880 milionĂ« euro tĂ« planit tĂ« rritjes sĂ« Bashkimit Evropian, ku dy tĂ« tretat, pĂ«rafĂ«rsisht, janĂ« kredi, ndĂ«rkaq njĂ« e treta janĂ« grante. NdĂ«rkaq nĂ« anĂ«n tjetĂ«r, gjithashtu i kemi edhe 90 milionĂ« euro prej BankĂ«s BotĂ«rore mbĂ«shtetje pĂ«r buxhetin. I kemi edhe 20 milionĂ« euro tĂ« tjera pĂ«r çerdhet pĂ«r fĂ«mijĂ«, dhe 20 milionĂ« euro tĂ« tjera pĂ«r sistemin informativ shĂ«ndetĂ«sor. Pra, shumĂ« shpejt do ta shohim ne se a do tĂ« mund tĂ« bashkĂ«punojmĂ« me opozitĂ«n sa i pĂ«rket marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare. NdĂ«rkaq, sa i pĂ«rket qeverisĂ«, nuk do tĂ« ketĂ« kurrfarĂ« problemi pĂ«r formimin e shpejtĂ« tĂ« qeverisĂ«. Aktualisht vonesat janĂ« derisa tĂ« bĂ«het numĂ«rimi i plotĂ« i votave dhe certifikimi i rezultatit”, thekson Kurti pĂ«r KosovaPress.

Duke folur për kabinetin qeveritar, Kurti thotë se nuk priten ndryshime të mëdha, porse nënvizon se do të ketë konsultime të reja brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe me partnerët e koalicionit.

“UnĂ« nuk mund tĂ« them qĂ« do tĂ« ketĂ« ndryshime tĂ« mĂ«dha, nuk do tĂ« ketĂ« ndryshime tĂ« mĂ«dha, por nuk mund tĂ« them as qĂ« do tĂ« jetĂ« identike. E para, duhet ta presim rezultatin e zgjedhjeve dhe tash ju e keni parasysh qĂ« qytetarĂ«t bĂ«jnĂ« dy lloj zgjedhjesh: sĂ« pari zgjedhin subjektin politik, mĂ« pastaj zgjedhin kandidatĂ«t pĂ«rbrenda subjektit politik, dhe aty ka ndryshime. Kemi deputetĂ« qĂ« janĂ« zgjedhur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, kemi deputetĂ« qĂ« janĂ« konfirmuar edhe mĂ« fuqishĂ«m, kemi tĂ« tillĂ« qĂ« kanĂ« ngecur ca. Duhet t’i kemi tĂ« gjitha nĂ« konsideratĂ« para se ta marrim vendimin pĂ«rfundimtar dhe ne jemi ekip i gjerĂ«. Pra nuk Ă«shtĂ« çështja vetĂ«m renditja nĂ« hierarki, qoftĂ« ajo brenda LĂ«vizjes VetĂ«vendosje apo jashtĂ« saj nĂ« popull sa vota ka marrĂ« kush, por kush, ku, pĂ«r çka, kur, janĂ« po ashtu shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. DomethĂ«nĂ«, ne duhet ta shohim veten tonĂ« individualisht nĂ« funksion tĂ« ekipit qĂ« e ndĂ«rtojmĂ«, e qĂ« Ă«shtĂ« bashkĂ«dyzim i mazhorancĂ«s nĂ« Kuvend me kabinetin qeveritar” thotĂ« Kurti.

Ai flet edhe pĂ«r bashkĂ«punimin me partitĂ« tjera jo-serbe, respekivsht pĂ«r mundĂ«sinĂ« e njĂ« partneriteti me deputeten nga komuniteti boshnjak, Duda Balje dhe deputetin nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, me tĂ« cilĂ«t vitin e kaluar nuk arriti t’i bindte pĂ«r ta votuar kryeparlamentarin.

“UnĂ« i kam takuar ata nĂ« tĂ« kaluarĂ«n dhe ata besoj qĂ« e kanĂ« lexuar drejt rezultatin e kĂ«tyre zgjedhjeve. Ne jemi tĂ« interesuar qĂ« pikĂ« sĂ« pari tĂ« bashkĂ«punojmĂ« me kĂ«ta qĂ« kemi bashkĂ«punuar, pra me partitĂ« politike tĂ« komuniteteve jo-shumicĂ«, jo-serbe, tĂ« cilĂ«t ishin nĂ« legjislaturĂ«n e tetĂ« dhe tĂ« nĂ«ntĂ«. Dhe natyrisht do tĂ« ketĂ« e pĂ«rfshirĂ« edhe subjektin e Nenad Rashiq. Pra, kjo do tĂ« jetĂ« sĂ« pari, e mandej pĂ«r tĂ« tjerĂ«t tĂ« shohim, por besoj qĂ« viti 2025 na e ka vĂ«shtirĂ«suar mundĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit me ta. Nuk po them qĂ« Ă«shtĂ« e pamundur, por ne hapin e parĂ« do ta kemi me kĂ«ta tĂ« cilĂ«t kemi bashkĂ«qeverisur, e njohim mirĂ« njĂ«ri-tjetrin, dhe nuk e befasojmĂ« njĂ«ri-tjetrin me qĂ«ndrime e deklarime publike”, thotĂ« kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti.

Në intervistën për KosovaPress, Kurti flet edhe për rritjen ekonomike, të cilën e ka përmendur edhe gjatë fushatës, raportet me ShBA-në, arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, për çështje të sigurisë e të tjera. / KOSOVAPRESS

The post “Qeveria e re formohet shpejt!” Kurti flet pĂ«r prioritetet dhe bashkĂ«punimin me opozitĂ«n appeared first on Albeu.com.

Foltorja e opozitës rikthehet të hënën/ Bardhi: Vendos qytetari, jo pushteti!

✇Albeu
By: M C

Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi ka lajmĂ«ruar e nesĂ«r nĂ« ora 18:00 rikthehet Foltorja e PD-sĂ« nĂ« sheshin pĂ«rpara kryeministrisĂ«. Si çdo tĂ« hĂ«nĂ« tashmĂ«, kjo foltore do tĂ« jetĂ« e para pĂ«r kĂ«tĂ« vit tĂ« ri, qĂ« pritet me plot ankth nga mbĂ«shtetĂ«sit e PartisĂ« Demokratike. Pas marrjes sĂ« Maduros, presidentit tĂ« VenezuelĂ«s, nga forcat amerikane pĂ«r t’u gjykuar nĂ« SHBA.

“Vendos qytetari, jo pushteti! E hĂ«nĂ«, datĂ« 5 Janar, ora 18:00, pĂ«rballĂ« KryeministrisĂ«â€, shkruan Bardhi.

The post Foltorja e opozitës rikthehet të hënën/ Bardhi: Vendos qytetari, jo pushteti! appeared first on Albeu.com.

Radhë kilometrike makinash në aksin Prrenjas-Elbasan/ Pritet përkeqësim i situatës në orët në vijim

✇Albeu
By: M C

Pasditja e sotme ka shĂ«nuar njĂ« trafik tĂ« rĂ«nduar dhe radhĂ« kilometrike tĂ« mjeteve, pĂ«r tĂ« tretĂ«n ditĂ« rradhazi nĂ« aksin e rrugĂ«s kombĂ«tare Prrenjas–Librazhd–Elbasan–Tuneli i KrrabĂ«s–TiranĂ«

Orët në vijim priten të jenë edhe më të rënduara pasi, duke qënë se dita e sotme është e fundit e pushimeve zyrtare dimërore, pushuesit janë duke u kthyer.

Problematikat rëndohen edhe më tej nga gjendja e rëndë e rrugës në zona të caktuara, veçanërisht te Kthesat e Murrashit dhe Kthesat e Dragostunjës, ku segmentet në zgjerim janë me dëmtime të shumta.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të sinjalostikës teksa është shtuar prania e forcave të Policisë Rrugore.

The post Radhë kilometrike makinash në aksin Prrenjas-Elbasan/ Pritet përkeqësim i situatës në orët në vijim appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Nicolas Maduro, Papa Leone XIV bën thirrje: E mira e popullit venezuelian mbi çdo interes tjetër

✇Albeu
By: M C

Ditën e sotme, Papa Leone XIV shprehu shqetësimin e tij për situatën në Venezuelë, duke bërë thirrje për respektimin e sovranitetit dhe të Kushtetutës së vendit.

GjatĂ« lutjes sĂ« mbajtur nĂ« Sheshin e ShĂ«n Pjetrit, Ati i ShenjtĂ« theksoi se “e mira e popullit tĂ« dashur venezuelian duhet tĂ« mbizotĂ«rojĂ« mbi çdo interes tjetĂ«r”.

Gjithashtu, ai u bĂ«ri thirrje palĂ«ve pĂ«r bashkĂ«punim, me synimin e ndĂ«rtimit tĂ« njĂ« tĂ« ardhmeje tĂ« qetĂ«, tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« bazuar nĂ« bashkĂ«jetesĂ«, duke nĂ«nvizuar se vĂ«mendje e veçantĂ« duhet t’u kushtohet shtresave mĂ« tĂ« varfra, tĂ« prekura rĂ«ndĂ« nga kriza ekonomike.

Deklarata e Papës vjen në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, pas arrestimit nga SHBA-ja të presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, të cilët pritet të përballen me akuza për trafik droge në territorin amerikan.

MĂ« herĂ«t, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA do tĂ« “qeverisĂ« VenezuelĂ«n deri nĂ« njĂ« tranzicion tĂ« sigurt”, duke paralajmĂ«ruar edhe njĂ« valĂ« tĂ« dytĂ« sulmesh nĂ« rast rezistence.

The post Arrestimi i Nicolas Maduro, Papa Leone XIV bën thirrje: E mira e popullit venezuelian mbi çdo interes tjetër appeared first on Albeu.com.

Policia shoqĂ«ron protestuesit e “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Lapaj pĂ«rplaset me efektivĂ«t

✇Albeu
By: M C

Uniformat blu janĂ« angazhuar pĂ«r tĂ« hequr me dhunĂ« çadrat dhe ngrohĂ«set e mbĂ«shtetĂ«sve qĂ« ndodhen nĂ« Bulevardit para kryeministrisĂ«. Mes pamjeve kaotike dalllohen Lapaj dhe mbĂ«shtetĂ«s tĂ« tij tek pĂ«rplasen me forcat e policisĂ«, duke pretenduar se punonjĂ«s civilĂ« tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit po filmonin protestuesit me qĂ«llim qĂ« t’i shoqĂ«ronin pas tubimit.

Adriatik Lapaj zhvilloi sot protestĂ«n e radhĂ«s para KryeministrisĂ«, ku po qĂ«ndron prej 27 ditĂ«sh ditĂ«sh dhe netĂ«sh, duke kĂ«rkuar dorĂ«heqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e njĂ« qeverie tranzitore pĂ«r 12 muaj qĂ« do t’i hapĂ« rrugĂ« zgjedhjeve tĂ« reja.

The post Policia shoqĂ«ron protestuesit e “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Lapaj pĂ«rplaset me efektivĂ«t appeared first on Albeu.com.

Moti i keq përfshinë Vlorën, pezullohet lundrimi i peshkarexhave dhe trageteve drejt Barit

✇Albeu
By: M C

Qyteti i Vlorës është përfshirë ditën e sotme nga moti i keq, ndërsa era e fortë bregdetare vijon me një shpejtësi rreth 15 metra për sekondë.

Si pasojë e erës së fuqishme, në det janë krijuar dallgë të larta që arrijnë deri në 1.5 metra. Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë bërë që mjetet e peshkimit dhe ato lundruese të mos dalin në det, duke e mbajtur lundrimin e tyre të pezulluar.

Ndërkohë, edhe trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të lundrojë, pasi forca e detit është në rritje, duke sjellë pezullimin e udhëtimit.

Aktualisht, trageti po qëndron në det të hapur për të shmangur përplasjet e mundshme me kalatat e portit detar.

The post Moti i keq përfshinë Vlorën, pezullohet lundrimi i peshkarexhave dhe trageteve drejt Barit appeared first on Albeu.com.

❌